✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Përplaset me makinë teksa udhëtonte me biçikletë, humb jetën 80-vjeçari

Një 80-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në një aksident rrugor në aksin Fier-Seman. Viktima, N.P, po udhëtonte me biçikletë kur u përplas me një automjet.

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:15. Si pasojë e përplasjes, i moshuari pësoi dëmtime të rënda dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Sipas policisë, në aksident u përfshi një automjet që drejtohej nga një 61-vjeçar, me inicialet V. M. Drejtuesi i makinës do të shoqërohet në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Advertisement