Bota
Bilanc i rëndë në ITALI – 499 viktima dhe mbi 12 mijë raste të reja me COVID në 24 orë!
ITALI– Vijon të përkeqësohet situata e pandemisë në Itali, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 499 viktima.
Autoritetet shëndetësore italiane bëjnë me dije se nga kryerja e 118, 475 testime në 24 orë, kanë rezultuar pozitiv me COVID 12, 756 persona.
Rajoni me rritjen më të madhe të rasteve të reja në Itali është Veneto me 2,427 raste.
Qytetarëve i bëhet thirrje që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19