Connect with us

Kronike

Arrestohet në Itali shqiptari i kërkuar për vrasje

Kërkohej për vrasje në Shqipëri, por prej disa kohësh jetonte në Varese. Shqiptari, i paidentifikuar nga mediat italiane, u arrestua nga policia mbrëmë (10 tetor) gjatë një sërë kontrollesh. Personi është përgjegjës edhe për veprën penale të prodhimit pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit.

Arrestimi i tij ndodhi në një postbllok, kur Policia i dha shenjë që të ndalonte teksa shqiptari qarkullonte me mjetin e tij tip “Mercedez Benz”. Pas kontrollit të plotë me detaje, të gjithë agjentët zbuluan se si ai ishte i shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Lezhës, pasi akuzohej për vrasje. Por nuk raportohet se në ç’vit ka ndodhur dhe për cilin personazh bëhej fjalë.

Por pas identifikimi të tij, Policia italiane e ka vendosur në pranga shqiptarin për ta shoqëruar në burg. Aty do të presë ditën që të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin e tij.

Advertisement

TRENDING