Kronike
Vritet në Fier Selami Hasani, kishte vrarë 23 vite më parë nipin e “Ben Qimes”
Një vrasje me armë zjarri është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Fierit, ku ka humbur jetën Selami Hasani, i njohur ndryshe si ‘Sel Çami’. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij.
Sipas informacioneve paraprake, Hasani dyshohet se kishte vrarë më herët një familjar të Arben Isufajt, i njohur ndryshe si Ben Qimja.
Megjithatë, deri tani nuk ka të dhëna të konfirmuara që ta lidhin këtë ngjarje të mëparshme me vrasjen e sotme.
Rrethanat e krimit mbeten të paqarta, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar për autorët apo motivet e vrasjes.
Mendohet se autorët i janë futur në banesë.
Priten detaje të mëtejshme nga Policia për zbardhjen e ngjarjes
LAJMI NE PERDITESIM
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Selami Hasanit, i cili u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit.
Hasani ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe kishte dalë nga burgu vetëm një javë përpara se të ekzekutohej.
Dyshohet se autorët kanë hyrë në banesën e tij dhe e kanë qëlluar me armë zjarri. Nga ngjarja ka mbetur i plagosur rëndë edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.
Selami Hasani rezulton të ketë qenë i dënuar për një vrasje të mëparshme. Sipas informacioneve të publikuara, ai dyshohet se kishte vrarë një familjar të Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja.
Megjithatë, deri tani nuk ka të dhëna të konfirmuara që ta lidhin ekzekutimin e Hasanit me krimin për të cilin ishte dënuar më parë.
Priten detaje të tjera nga Policia për zbardhjen e plotë të krimit.
LAJMI NE PERDITESIM
Është vrarë mëngjesin e sotëm Selami Hasani, një person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe i liruar pak ditë më parë nga qelia.
Korrespondenti Neritan Trifoni, bën me dije se i plagosur në gjendje të rëndë ka mbetur edhe djali i xhaxhait të viktimës.
Ndërkohë, dyshimet e para bëjnë fjalë se autorët mund të jenë futur në banesën e viktimës.
Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, ndërsa në periferi të Fierit, pak pas raportimit të vrasjes, është djegur një automjet. Dyshohet se mund t’u përkasë autorëve.
Pas vrasjes së Selami Hasanit, policia ka gjetur një makinë që po digjet në fshatin Dermenas, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.