Connect with us

Aktualitet

Artan Hoxha: Pse vrasja e Martin Bardhit do ta kthejë Rrëshenin në zonën më të “nxehtë” të krimit

Gazetari Artan Hoxha mendon se vrasja e Martin Bardhit do ta kthejë Rrëshenin në zonën më të “nxehtë” të krimit në Shqipëri. Teksa ishte i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Hoxha u shpreh se viktima njihej në zonë, e po kështu edhe fisi i tij ka reputacion, dhe kjo mund të vazhdojë zinxhirin e ngjarjeve kriminale nëse rezulton që janë të përfshirë pjesëtarë të fisit Reçi.

Artan Hoxha: Fisi Bardhi është po ashtu me shumë reputacion, viktima ka nja 7 vëllezër të tjerë. Nuk ka qenë i përfshirë në këtë historikun. Këta kanë një vrasje, e ka bërë vëllai i viktimës në 1 Maj 1995, është vrarë Ilir Reçi në atë kohë, nuk është pjesë e asaj historie. Konflikti ka ndodhur më 26 Mars prej djalit Enrik Bardhi dhe Saimir Reçit, dhe ai lëvizte me mjet të blinduar dhe mjeti i blinduar e ka shpëtuar. Kjo vrasje e kryer sot në mes të Rrëshenit, reputacioni që ka patur viktima dhe potenciali që ka fisi i tij dhe nëse rezulton që  mund të jenë të përfshirë pjesëtarë të fisit Reçi, kjo do bëjë që në Rrëshen të kemi zonën më të nxehtë të Shqipërisë. Pra kemi fisin Reçi, kemi fisin Gjini, kemi fisin Jaku dhe tani është futur dhe fisi Bardhi. U bëj thirrje autoriteteve që të kërkojnë zgjidhje në këtë histori. Aty ngjarjet ndodhin ditën që të merret vesh kush e ka bërë dhe pse e bëri. Konfliktet e viteve të fundit në Rrëshen, kemi patur të vrarë në Bruksel, Romë, minë në mes të Tiranës dhe kemi patur atentate spektakolare me snajper. Rrësheni për mua është zona më e nxehtë që ka Shqipëria.

Aktualitet

Ngjarja shokuese në Durrës/ U mor peng nga babai, 6-vjeçari tregon momentet e tmerrit

Dy fëmijët e mitur të Aleks Markut kanë përjetuar orë tmerri, pasi 40-vjeçari nga Lezha i mbajti peng në një banesë të marrë me qira ditore në Durrës, ndërsa qëllonte pa pushim me kallashnikov.

Djali i vogël, 6 vjeç, ka treguar gjithë skenën që ka parë, duke thënë se i ati qëllonte pa pushim, duke thyer xhamat e dritares dhe ballkonit, ndërsa shenjat e plumbave janë të dukshme edhe në mur.

Djali i madh, 11 vjeç ka qenë vazhdimisht në rrezik të plumbave pasi ndodhej në ballkon dhe fshihej pas murit, teksa i ati qëllonte me breshëri.

6-vjeçari thotë se edhe pse vëllai i thoshte “babi, babi, ai nuk fliste”.

Continue Reading

Aktualitet

“Policia më tha hajde merr fëmijët…”/ Nëna rrëfen tmerrin: Isha në Itali për dokumente

Bardhe Marku, nëna e fëmijëve që u mbajtën peng nga i ati, tregon se gjatë kohës kur ndodhi pengmarrja, ndodhej ne Itali për të marrë disa dokumente.

“E mora vesh kur më ka marrë Policia e Durrësit sot në mëngjes, ngaqë unë kam ardhur mbrëmë nga Italia. Ika te familja e prindërve se thashë po të vija, do të nervozohej më shumë gjendja dhe nuk doja të vija në rrezik fëmijët. E kisha llogaritur të vija të nesërmen ose vetëm, ose me policinë. Në mëngjes, Policia më tha hajde merri fëmijët se janë në Komisariat.

Së pari, shyqyr që më shpëtuan fëmijët. Unë kam qenë një javë në Itali, me miratimin e Aleksit. Kemi pasur konflikte, por nuk kemi qenë të ndarë. Kisha të gjitha dokumentet e fëmijëve në Itali se i kisha në shkollë. Më duheshin vaksinat për djalin e vogël. Kisha takim edhe me avokatin.

Tani do të kthehemi në Lezhë. Do fus edhe fëmijët në shkollë”.

Continue Reading

Aktualitet

Pickohet nga gjarpri në shkollë, 10-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

Rreth orës 12:35, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Farkë, ku një vajzë 10-vjeçare, mësohet se është pickuar nga një gjarpër dhe ka përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën private World Academi of Tirana.

“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10-vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Continue Reading

Aktualitet

Humbi kontaktet me të birin 10 ditë më parë, babai kallëzon zhdukjen e djalit 30-vjeçar

Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim në Maliq pasi prej disa ditësh ka humbur kontaktet me familjarët. Përmes një njoftimi policia bën me dije se babai i 30-vjeçarit ka kallëzuar në Komisariatin e Maliqit se prej 10 ditësh nuk ka kontakte me djalin e tij.

Ai shprehet se djali jeton e punon në Gjermani dhe se prej disa ditësh tashmë familja nuk ka kontakte me të riun. Më tej bëhet me dije se po punohet për gjetjen e 30-vjeçarit me inicialet E. R.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.05.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka kallëzuar shtetasi A. R., banues në fshatin Orman, se prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. R., 30 vjeç, i cili jeton në Gjermani. Po punohet për lokalizimin e 30-vjeçarit.

Continue Reading

Aktualitet

Snajper-i gati!/ RENEA ndërhyn në disa banesa, kontrolle për vrasësin e efektivit

Vijon puna për kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave dy ditë më parë në Fier.

Forcat RENEA kanë nisur ndërhyrjen në disa banesa. Ndërkohë shihet se sniper është gati në rast se në një nga banesat që po kontrollohen nga efektivët.

  • foto galeri

Prej dy ditësh forcat e rendit vijojnë aksionin për kapjen e Asllan Azgan Mernica, 23 vjeç i cili eliminoi efektivin Novruz Cenalia, 28 vjeç.

 

Blutë kanë ngritur postoblloqe në rrugë ndërsa zona është “krehur” edhe me dron.

  • foto galeri
Continue Reading
Advertisement

TRENDING