Aktualitet
SPAK kërkesë Kuvendit: T’i hiqet imuniteti Fatmir Mediut dhe deputetit të PS!
Prokuroria Speciale SPAK i kërkon Kuvendit t’u heq mandatin dy deputetëve Fatmir Mediu dhe Alqi Bllako. Mësohet se kërkesa ka mbërritur tashmë në zyrën e Lindita Nikollës dhe pritet një përgjigje për SPAK, e cila mund t’i hapë rrugë arrestimit të dy politikanëve.
Gazeta Panorama mëson se Prokuroria Speciale ka kërkuar heqjen e mandatit të kryetarit të Partisë Republikane, deputetit Fatmir Mediu, i cili është nën hetim pas rihapjes së dosjes së Gërdecit.
Po ashtu, kërkohet heqja e imunitetit dhe për Alqi Bllakon, i cili sipas SPAK është hetuar për përfshirjen në çështjen e inceneratorëve.
Kujtojmë se prej muajsh deputeti Fatmir Mediu ka nisur një përballje me drejtësinë, pasi familjarët e viktimave të Gërdecit kanë kërkuar rihapjen e hetimeve ndaj tij dhe e akuzojnë si person përgjegjës për tragjedinë.