Connect with us

Aktualitet

MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19.

Janë kryer 1008 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 152 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
45 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Pogradec, 7 në Kavajë, nga 6 raste në Fier, Berat, 5 në Durrës, 4 në Lushnje, nga 3 raste në Pukë, Mirditë, Përmet, Skrapar, nga 2 raste në Lezhë, Tropojë, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kuçovë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Dr. Flutura Beqo
Ministria e Shëndetësisë
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Humbi kontaktet me të birin 10 ditë më parë, babai kallëzon zhdukjen e djalit 30-vjeçar

Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim në Maliq pasi prej disa ditësh ka humbur kontaktet me familjarët. Përmes një njoftimi policia bën me dije se babai i 30-vjeçarit ka kallëzuar në Komisariatin e Maliqit se prej 10 ditësh nuk ka kontakte me djalin e tij.

Ai shprehet se djali jeton e punon në Gjermani dhe se prej disa ditësh tashmë familja nuk ka kontakte me të riun. Më tej bëhet me dije se po punohet për gjetjen e 30-vjeçarit me inicialet E. R.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.05.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka kallëzuar shtetasi A. R., banues në fshatin Orman, se prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. R., 30 vjeç, i cili jeton në Gjermani. Po punohet për lokalizimin e 30-vjeçarit.

Continue Reading

Aktualitet

Snajper-i gati!/ RENEA ndërhyn në disa banesa, kontrolle për vrasësin e efektivit

Vijon puna për kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave dy ditë më parë në Fier.

Forcat RENEA kanë nisur ndërhyrjen në disa banesa. Ndërkohë shihet se sniper është gati në rast se në një nga banesat që po kontrollohen nga efektivët.

  • foto galeri

Prej dy ditësh forcat e rendit vijojnë aksionin për kapjen e Asllan Azgan Mernica, 23 vjeç i cili eliminoi efektivin Novruz Cenalia, 28 vjeç.

 

Blutë kanë ngritur postoblloqe në rrugë ndërsa zona është “krehur” edhe me dron.

  • foto galeri
Continue Reading

Aktualitet

“Kathimerini” reportazh për takimin e Ramës në Athinë

Kemi 30 vjet që presim një kryeministër, askush nuk ka ardhur të pyesë se çfarë po bëjmë”, – thotë për “Kathimerini” Iliana, e cila jeton në Athinë që nga viti 1994. Ajo qëndron jashtë stadiumit Olimpik të Galatsit, pak para të shumëpërfolurit fjalim të kryeministrit shqiptar Edi Rama .

“Edi erdhi për të na takuar”

“Jemi 500 mijë veta dhe i kemi dhënë këtij vendi aq sa na ka dhënë neve”, – thotë ajo duke pozuar me flamurin shqiptar në dorë për të shoqin. Sot në moshën 55-vjeçare Iliana punon si ndihmëse shtëpiake në një shtëpi në Psikiko, ndërsa ka marrë edhe kartën greke të identitetit. “Edi nuk do asgjë politike. Erdhi të na takojë, të shohë kush jemi”, – këmbëngul ajo duke vazhduar drejt hyrjes së stadiumit të mbyllur të Galatsit, ku ishin mbledhur 6 deri në 7 mijë shqiptarë.

Transporti i organizuar me autobusë

Është e diel. Ora 10 e mëngjesit dhe në ambientet e “Teatrit të Krishtlindjeve” po mbërrijnë burra të të gjitha moshave, si dhe gra e fëmijë. Shumica janë të veshur me të kuqe dhe të mbështjellë me flamurin shqiptar. Në parking autobusët kanë shumë lloje tabelash, Patra, Selanik, por edhe Tepelena, pasi edhe nga Shqipëria kanë ardhur për të mbështetur këtë event.

Turma është e madhe, por, siç më thonë vorio-epirotiasit, nuk erdhi e gjitha kaq spontanisht. Ka pasur edhe një transport të organizuar me autobusë nga vendi ynë fqinj, me rreth 2000 – 3000 persona, kryesisht nëpunës civilë të shtetit shqiptar, por edhe persona të deklaruar si mbështetës të Partisë Socialiste të Ramës.

“Mos ndërhyni në punët tona”

“Këta janë zyrtarë”, më thonë teksa më tregojnë një grup ndjekësish të Ramës që janë grumbulluar në hyrje dhe po bërtasin: “Edi, Edi”. Ata janë të veshur me bluza me printimin e fytyrës së kryeministrit dhe të rrethuar nga truproja, duke refuzuar t’u përgjigjen pyetjeve ndërsa qeshin në siklet. Vetëm kur unë them fjalën “Beleri” kthehen dhe të përgjigjen: “Mos ndërhy në punën tonë”.

Diskutimet venë e vijnë për kandidaturën e Belerit në zgjedhjet europiane të “Demokracisë së re”. Qëndrimet janë të ndara. “Çdo gjë bëhet për tokat” – bërtet një i moshuar duke mbajtur në dorë një flamur. Greqishtja dhe shqipja përzihen së bashku. “Oresti”, “Alexis”, “Genovefa” u bërtasin nënat fëmijëve të tyre duke i mbajtur fort për dore. E ndërsa tema e Fredi Belerit tejkalohet, gjaku është ndezur nga këngët tradicionale patriotike shqiptare. Në mikrofon është një këngëtare e njohur e folklorit shqiptar.

“Erdha për të parë prindërit e mi”

Festa nis të bëhet e tërbuar ndërsa beteja është se kush do të ulet në vendet e para. “Nëna Shqipëri të dua, jam larg prej vitesh, por nuk do të të harroj kurrë”, – këndon turma. “Këtë këngëtare e marrim nëpër dasma”, – thotë Chryssa, një 18-vjeçare, e lindur në Athinë, por që aktualisht jeton në Korçë. “Kam ardhur të shoh prindërit e mi dhe kam vendosur të vij të dëgjoj Edi Ramën, edhe pse nuk besoj tek ai”, – rrëfen ajo. “1/3 e banorëve të Shqipërisë janë të varfër, jemi të detyruar të jetojmë jashtë atdheut, nuk ka shpresë për ne të rinjtë”, – thekson ajo.

“Ai është modern dhe përparimtar Ai do të na çojë në BE”.

Pak metra më tutje, 16-vjeçari Memis nuk është dakord. “Ai është modern dhe progresiv. Më pëlqen”, – thotë i riu, i cili nuk ka jetuar kurrë në Shqipëri. “Do të na futë në BE” – shton. “Kush është ky Rama?” – pyet miku i tij egjiptian, i cili ka ardhur në këtë takim nga kurioziteti.

Pothuajse 3 orë më vonë dhe pasi u prezantua nga 8 folës, Rama u ngjit në skenë. Mes folësve ishte Ministrja e Shtetit e Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila ndër të tjera tha se kur ra regjimi komunist në Shqipëri “Greqia ishte atje, grekët bujarë ndanë bukë e kripë me ne”. Kur nisi Rama, shumica e njerëzve ishin tashmë të rraskapitur. Më fanatikët këndonin: “Edi, të dua”.

“Nuk kam ardhur për të provokuar”, – tha Rama, për t’iu përgjigjur dyshimeve të qeverisë greke, por edhe deklaratës së të burgosurit Fredi Beleri, i cili e akuzoi se erdhi në Athinë për të provokuar dhe trembur fshatrat grekë.

“Fëmijët e mi janë më shumë grekë se shqiptarë”

“Çfarë do të kërkojë nga ne tani?” – thotë Jolanda, e cila rriti dy fëmijë në Greqi dhe punon në një spital. “Ku ishin kur na duheshin? Ku ishin të gjithë? Fëmijët e mi janë më shumë grekë, sesa shqiptarë”, – thotë ajo teksa kryeministri shqiptar prek një tjetër çështje të vështirë, duke lënë shenja mprehta në çështjen e çamëve.

Megjithatë Rama nuk harroi të përmendë vështirësitë e emigracionit, ndërsa ka kërkuar mbështetje nga bashkatdhetarët e tij në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, si dhe nga biznesmenët, të cilët i ftoi të investojnë në Shqipëri. “Tani na duan të kthehemi”, – thotë Aleksi nga Shkodra, me profesion taksist.

“Ju erdhët, luftuat, fituat!”

“Ju, shqiptarët e Greqisë, nuk jeni dorëzuar kurrë ndaj triumfuat, sepse jeni gjaku dhe shpirti i një kombi, që nuk e ka parë dhe nuk e ka tërhequr nën këtë qiell, por asnjë fuqi apo padrejtësi e kësaj bote nuk mund ta zhbëjë nga faqja e dheut. Erdhët, luftuat, fituat! Dhe mos e harroni kurrë. Me ligj dhe zakon, Greqia është e juaja sot si dhe e vetë grekëve. Bashkë me grekët, ju shqiptarët jeni europianët e Greqisë”, – përfundoi Rama fjalën mes këngëve shqiptare.

Continue Reading

Aktualitet

Gjashtë familje që preken nga projekti Thumanë-Kashar kërcënojnë se do t’i vendosin flakën vetes me benzinë

Ata kanë mbushur shishet me benzinë dhe kanë hipur në tarracën e banesës së tyre.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe IKMT-ja. Gazetari Osman Stafa raporton se 6 familjet, që kanë në përbërje 32 anëtarë në total, nuk janë në skemën e dëmshpërblimit.

Banorët shprehen se në momentin që i prishen banesat mbeten në qiell të hapur.

“Neve duan të na prishin shtëpitë. Ne duam dëmshpërblim ose celsat në dore. O hyrjet ose dëmshpërblim. Unë do digjem këtu. Kemi nga dy muaj që na kanë ardhë rreth e rreth shtëpisë. S’kanë marrë fare masa për ne. Kemi shkuar në rajon, nuk na kanë vlerësuar.
Jemi 6 familje, 40 veta”, tha një prej banoreve.

“Na thanë që dëmshpërbleheni, pastaj na thanë që nuk do merrni asgjë. Nuk na kanë adhur asnjë njoftim se kur do të shembet. Vetëm ditën e djeshme na kanë sjelle në procesverbal nga IKMT që duhet të lironi banesën.

Kemi ngelur në rrugë. Kemi 30 vjet që banojnë këtu. Kemi shkuar për legalizim, por të tjerët paguanin lekët dhe na i kthenin letrat mbrapsht. E gjithë zona tjetër është me letra, vetëm ne jo”, tha një tjetër.

Ndërkohë ata kanë bllokuar edhe hyrjen e banesës për të mos lejuar askënd të ngjitet në tarracat e shtëpive.

Continue Reading

Aktualitet

Fuga për takimin e Ramës në Athinë: U tregoi grekëve se kemi “kalin” tonë në Greqi

Akademiku Artan Fuga komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë si dhe dinamikat që mund të sjellë në sistemin politik shqiptar mundësimi i votës së Diasporës.

Fuga tha se nëse në Kodin Zgjedhor mundësohet vota e Diasporës, atëherë fati i shumicës politike që do të qeverisë vendin, do të varet më së shumti nga fluksi i mendimeve që kanë emigrantët shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit.

“Do ketë mitingje elektorale edhe jashtë territorit të Shqipërisë. Kjo nënkuptohet për arsye se vendet e BE janë demokratike dhe çdo grupim politik mund të organizojë një miting dhe çdo politikan i një vendi mund të shkojë. Ne do kemi që me votën e emigrantëve, shumë fate të Shqipërisë nga pikëpamja e politikës, do vendosen nga jashtë Shqipërisë. Do të thotë se do të varet shumë nga një fluks opinionesh jashtë Shqipërisë.

E ka edhe Franca e vende të tjera por nuk është njësoj sepse Shqipëria ka më shumë se gjysmën e popullsisë jashtë vendit. Po hyjmë në një epokë ku fatet e Shqipërisë nga pikëpamja zgjedhore dhe ndërtimi i qeverisë, do varet kryesisht nga jashtë vendit. Këta votues do të kenë interesa në çfarë raportesh është partia që kandidon në Shqipëri me vendin ku ata jetojnë”- tha Fuga.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING