✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Spahiu: Dy propozimet e PS-PD për sistemin zgjedhor, forcojnë njëra-tjetrën dhe eliminojnë partitë e reja

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se dy propozimet e PD-së dhe PS-së për sistemin zgjedhor, forcojnë pozitat e tyre dhe eliminojnë mundësinë e partive të reja për të konkurruar.

Komentet Spahiu i bëri në emisionin ‘Repolitix’  ku tha se opinioni publik dhe ata faktorë që do të duhet të përfitonin nga ndryshimi i sistemit zgjedhor, ende janë të papërgatitur për një alternativë që të çojë në një sistem që do të ndryshonte establishmentin politik.

“Të gjitha palët janë të interesuara për një ndryshim të sistemit zgjedhor. Që do të thotë se të gjitha partitë politike, opinioni publik, faktori jo-politik, të gjithë janë të përgatitur për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Por ajo çfarë është fatkeqësi, është që vetëm 2 partitë e vjetra janë të qarta për rrugëtimin e tyre në ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe mesaduket kanë përcaktuar edhe hapat dhe kohën konkrete kur do ta ndryshojnë atë. Fatkeqësisht mendoj që opinioni publik dhe ata faktorë që duhet të përfitonin nga ndryshimi i sistemit zgjedhor, ende janë të papërgatitur për një alternativë që të çojë në një sistem që do të ndryshonte establishmentin politik. Të dyja variantet e propozuara nga PS dhe PD, nuk e thyejnë establishmentin politik, përkundrazi e forcojnë atë”, tha mes të tjerash Spahiu.

Advertisement