Pinknews
Klejda ka rënë në dashuri me të? Zbulohet e dashura që Bejta ka jashtë BBV Kosovës (FOTO)
Bejta, banori i këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”, duket se e ka lënë zemrën jashtë shtëpisë më të famshme në vend. Që prej hyrjes në reality show, ai ka mbajtur distancë nga mundësia e krijimit të një romance me banoret e tjera, duke treguar se jashtë e pret partnerja e tij.
Tashmë, Prive By LS ka zbuluar detaje të reja për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën banorit. Sipas burimeve të këtij mediumi, ajo quhet Tina dhe jeton në diasporë.
Çifti thuhet se është në një lidhje prej më shumë se dy vitesh dhe vazhdon të jetë bashkë. Më herët, Prive By LS kishte publikuar edhe pamje të dyshes gjatë verës, ndërsa këtë herë ka siguruar një fotografi të tyre të realizuar në Aeroportin e Prishtinës.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse Tina do të shfaqet në ndonjë surprizë gjatë qëndrimit të Bejtës në shtëpinë e BBVK-së dhe si do të reagojë banori nëse partnerja e tij bëhet pjesë e spektaklit.
