Connect with us

Politike

“A po përdoreni nga Rama për të luftuar opozitën?”/ Dumani i ashpër: Nuk jam peng i askujt

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u pyet sot nga deputeti demokrat Flamur Noka në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve për vendimin për arrestin e shtëpisë të ish-kryeministrit Berisha.

Teksa iu përgjigj pyetjeve të deputetit nëse “po përdoret nga Rama për të luftuar opozitën” dhe me çfarë baze ligjore, Dumani tha se drejtësia nuk mund të sfidohet dhe ai vetë nuk është peng i askujt. Gjithashtu ai shtoi se nuk është peng i askujt dhe se politika nuk e ndikon punën e tij.

Noka: Po mban të burgosur politik Berishën pa akuzë. Niset një proces politik ndaj tij në shkelje të kushtetutës. Po ashtu edhe për Fatmir Mediun, proces kundër Ilir Metës, drejtues tjetër i një forcë opozitare. Ose po përdoreni politikisht për të luftuar opozitën ose keni një mision të detyruar nga kreu i këtij regjimi. E gjitha si një luftë politike ndaj opozitës. A po përdoreni nga Rama për të luftuar opozitën?

Dumani: Mua nuk më rriten veshët as kur më lavdërojnë dhe as kur më shajnë kush me njeh e di shumë mirë se çfarë përfaqësoj, unë i nijeti ngelem. Sot në këtë detyrë që më është besuar po përpiqem të bëj më të mirën. A jemi për tu kritikuar? Patjetër që po, por kur ka vend për tu shqetësuar duhet. Ju referuarar raportit të IDM-së por nuk the vlerësimin për SPAK, e thoje dhe këtë. Ne jemi SKY fundor, ngremë akuza fusim njerëz në burg nuk është kurrë kënaqësi! Por kjo është detyra jonë dhe ne nuk flemë të qetë nëse kemi marrë vendim të drejtë apo jo. Por referoju edhe raporteve të ndërkombëtareve për punën e SPAK.

E thash ai që kam qenë ai jam. Si kam pasur duart e lidhura në 2008 dhe as në 2023. Si prokuror,. Jam prokuror nuk jam drejtues. Ky është funksione lidh veten time me prokuror. Politikë nuk ka shans të më ndikojë kush mua në punën time. 0 shanse në punë time dhe të kolegeve të mi. Ajo është çështje në hetim nuk mund të prononcohem. Çdo vendim është i kontrollueshme nga sistemi gjyqësor. Drejtësia nuk i mund të sfidohet dhe nuk jam peng i askujt. Sa i takon proceseve penale për të luftuar opozitën? Paskam duar të lidhura unë?

Advertisement

TRENDING