Connect with us

Shkrime

Artan Fuga: Shqiptari punon kot

Një nga arsyet kryesore se përse Shqipëria është një vend shumë i prapambetur dhe me një ekonomi me performancë shumë të dobët, nga e cila vuajmë ne shqiptarët, pra edhe arsyeja kryesore se përse nuk i mban fëmijët e saj që largohen si zogj korbi nëpër botë është se pjesa më madhe e fuqisë puntore është e angazhuar në sektorë pa rendiment, ose që nuk prodhojnë asgjë, ose që janë sektorë parazitarë, ose paguhen në administratë për punën që nuk e bëjnë.
Imagjino, dhjetëra e dhjetëra mijë dyqane gjoja ekonomi familjare, ku ka tridhjetë shitës privatë që shesin të njëjtin kastravec në një rrugicë.
Imagjino, dhjetëra e dhjetëra mijë bujq që i quajnë fermerë, hahahahaha, që ruajnë ndonjë lopë me gjinj të tharë, ose mbjellin presh, sa për bukën e tyre, duke mosshfrytëzuar Tokën – Mëmë, me bark pjellor.
Imagjino dhjetëra mijëra punonjës shërbimesh në administratë, të punësuar për të mos bërë asgjë.
Shqiptari në treçerekun e njerëzve që punojnë, punon kot, pa rendiment.
Ky është kurthi! Se po të hiqen nga puna vdesin për bukë. Po të mbahen në punë vdesin Shqipërinë.
Kjo kërkon zgjidhje me reforma strukturore që gradualisht ta kalojë forcën e punës ne sektorë performantë, jo të mbrojmë gjoja elektoralisht statukuonë ku shqiptarët i detyrojnë të vrasin miza gjithë ditën!
Po nuk u kuptua kjo korrusioni, klientelizmi elektoral, emigracioni, dembelizmi, injoranca do të vazhdojnë të bëjnë kërdinë!
Si koncert në vitin 36! Nga mitingu në aheng, nga ahengu në miting duke kaluar nga kafeneja e lagjes!
Merruni ju merruni me e lagu se lagu, me komunizma, me luftë kundër nostalgjive, me spiunë e me dosje, Shqipëria ka lakun në fyt dhe po e mbysin dembelët e detyruar.
Nëse qeveria, SPAKU, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Kuvendi i Shqipërisë, aman, aman, do t’i analizojnë të dhënat do të shohin se gjendja është e lemerishme.
Vjedhjet dhe grabitjet përpara harxhimit kot të fuqive të kombit, tharjes së tyre sepse çdo organ që nuk punon thahet, janë asgjë, një pickim i vogël!
Jam gati ta provoj, por faktet do të jenë të dhimbëshme!
Po kush të dëgjon se, kush të lexon se !

Shkrime

Zëri i Berishës në gojën e Gazit

Nga Ylli Pata

Nxjerrja nga goja e Gaz Bardhit të retorikës së Sali Berishës së vitit 2015-2019, nuk se është ndonjë lajm i ri për të ashtuquajturët foltoristët e rinj.

Nga ana tjetër, nuk ka përse të kërkohet ndonjë arsye e të ashtuquajturit radikalizim të Bardhit pas deklarimit të doktorit nga dritarja që ai është kryetar e të tjerët duhet të ndjekin linjën e tillë.

Linja që sot e gjithë ditën apo edhe dje përdor në politikë Bardhi dhe deputetët që ju bashkëngjiten foltores, nuk është realisht një qasje pragmatike për të kënaqur militantët e Rithemelimit, edhe pse mund të quhet edhe e tillë.

Pasi në fakt, kjo është kultura dhe vizioni politik i këtij lidershipi që prej vitit 2017 kanë ricikluar një logjikë dhe një skemë radikale akuzash ndaj mazhorancës dhe krerëve të saj.

Kushdo e mban mend deklaratën në të ncehtë të Gazmend Bardhir, kreut politik të PD-së së qarkut Elbasan, pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, kur u vra Pjerin Xhuvani.

“Aty i kishit, ti kishit kapur, kapeni me median (u drejtohet policeve). Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga prej ekspenonteve te krimti te organizuar dhe trupin e shihni vete atje. Kaq kam për të thënë, janë një grup personash, shtabi elektoral i vertetet i Taulant Ballës”- u shpreh Bardhi.

Një qëndrim i qartë ku nuk pati asnjë ngushëllim, asnjë keqardhje, asnjë lloj dënimi ndaj dhunës ekstreme siç është vrasja.

Megjithatë, thelbi i riciklimit të akuzave të vjetra, ka vetëm një logjikë: synimin për të homologuar akuzat që rëndojnë e do të rëndojnë ndaj Sali Berishës, me atë të kundërshtarëve të tij.

Kjo logjikë ka qenë një aksiomë politike e Berishës e Metës që nga viti 2013 por që nuk ka pirë ujë në elektoral, pasi njerëzit kanë pritur që llogaridhënia të nisë me një radhë të përcaktuar. E sot sidomos pas non gratës së Berishës, e akuzës së SPAK ndaj tij, kur me procesin e Gërdecin e hapjen e mundshme të dosjes 21 janari, do të kemi kundërakuza edhe më të përbundshme si ato që Bardhi ka nisur këto ditë me riciklimin e të ashtuquajturës dosjes Xibraka.

Në fakt aty e kanë pasur dhe e kanë SPAK. i cili në 70 përqind të punës së tij i ka nisur hetimet nga paditë e opozitës. Por ndëra këta i mirëpresin, kur nisin me paditë nga ana tjetër, Berisha dhe deputetët e tij nuk e njohin SPAK, madje e shantazhojnë me soj e sorollop. Megjithatë sipas gjasave, ende “nuk kemi parë gjë akoma”.

Continue Reading

Shkrime

Mediat gjermanofone: Vuçiç me mesazhe agresive dhe ogurzeza kundër Kosovës

Mesazhi i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në “Instagram”, ku tha se “Serbinë e presin kohë të vështira, por, ne do të luftojmë dhe Serbia do të fitojë”, është komentuar nga shumë media gjermanofone. Emëruesi i përbashkët i artikujve dhe komenteve për këtë mesazh është cilësimi i tij si tejet “agresiv” në adresë të Kosovës dhe shteteve që po e mbështesin atë.

Gazeta zvicerane “Blick”, e ka cilësuar  “mesazh ogurzi”, dhe kërcënues postimin e presidenti serb Vuçiç,  duke nënvizuar se “Djalli zjarrvënës serb, deshiron t’i vendos përsëri flakën Kosovës”.

“A po paralajmëron një luftë të re ballkanike dhe kujt po ia vringëllon shpatën presidenti serb Vuçiç?”, pyet “Blicku” zviceran.

Njësoj pyet edhe portali gjerman “DerWesten”: A po shpall presidenti i Serbisë një luftë të re ballkanike?

Presidenti Aleksandër Vuçiç po shkakton nervozizëm dhe tension shtesë në rajon. “Postimi misterioz në Instagram, lë vend për lloj-lloj spekulimesh”, theksohet në artikull.

“Një fushë betejë e dytë në Evropë? Ky do ishte një front i dytë që do t’i vinte në ndihmë Putinit. Aleati i tij, Serbia, duket se po përgatitet për një konflikt ushtarak”, shkruan “DerWesten.”

Duke komentuar mesazhin e publikuar të Vuciçit, gazeta shkruan se “Presidenti serb pritet, që në ditët në vijim t’i drejtohet popullit serb për të treguar sfidat që e presin Serbinë”. Sipas kesaj medie, “vendimi pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në KiE e ka acaruar Vuçiçin,  i cili ka kërcënuar se nëse Kosova anëtarësohet në Këshillin e Evropës, Serbia do të largohet nga kjo organizatë”.

Gazeta përmend edhe aktin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar, teksa nënvizon se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mjaft të shqetësuara për veprimet e Serbisë”.

“Një përshkallëzim I ri në Ballkan do të shkonte në interes të Putinit, i cili do fërkonte duart, kurse NATO-ja, do sfidohej në rajon. Paskësaj, do kishte më shumë dhunë dhe paqëndrueshmëri në Evropë”, shkruan DerWesten.

Edhe “Frankfurter Rundshau”, shkruan për kërcënimet e presidentit Vuçiç.

Ky medium i njohur gjerman, shprehet kundër ledhatimit që BE-ja, po i bën Vuçiqit për ta larguar nga krahët e Rusisë dhe Kinës.

“Të gjitha këto përpjekje po bien në ujë”, thekson “Frankfurter Rundshau”, duke shtruar pyetjen: “A ia vlen që Bashkimi Evropian të zgjerohet me vende si Serbia, që ka një president si Aleksandar Vuçiq, ndaj të cilit të gjitha vendet e BE-së, kanë rezerva?”

“Frankfurter Rundshau”, citon edhe nënpresidenten e Parlamentit Evropian Katarina Barley, t’i ketë thënë këtij mediumi se “Kompromiset mes BE-së, dhe autokratëve si Vuçiq, janë humbje kohe” sepse  “zgjerimi i BE-së, është “një mundësi për të promovuar paqen, lirinë dhe prosperitetin në Evropë”.  Politikania gjermane nga radhët e SPD-së, partisë që qeverisë aktualisht në Gjermani, ka kritikuar Komisionin Evropian që shtatorin e kaluar, në mënyrë të njëanshme vendosi sanksione vetëm kundër Kosovës, duke dërguar kështu sinjale të gabueshme në Serbi dhe Ballkan……..

Një media tjetër gjermane “Merkur.de”, komenton postimin e një fotografie të presidenti Vuçiq me djalin e tij në rrjetet sociale: “ Presidenti serb ka postuar dje një fotografi në Instagram me djalin e tij Danilo, i veshur me një bluzë me konturet gjeografike të Kosovës në ngjyrat e flamurit serb me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.

 

Continue Reading

Shkrime

Qerrata Agron Gjekmarkaj

Nga Namir Lapardhaja

Personazhe politike që nuk e dinë çfarë thonë e çfarë besojnë, ka plot. Por nënkryetar Parlamenti nuk ka ndodhur shpesh të bëhen.

I ka qëlluar Agron Gjekmarkajt ta mbajë këtë flamur.

Dhe dje, në injorancë të plotë politike, firmoste si nënkryetar i Kuvendit një shkresë drejt Gjykatës së Apelit ku kërkonte që vula t’i kalojë Rithemelimit.

Shkurt, Gjekmarkaj, që akuzon mazhorancën se ka shkelur ligjet, se po mbështet partinë shtet- akuza këto krejt të drejta- në momentin më të parë i shkel të gjitha atributet e numrit dy të legjislativit, duke kërkuar që vula t’i jepet një pale- domethënë, palës me të cilën është bërë, së fundmi, ai, sepse qenkan shumicë.

Pra, në vend që numri dy i Kuvendit, organit më të lartë sipas Kushtetutës, t’i kërkojë gjykatës që të përshpejtojë procedurat për të zgjidhur ngërçin e një debati ligjor në partinë më të madhe të opozitës, duke zbatuar ligjin dhe pa presionin e politikës, ai zgjedh të firmosë si nënkryetar Parlamenti për postin e tij si nënkryetar i Rithemelimit.

Pas këtij hapi, nuk ka pse Gjekmarakj dhe ata që janë me të, të zemërohen me Nikollën apo Felajn se po përdor ligjet në favor të mazhorancës.

Të paktën, ato të dyja nuk kanë kërkuar zyrtarisht institucioneve të votojnë në favor të PS-së.

Por mëkëmbësi i Berishës, që dikur deklaronte largimin nga politika nëse ish-Kryeministri konfirmohej në krye të opozitës, e konsideron vulën e Kuvendit edhe vulë të partisë.

Nuk është për t’u çuditur nga një njeri që në fjalorin e vet ka vetëm dy fjalë, “Babo-babo” dhe “qerratai”.

Në të shkuarën e tij, është po ai që shan dhe lavdëron me të njëjtin zell. Ndaj dhe nuk ka se si ta dijë që firma si nënkryetar i Kuvendit nuk është e njëjta me atë të mëkëmbësit të Berishës.

Se ashtu i bie që ministri i Brendshëm të arrestojë vetëm ata që nuk janë me PS-në (dhe jo se nuk e bëjnë, por thjesht nuk e thonë si gjëmëmadhi Gjekmarkaj, që në këto vite në politikë e në Kuvend mbahet mend vetëm se ka ngrënë në një studio televizive teksa një koleg analist bullizonte kolegun tjetër).

Padituria politike e tij shkon më shumë se kaq. Ai mendon se partia nuk janë idetë, por njerëzit.

I bie që edhe sa herë njerëzit braktisin një parti, duhet të marrin dhe vulën.

Apo, meqenëse shumicat lëvizin, të ndërrojmë dhe emrat dhe vulat sa herë një shumicë zëvendëson një tjetër.

Me këtë ideal, duket qartë se sa ideologjike është bashkimi rreth Bardh-Berishës.

Dhe, imagjinoni, Gjekmarkaj mbahet edhe si ndër më të lëçiturit e grupit të tij, pasi ka mbaruar dhe gjuhë-letërsi.

Ose, më saktë, ka marrë diplomën aty duke u lëvduar se është nipi i At Zef Pllumit, edhe pse kjo nuk është e vërtetë.

Nejse, nip i dikujt mund të deklarohesh sa herë të duash, por të prezantohesh në emër të demokratëve, është një shaka pa kripë, shaka që Berisha ua ka bërë jo pak herë demokratëve.

Continue Reading

Shkrime

Rusia thërret sërish seancë të Këshillit të Sigurimit për Kosovën

“Rusia ka kërkuar sërish të ketë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për 25-vjetorin e fillimit të sulmeve ajrore të aleatëve të NATO-s kundër forcave ushtarake dhe policore serbe në ish-Republikën Federale të Jugosllavisë, pas dështimit që të nxiste debat seancën e kaluar” – kështu raporton agjencia ruse e lajmeve, sipas së cilës, “Kjo seancë pritet të mbahet të premten, më 28 mars, në orën 15:00, me orën lokale në New York të Shteteve të Bashkuara, ku ndodhet edhe selia e OKB-së”.

“Nëse mendoni se diplomacia ruse heq dorë kaq lehtë, nuk do të ndodhë. Ky nuk është stili ynë. Ne përsëri kërkuam mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për agresionin e NATO-s. Japonia caktoi seancë për në orën 15:00 më 28 mars, edhe pse pati rezistencë të fortë të kundërshtarëve tanë” – deklaroi Dmitry Polyansky, i cili akuzoi shtetet perëndimore për shmangie të debatit mbi “agresionin” e NATO-s.

“28 marsi do të jetë sërish një mundësi e mirë për të ekspozuar para kamerave justifikimet llafazane të kolegëve perëndimorë se agresioni i NATO-s kundër Jugosllavisë i përket të shkuarës, të cilën ata ëndërrojnë ta varrosin sa më thellë në histori. Le ta kuptojnë se do të duhet të mbajnë përgjegjësi për gjithçka”, – shtoi përfaqësuesi rus.

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 25 mars, propozimi i Rusisë për të diskutuar mbi bombardimet e NATO-s – një tentativë për të ngritur paralele absurde dhe të papranueshme mes ndërhyrjes humanitare të NATO-s në Kosovë dhe luftës agresive të Rusisë në Ukrainë – nuk u përfshi në rendin e ditës sepse vetëm Algjeria dhe Kina votuan pro.

Ndërhyrja ushtarake në Kosovë konsiderohet një ndër sukseset më të rëndësishme të NATO-s, përkundër se përbente rastin e parë në histori që aleanca ndërmerrte një veprim ushtarak në territorin evropian. Wesley Clark, gjenerali amerikan dhe komandanti i përgjithshëm i forcave evropiane të NATO-s, udhëhoqi sulmet ajrore që zgjatën plot 78 ditë.

Më 24 mars u bënë një çerek shekulli nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe policore serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, ndërsa vendimi ishte përligjur nga mbështetja e gjerë transatlantike dhe kërcënimi i një katastrofe humanitare – rasti i parë që NATO ndërhyn në një territor sovran pa pasur mandat të Këshillit të Sigurimit.

Ndryshe, ndërhyrja humanitare dhe ushtarake e NATO-s në vitin 1999 shkaktoi një debat të madh ndërkombëtar dhe një ndarje ndërmjet fuqive të mëdha perëndimore dhe Rusisë. Megjithatë, pavarësisht rezistencës nga Serbia, Rusia, Kina e India, shqiptarët e Kosovës fituan njohjen nga të gjitha fuqitë perëndimore dhe nga një dyzinë vendesh të tjera.

 

 

 

Continue Reading

Shkrime

Pse Europa i dha shuplakë Athinës për Fredi Belerin?

Nga Ylli Pata

Isabel Santos, raportuesja e Parlamentit Europian për Shqipërinë, nuk është një politikane “tipike”. Domethënë që vjen nga një rrjet militance të grupeve të interesit të Partisë Socialiste të Portugalisë, pjesë e së cilës ajo është.

Përpara se të zgjidhej deputete e Parlamentit të vendit të saj dhe Parlamentit Europian, zonja Santos ka qenë një diplomate. Madje edhe në pozicionet parlamentare dhe europarlamentare, ajo ka mbuluar gjithnjë çështje të marrëdhënieve me jashtë, pasi e tillë është specializuar.

Nga viti 2019, kur është zgjedhur në Parlamentin Europian dhe natyrisht pjesë e Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë, Isabel Santos, është një nga zërat më autoritativë të çështjeve të marrëdhënieve të BE-së me jashtë. Nuk ka qenë asnjëherë e zhbilancuar, apo që të ketë mbajtur qëndrime kontraversiale. Ngase ka një profil profesional të një diplomate parlamentare.

Megjithatë, zonja Santos, sot në Tiranë ka bërë një deklaratë të fortë. Mund të quhet edhe “bombë” po të kesh parasysh protokollin deklarativ të zyrtarëve të Bashkimit Europian.

Ajo e ka konsideruar manovrën e qeverisë së Greqisë për të bllokuar Shqipërinë, si një “rast unikal që nuk ndodh as në botë”. Pra jo vetëm në BE, por as në botë. Po pse ndodhi kjo?

Natyrisht jo vetëm që BE është një natyrë pushteti garantiste, që kurrë nuk dëgjon nga zyrtarët e saj qëndrime populiste apo të deformuara për arsye elektorale. BE është një superinstitucion aq i komplikuar sa ka krijuar edhe legjendën si dhe kundërshtinë se kemi të bëjmë me një “rrjetë merimange të së keqes”. Duke perifrazuar populistët dhe sovranistët që kanë përdorur e përdorin qëndrimin kundër BE si bazë të politikës së tyre në vendet anëtare të BE-së.

Por të gjithë këta populistë e sovranistë i kanë lëpirë pështymat e tyre kur janë gjetur në situata të rënda si kriza ekonomike greke apo Covid 19.

Dy nga shembujt më emblematikë janë Syrisa greke dhe 5 Yjet në Itali. Të cilët e konceptuan fushatën e tyre zgjedhore kundër Brukselit dhe BE-së. Por Greqia e falimentuar financiarisht nga kriza e 2008-s shpëtoi vetëm nga ndihmat direkte financiare të Brukselit. Kurse Italia e 2020-s, ku ekonomia po vdiste nga bllokimi i pandemisë, u ringjall vetëm nga 200 miliardët që Ursula von der Leyen ja dha kryeministrit Giuseppe Conte. i cili ka vetëm një krenari politike të tij si politikan. Që i dha ekonomisë italiane një shiringë gjigande të mbushur me 200 miliard euro. Që e ringjalli ekonominë dhe biznesin në vend.

Kjo BE sot është një fuqi politike më shumë se më parë e po e tregon edhe lufta në Ukrainë, por në rastin e Shqipërisë është specifik.

BE është administratorja dhe udhëheqësja e ONM-së(Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit) të drejtësisë shqiptare. Një grup prokurorësh dhe gjyqtarësh më të mirët në botë, që sot financohen, drejtohen dhe udhëhiqen nga kupola e BE-së, përkatësisht Drejtoria e Zgjerimit të BE-së.

E cila është organ Kushtetutes i Republikës së Shqipërisë. Një zhvillim i bujshëm, i paprecedentë, të cilin e pranoi Shqipëria me 140 vota në Parlament. Pavarësisht se Berisha dhe Meta u tërhoqën nga thelbi i misionit të ONM që është vettingu, ONM, pra BE është realisht një institucion i Republikës së Shqipërisë.

Ky është kyçi real i të gjithë këtij zhvillimi përse BE apo vendet e mëdha të Europës nuk e kanë pranuar retorikën greke. Sepse në realitet, madje në Kushtetutë, edhe pse Shqipëria nuk ëhstë në BE de jure, po de jure BE është brenda Republikës së Shqipërisë.

E kjo është një zgjedhje e dy palëve që nga 2016-a. Sot kemi madje një rekord të kësaj experience, që natyrisht kërkon një debat të hapur, porfesional e logjik, por jo sulm. Ndaj Isabel Santos ftoi opozitën dhe mbështetësit e saj mediatikë që të mos e sulmojnë drejtësië e re, por jo të mos e kritikojnë e gjykojnë veprimtarinë e saj.

Ai akt i vitit 2016 që e futi BE si pjesë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, edhe sot ende nuk ka arritur të perceptohet tamam, por është realisht një nga zhvillimet më të rëndësishme të Shqipërisë. Në mos më i rëndësishmi. Ndaj edhe Edi Rama bën romuze me Bashkimin Europian, pasi e di mirë që nëse nuk është ai një aktor i barabartë në Bruksel, ky i fundit është aktor kushtetues i Shqipërisë…

Continue Reading
Advertisement

TRENDING