Connect with us

Sport

“Ai besonte në Zot”, rrëfehet miku i ngushtë i Duamenas: Rafa ishte njeri shumë i mirë

Rafael Duamena nuk është më mes nesh, por ai do të kujtohet gjatë pasi vlerat që mbartte e lartësuan mjaftueshëm 28-vjeçarin, sa për të mbetur në memorien e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin edhe përtej fushës së blertë.

Një lojtar, që ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me sulmuesin ganez është Flavio Meçja. Lojtari i Erzenit, që në sezonin e shkuar ka luajtur me Egnatian, shprehet ekskluzivisht për “Panorama Sport” se ndihet i tronditur nga kjo ngjarje, pasi ka humbur një mik të çmuar.

Flavio, si u ndiet kur morët vesh lajmin për ndarjen nga jeta të Duamenës?

Isha duke parë nga televizori ndeshjen Egnatia-Partizani dhe teksa regjia fokusoi pamjet e rrëzimit të Rafaelit, ndjeva në thellësinë e shpirtit se diçka serioze kishte ndodhur me të. Ishin momente paniku dhe po prisja me padurim të merrja një lajm pozitiv. Në një moment pashë që miku im kishte reaguar dhe u lumturova pa masë. Megjithatë, pas pak minutash u informova se Rafa kishte ndërruar jetë. Nuk mbaj mend asgjë nga ai moment, më besoni! Nuk e besoja që Duamena kishte ndërruar jetë. Ai nuk dorëzohej lehtë, ishte një luftëtar në jetën e tij. Doja t’u gjendesha pranë miqve të mi që kam aty dhe u nis menjëherë drejt qytetit të Rrogozhinës, vend në të cilin kalova dy vite të paharruara.

Ju jeni nga ata njerëz që keni ndarë dhomën me të kur luanit për Egnatian. Si ishte Duamena përtej fushës së blertë?

Rafa, siç e thërrisja unë, është njeriu me fantastik që kam njohur deri tani në jetën time. Ai gjithmonë të jepte besim, kurajë dhe të nxiste të mos dorëzoheshe kurrë. Zemërgjerësia dhe modestia e Duamenës ishin në nivele të admirueshme. Me të kishe çfarë mësoje, pasi ai ishte një psikolog i shkëlqyer me gjithçka bënte.

Çfarë ju këshillonte si një lojtar i ri që jeni?

Duamena më thoshte shpesh që duhet punuar çdo ditë me qëllim për të tejkaluar vetveten. Nëse sot je keq, me durim dhe punë, nesër do të jesh më mirë. Ai besonte në Zot dhe shpesh më thoshte se me besim dhe punë arrihet çdo gjë.

Çfarë marrëdhënie kishte Duamena me familjarët e tij?

Kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë. Kohën e lirë e ndante me ta duke komunikuar me telefon. Shpesh na fliste për gjyshen, e cila e kishte rritur, por edhe se si jetohej në Ganë, vendlindjen e tij, ku edhe jetonin familjarët e tij.

Çfarë ju bënte përshtypje te sulmuesi ganez?

Më impresiononte me modestinë, përulësinë dhe marrëdhënien e bashkëpunimit që kishte si lojtar, por edhe kur ne jetonim bashkë në hotel. Duamena ngrihej dhe gatuante për të gjithë djemtë që rrinin aty. Ai bënte pafund batuta dhe ishte një person që buzëqeshjen e kishte në çdo moment në fytyrën e tij.

Keni ndonjë peng që mbase keni dashur ta ndanit me Duamenën?

Ikja e parakohshme e Rafaelit më ka lënë një brengë të madhe, aq sa ditën dhe jeta ime nuk është më si më parë. Unë humba një mik të çmuar, familja e tij humbi një djalë fantastik, ndërsa Egnatia dhe futbolli shqiptar një lojtar me cilësi të admirueshme. I kërkova bluzën kur u ndeshëm së fundmi, më tha do të flas me klubin dhe do ta jap. Bluzën nuk mundi të ma dhurojë, megjithatë Rafael Duamena është idhulli im. Dëshiroj të eci në gjurmët e tij.

Pas kësaj tragjedie, çfarë mesazhi keni për gjithkënd që luan futboll?

Të luftojmë të gjithë siç Duamena bëri për 28 vite më radhë. Të jemi qytetarë me cilësitë që ai kishte dhe ta jetojmë jetën duke dhënë pozitivitet dhe mirënjohje për gjithkënd që na rrethon. Zoti e pastë falur mikun tim dhe i paharruar qoftë kujtimi i Rafaelit!

Sport

Zyrtare, Chelsea nuk duron më, largon trajnerin Pochettino

Pochettino nuk është më trajner i Chelseat. Lajmi është bërë publik nga klubi londinez, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Chelsea, vihet kështu menjëherë në kërim të teknikut të ri, i cili do ndërtojë skuadrën për edicionin pasues.

“Në emër të të gjithëve në Chelsea, ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për Mauricio për shërbimin e tij këtë sezon.  Ai do të jetë i mirëpritur të kthehet në Stamford Bridge në çdo kohë dhe ne i urojmë të gjitha më të mirat në karrierën e tij të ardhshme si trajner” – u shprehën Drejtorët sportiv Laurence Steëart dhe Paul Ëinstanley. Pochettino qëndroi 51 ndeshje në krye të pankinës së Chelsea.

 

Continue Reading

Sport

Sylvinho merr pasaportë shqiptare, bëhet qytetar i Lushnjës së bashku me dy ndihmësit e tij

Trajneri i Kombëtares  së Shqipërisë, Sylvinho Mendes është pajisur me pasaportë  shqiptarë, se bashku me dy ndihmësit e tij, Zabaleta dhe Doriva.

Qytetit të Lushnjes do t’i shtohen tre qytetarë të rinj special, pasi tekniku ‘kuqezi’ dhe ndihmësit e tij janë betuar pikërisht në këtë bashki.

Trajneri do të jetë banor i lagjes “Çlirimi” të këtij qyteti.

I pranishëm në aktivitetin e betimit të tij është i pranishëm ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa.

Kujtojmë që në fund të vitit 2023, Presidenti Begaj shpalli dekretin për dhënien e pasaportës shqiptare për trajnerin Sylvinho.

Continue Reading

Sport

Jo vetëm Mourinho, turqit duan edhe një kampion bote

Jose Mourinho mund të riniset nga Turqia. Në fillim u fol për Fenerbahcen, ndërkohë që ditët e fundit ka dalë në skenë Besiktasi si e ardhmja e teknikut nga Setubali

Bardhezinjtë nga Stambolli, pjesë e të cilëve janë edhe dy shqiptarët Ernest Muçi dhe Milot Rashica, ka objektiva të mëdha për të ardhmen. Duke nisur nga rikthimi te titulli kampion.

Pasi konfirmoi ofertën drejt Jose Mourinhos, të cilin drejtuesit e Besiktasit do e takojnë ditët e ardhshme në Itali, zv presidenti Huseyin Yucel  zbuloi edhe dëshirën e radhës.

Jemi në bisedime me Angel Di Marian. Sapo të përfundojë kampionati portugez do të takohemi. Ai na tha se është gati të dëgjojë propozimin tonë pasi ta ketë mbyllur me Benfikën”.

36-vjeçari argjentinas, i cili fitoi Kupën e Botës me kombëtaren albiceleste në Katar, dëshironte rikthimin në shtëpi te Rosario. Por kërcënimet nga disa trafikantë droge ndikuan që të tërhiqej.

Në skenë ka dalë edhe Inter Miami, me Leo Messin që po tenton ta bindë mikun e tij që t’i kalojnë vitet e fundit të karrierës në Florida.

Në lojë është edhe Besiktasi, aty ku Di Maria mund të tundohet për të punuar me Jose Mourinhon. Të cilin e ka patur trajner te Reali i Madridit./SuperSport

Continue Reading

Sport

Mbappe pranë transferimit te Lille, francezi bëhet shok skuadre me Edon Zhegrovën

Një tjetër Mbappe mund të largohet nga Paris Saint-Germain. Pasi Kylian i dha lamtumirën parizienëve me destinacionin më të mundshëm që është Real Madrid, tashmë është vëllai i tij Ethan Mbappe që po mendon largimin.

Tashmë në moshën 17 vjeçare, vëllai i vogël i Kylian Mbappe ka gjetur shumë pak hapësira në ekipin e parë të PSG-së.

3 paraqitje në kampionat dhe 2 në kupë kanë bërë që Ethan të mendojë transferimin diku tjetër, duke marrë parasysh edhe largimin e vëllait të tij të madh.

Kontrata e tij me PSG-në përfundon në qershor të këtij viti dhe nuk ka negociata për zgjatje të bashkëpunimit.

Në krahun tjetër, Lille është skuadra më e interesuar për shërbimet e lojtarit.

Ekipi ku aktivizohet dhe shqiptari Edon Zhegrova po bën gjithçka për të bindur Ethan Mbappe që t’u bashkohet, duke e parë si një përforcim ideal për skuadrën.

Continue Reading

Sport

Mourinho trajner i lojtarit shqiptar? Zëvendës-presidenti i klubit turk: Po negociojmë

Jose Mourinho nuk drejton një skuadër që në kohën kur ishte në pankinën e Romës. Trajneri i njohur portugez është gati të rinisë sërish, teksa së fundmi mediat  kanë përhapur thashethemet e një firme të mundshme me Besiktasin, aty ku luan edhe Ernest Muçi dhe Milot Rashica.

Për këtë çështje ka folur zëvendës-presidenti i Besiktas, Hüseyin Yücel.

“Ne kontaktuam Jose Mourinhon një muaj më parë dhe ai e mirëpriti ofertën tonë. Tashmë kemi rregulluar detajet financiare dhe javën e ardhshme do të shkojmë në Itali për t’u takuar ballë për ballë. Nëse gjejmë marrëveshje me Mourinhon pastaj do ta këshillojmë që të përfshijë në staf Ricardo Quaresma”, deklaroi  ai për Sporx.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING