✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Shqipëria anëtarësohet në 2029? BE jep sinjalin: Është sfidë, gjithçka varet nga…

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka komentuar mundësinë që vendi të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2029, duke e cilësuar këtë objektiv të arritshëm, por njëkohësisht sfidues.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ambasadorja theksoi se Shqipëria ka marrë udhërrëfyesin për procesin e integrimit, i cili merr në konsideratë objektivin dhe kalendarin e përcaktuar nga vetë vendi.

Moreira de Sousa nënvizoi se realizimi i anëtarësimit brenda vitit 2029 do të varet nga ritmi i punës, miratimi i reformave dhe zbatimi i tyre në praktikë.

“Nuk kam arsye për të dyshuar, gjithçka do të varet nga ritmi dhe si do të miratohen dhe do të zbatohen reformat. Është e rëndësishme që ky të jetë synimi i të gjithë qytetarëve shqiptarë”, u shpreh ambasadorja.

Ajo e cilësoi fazën e fundit të procesit si veçanërisht sfiduese, duke lënë të qartë se objektivi i vitit 2029 kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe përmbushjen e detyrimeve të integrimit.

Advertisement