Aktualitet
Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit/ Bllokohet një nga akset kryesore të Tiranës
Protesta para Ministrisë së Arsimit ka sjellë bllokimin e qarkullimit në Rrugën e Durrësit në Tiranë. Protestuesit kanë dalë në rrugë, duke ndërprerë lëvizjen e automjeteve në këtë aks dhe duke shkaktuar trafik në zonë.
Në terren ka prani të shtuar të forcave të policisë, të cilat po monitorojnë situatën. Pavarësisht tensioneve, deri më tani nuk raportohen përplasje mes protestuesve dhe efektivëve.
Protesta vijon para ambienteve të Ministrisë së Arsimit, ndërsa qarkullimi në këtë segment mbetet i bllokuar.