Kronike
Aksident i rëndë në Kavajë/ Humb kontrollin e mjetit, godet për vdekje këmbësoren
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj, ku si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, është goditur për vdekje një këmbësore 82 vjeç.
Policia njofton se grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe punoi për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Kavajë / Informacion paraprak
Në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj, shtetasi D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen M. K., 82 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, 82-vjeçarja ka ndërruar jetë.