Pinknews
“Atij i q** motrën Donaldi”, Beatrix do të marrë hapa ligjorë ndaj Albano Bogdon
Nëse kërkoi vëmendje për emisionin e ri, ia arriti, por jo në formën e duhur.
Po flasim për batutën e rëndë të Albano Bogdos ndaj Alban dhe Beatrix Ramosajt. Batutë e cila iu kthye “boomerang” pasi të shumtë janë personat e njohur apo edhe komentuesit e thjeshtë të cilët e kanë “dënuar” veprimin e tij.
“A e dini kush është Alban Ramosaj? Është ai tipi që i * motrën Donaldi në “Big Brother”, tha ai.
Ndonëse një ditë më parë në reagimin e saj tezja e Albanit dhe Trixës, Albërija përmendi Kodin Penal të Shqipërisë, deri tani nuk kemi parë asnjë veprim ligjor nga ana e artistëve kundrejt Albanos.
Mirëpo me postimin e fundit Albërija ka lënë të nënkuptojmë se Beatrix do u drejtohet autoriteteve ligjore.
Hadërgjonaj ka ndarë një koment që i ka dërguar një ndjekëse e cila shkruan se falja publike nuk ka më rëndësi nëse dëmi është bërë. Në këtë koment thuhet se Beatrix duhet të bëjë denoncim. “Unë të isha në vend të Beatrix do merrja avokatin dhe do bëja padinë për prishje imazhi dhe shpifje”- thuhet mes të tjerash aty.
“Ashtu do ndodhë!” -shkruan krahas Albërija.
Pinknews
“O pervers, iu thua grave të m*sturbohen”/ Degradon debati mes Jul Dedës dhe Egla Cenos
Julian Deda dhe Egla Ceno janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
E teksa aktorja po ofendonte Françeska Muratin dhe të gjitha vajzat në shtëpi, konkurrenti ndërhyri duke i thënë: “Sa i shan ti njerëzit këtu aq të mira qofshin. Shko mëso të flasësh”.
Nga ana tjetër Egla e ofendoi Julin: “O pervers shiko gratë dhe thuaj se kush duhet të masturbohet nga këto. Përvers i ndyrë”, ndërsa banori iu drejtua: “Ti e ke kompleks masturbimin, s’di çfarë të them”.
Ndryshe nga akorja, Juli u shpreh se masturbimi është një gjë e mirë dhe njerëzore.
Pjesë nga debati:
Françeska: Je një plake e keqe
Egla: Jeni thjeshtë të liga goca! Nuk është se parashikoni, jeni thjeshtë të liga
Françeska: Aaaa ok
Juli: Sa i shan ti njerëzit këtu aq të mira qofshin. Shko mëso të flasësh
Egla: Grua je ti? O pervers shiko gratë dhe thuaj se kush duhet të masturbohet nga këto. Përvers i ndyrë
Juli: Ti e ke kompleks masturbimin, s’di çfarë të them
Egla: Ti je i shkrydhët shumë, nuk e ke kompleks. Ti në debat e sipër iu thua njerëzve shko e masturbohu. Ti se ke kompleks
Juli: Jo se kam
Egla: Ty të duket një gjë e mirë, një gjë njerëzore
Juli: Pse është e keqe?
Egla: Ik largohu
Pinknews
Deklarata: Vajzat e showbizit marrin shuma të majme parash në Dubai, reagon Kejvina Kthella
Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, ka reaguar pas disa deklaratave që janë bërë në një studio televizive për Dubai-n.
Kjo pasi një gazetare tha që ‘vajzat, e kryesisht ato të showbizit marrin shuma të majme parash në Dubai’.
E për këtë, ish-banorja e Big Brother nuk mungoi me një shkrim të ndarë në InstaStory.
“Hahahahaahhaha, ndryshoni kasetën ju lutem. Qesharake”, nis postimi i biondes.“Po ku janë gjithë këto para që i kanë parë këto moralistet?…më tregoni se pyes për një shoqe”, theksoi mes tjerash Kthella.
Pinknews
Beatrix Ramosaj në top formë, ekspozon linjat trupore
Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto nga Florida ku shfaqet shumë atraktive.
E veshur me stil dhe elegancë në një fustan portokalli të guximshëm me prerje që thekson format e saj, Beatrix ka arritur të mbledhë vëmendjen e fansave të saj.
“E paharrueshme”, shkruan ajo krahas fotove.
Pinknews
Sensuale dhe në super formë, fotot më të zjarrta të modeles shqiptare
Françeska Jaçe është një nga modelet më seksi shqiptare, e cila ndiqet nga qindra mijëra ndjekës në rrjetet sociale.
Bukuroshja është komentuar gjithnjë për format e saj perfekte.
Modelja nuk ngurron të provokojë me fotot me bikini nga pushimet e saj luksoze në vendet e nxehta.
Për më tepër ne kemi përzgjedhur fotot më të nxehta të Françeskës.
Pinknews
“Narciste e frikshme”/ Krist Aliaj komenton romancën Romeo-Heidi
I ftuar në “Fan Club”, ish-finalisti i edicionit të dytë të “BBV”, Krist Aliaj ka komentuar situatat në shtëpinë më të famshme, ku më së shumti është ndalur te romanca e Heidit me Romeon, të cilën e konsideron “fake”. Sipas tij, banorja po përfiton nga Romeo teksa e quajti edhe “narciste të frikshme”.
“Jam i vetmi apo mua më janë shpifur romancat. Big Brother VIP bashkohet me situatat e Për’puthen. Nuk besoj te lidhja e Heidit dhe Romeos, është bërë makineri. Për mua Heidi më duket një narciste e frikshme që nuk ka lidhje me Romeon. Meshkujt e këtij edicioni janë shumë viktimë, në naivitet e madje edhe në fizik më duken viktimë. Unë shikoj një italo-shqiptarizëm, këto vajzat që vijnë nga Italia bëhen më skuthe”, tha ai.
-
Kronike22 mins ago
Tragjedia në Shkodër, gjendet edhe një nga trupat në lumin Buna
-
Horoskopi11 hours ago
Horoskopi javor 6-12 maj 2024; parashikimi për secilën shenjë
-
Kosova4 hours ago
Thërrimet e Vuçiçit shuajnë urinë e Perëndimit por jo Kosovën, Serwer ka një mesazh
-
Shkrime10 hours ago
Ballkan/ Zoti na ruajt nëse hapet PANDORA
-
Kosova10 hours ago
Paralajmërohet stuhi lufte, Gerald Knaus për kushtëzimin e Kosovës në KiE
-
Pinknews4 hours ago
Deklarata: Vajzat e showbizit marrin shuma të majme parash në Dubai, reagon Kejvina Kthella
-
Kosova6 hours ago
Pickimet e Josep Borell përmes zëdhënësit Stano dhe masat ndaj Kosovës
-
Kosova8 hours ago
Deutsche Welle ngre alarmin për Ballkanin, historia mund të përsëritet