Connect with us

Kronike

Aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ku një person rreth 50 vjeç ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur rëndë.

Sipas informacioneve, një automjet përplasi fillimisht një person që po lëvizte me biçikletë dhe për pasojë u përplas edhe me një automjet që ndodhej para tyre.

Përplasja ka qenë tepër e fortë, ku ndërroi jetë personi që ishte në biçikletë dhe u plagosën rëndë dy shoferët e makinave, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Gjithashtu një konflikt ka ndodhur sot në zonën e njohur si ‘Nisharaku’ në Tiranë, i cili ka degraduar në përdorimin e thikës dhe plagosjen e një 55-vjeçari.

Armando Millonaj ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore ndërsa në kërkim 48-vjeçari Enton Nushaj, i dyshuar si autori i ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, sherri ka ndodhur për një vend parkimi.

Policia njofton se “Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Nisharaku”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. N., 48 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij. Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement