✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Ministri i Jashtëm shkon në Athinë, çfarë ‘nderi’ kërkon Tirana nga Greqia për integrimin?

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim dypalësh me homologun grek, George Gerapetritis, në kuadër të takimit të Miqve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Athinë.

Gjatë bisedës, dy ministrat rikonfirmuan rëndësinë e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke theksuar nevojën për të vijuar dialogun dhe për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Në fokus të takimit ishte edhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe zhvillimet politike dhe sfidat me të cilat përballet Ballkani Perëndimor. Hoxha vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për integrimin evropian të Shqipërisë dhe theksoi angazhimin e Tiranës për avancimin e negociatave përmes reformave dhe përmbushjes së detyrimeve.

Ministri shqiptar nënvizoi se zgjerimi i BE-së duhet të mbetet një proces i besueshëm dhe i bazuar në meritë, duke e cilësuar atë si të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë Evropës.

Të dy homologët theksuan gjithashtu interesin e përbashkët për një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm, ndërsa Hoxha shprehu dëshirën për të mirëpritur Gerapetritisin në Shqipëri në një vizitë të ardhshme, për të vijuar bisedimet mes dy vendeve.

Advertisement