Connect with us

Kosova

As Kosova e as Serbia s’duan të përfundojë dialogu

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar  se Kosova e Serbia nuk janë të interesuara që ta zgjedhin çështjen e njohjes së ndërsjellët, kjo pasi, krerët e dy shteteve i përdorin për konsum të brendshëm politik.

Molliqaj ka folur edhe për blerjen e raketave “Javelin”, ndërsa entuziazmin e quan të panevojshëm dhe ushqim për pushtetin autoritar, por edhe për partitë opozitare në Kuvend, për të cilat thotë se janë nën “sqetullën e Kurtit”.

Kreu i PSD-së ka adresuar kritika edhe në drejtim të Bashkimit Evropian, për ndarjen e fondeve për Serbinë. Thotë se vetëm Kroacia përfiton më shumë se Serbia.

“As Kurti e as Vucic nuk janë të interesuar ta zgjidhin problemin e Kosovës sepse ia favorizon pushtetit ne te dyja vendet. Sa herë që ka nevojë për konflikt e bëjnë dhe shantazhojnë bashkësinë ndërkombëtare duke marrë vëmendje dhe fonde, përkëdhelet Serbia”, tha Molliqaj qe gjithashtu ka kritika edhe për entuziazmin e shumicës përsa i përket blerjes së raketave.

“Entuziazmi ne popull per blerjene Javenin eshte ushqim i jashtëzakonshëm për pushtetin autoritar” – deklaroi kreu I PSD duke shtuar kritikat

“Partitë opozitare ne Kosove janë nën sqetullën e  Kurtit, nën kuptimin e diskursit politik. Perfundimisht Kosova nuk ka opozitë parlamentare” – u shpreh Molliqaj

Advertisement

TRENDING