Connect with us

Politike

Avokati i Berishës: Nuk do shkojë në burg, SPAK nuk na gjeti të papërgatitur

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka komentuar kërkesën e SPAK për të ashpërsuar masën ndaj kreut të opozitës. Ai u shpreh se mosha nuk lejohet me ligj që personat mbi 70 vjeç të dërgohen në burg. Duke qenë se ish-kryeministri ka tejkaluar limitin e ligjit, nuk mund të dërgohet pas hekurave, por maksimumi i dënimit që mund t’i jepet është “arrest në shtëpi”. “Ajo është një forcim i ngjyrave për të treguar që “ne po të mos ishte mbi 70 vjeç nuk do të ishim kursyer për burg”. Nuk e lejon ligji që t’i nënshtrohet masës së ekstremit, arrestit me burg. Maksimumi është arresti në shtëpi. Prandaj ata që e shkruajnë, duan që ta pëlqejnë ata që i kanë thënë” – tha Gjokutaj në emisionin “Top Story” Sipas tij, kërkesa e SPAK për Kuvendin nuk i gjeti të papërgatitur dhe se kjo nuk është çështje e Berishës me SPAK, por e opozitës dhe maxhorancës. “Kjo nuk është çështje e Berishës me SPAK, por e opozitës dhe maxhorancës, çështje që ka filluar shtrembër, paraqitja e Berishës ishte zgjidhja më e thjeshtë, nuk e bëri sepse… ai është presidenti, kryeministri, lideri i opozitës, ata kujtohen dhe nisin një çështje penale, trajtohet në mënyrë të diskriminuar ligjore duke i privuar lirinë, një term i gjithëpranuar nga Kuvendi, interpretimi i dispozitës. Duhet të kuptoni raportin që kemi me zotin Berisha, kjo është një çështje antikushtetuese, nul sepse nuk ka kaluar në shinat procedurale që duhet të kalojë ky tren penal, është shkelje kushtetuese që ka konsumuar SPAK me gjykatën ka çuar Berishën në atë zgjidhje. Një person përfaqësues, i votuar 30 e ca vjet, model i qëndrimit ndaj ligjit, të shkojë Berisha se do Arben Kraja? Nuk na kanë kapur të pa përgatitur. Vendim i pazabardhur pas 48 ditësh, si mund të detyrojë Sali Berishën. Një zotëri si Berisha që rri gjithë ditën në televizor që hajde të të shoh unë ty?”, – tha avokati Gjokutaj. Avokati e konsideron një betejë “me të marrët”, një çështje antikushtetuese, e cila sipas tij nuk ka kaluar në ‘shinat’ procedurale. “Betejat kanë dhe riskun, kjo është betejë me të marrët, SPAK po përdor një logjikë, nëma autorizimin se Berisha nuk ka zbatuar një vendim ky Kuvend t’U thotë prokurorëve ç’është ky vendim që unë nuk di gjë? Ata e bëjnë si të duan, procedura nuk lejon ta bësh, maksimumi është arresti në shtëpi, prandaj ata e shkruajnë me vizë, mund të bëjnë dhe një korrigjim moshe, në fantazinë që kanë. Ata janë të çmendur, edhe firmat e Edi Ramës për ndryshimin e territorit ia atribuojnë Berishës. Unë nuk e kam komoditetin që të them sipas meje. Ka ndryshuar destinacioni që dhe firmat e Edi Ramës ia atribuojnë Sali Berishës, ndodh se mendojnë se ato letra nuk do të lexohen”, theksoi ai. Këtë të martë, Prokuroria e Posaçme çoi në Kuvendin e Shqipërisë një shkresë ku kërkon autorizimin për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha. Në shkresën drejtuar Kuvendit, SPAK argumenton se ish-kryeministri nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës duke mos u paraqitur asnjëherë para oficerit të policisë gjyqësore. “Referuar proces verbaleve datë 06.11.2023, 20.11.2023 dhe 04.12.2023 të mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore/hetuesi, para të cilit duhet të paraqitej personi nën hetim Sali Berisha, rezulton se ky i fundit, nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës, duke mos u paraqitur asnjëherë para policisë gjyqësore”, argumenton Prokuroria e Posaçme, duke theksuar se ligji thotë qartë që kur nevojat e sigurimit rëndohen, prokurori mund t’i kërkojë Kuvendit autorizim për zëvendësimin e masës së sigurisë me një masë tjetër më të rëndë. Të hënën mblidhet Këshilli i Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha. Në të njëjtën ditë është edhe data e paraqitjes së Berishës para oficerit të policisë gjyqësore, vendim të cilin e ka refuzuar 3 herë. Pas kërkesës, Berisha tha se do të respektojë vendimin e Kuvendit, ndërsa theksoi se “me kundërshtimin e vendimit të gjykatës për moszbatimin e masës ‘detyrim paraqitje’ kam mbrojtur parlamentin”.

Politike

Gazeta austriake: Shfaqja nacionaliste e Edi Ramës në Athinë

Një takim i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Athinë bëri bujë në Greqi. Të dielën ai mbajti një fjalim para mijëra përfaqësuesve të minoritetit shqiptar në vendin helen si pjesë e një shfaqjeje nacionaliste me himnin shtetëror dhe flamujt në sallën olimpike të “Galatasi”.

Shfaqja e tij bëri bujë në media dhe gjithashtu çoi në organizimin e një operacioni të gjerë policor. Më shumë se 1 mijë oficerë ishin në vendngjarje. Sipas raportimeve të shtypit shqiptar dhe atij kosovar, Rama u shfaq më shumë një bashkues i dy popujve.

Për këtë arsye ai shpjegoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë më të ngushta nga sa duken. Sipas tij, është mbi të gjitha “pluhuri” i ngritur nga politikanët e të dy vendeve që nuk i tregon qartë lidhjet mes dy popujve.

Qeveria në Athinë, pas deklaratave fillimisht kritike të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe përballë raporteve emocionale në media, theksoi me qetësi se vizita e Ramës ishte e “natyrës private” dhe për këtë arsye nuk do të komentohej. Ndërsa politikani i burgosur në Shqipëri, Fredi Beleri që i përket komunitetit grek ka reagoi me kritika. Ai e quajti një provokim paraqitjen e Ramës.

“Ai dëshiron të sfidojë Greqinë, të demonstrojë fuqinë e tij brenda Shqipërisë dhe të thyejë moralin e grekëve në rajon. Ai nuk do të ketë sukses. Krenaria dhe dinjiteti i grekëve nuk është për t’u shpërfillur” – deklaroi Beleri nga një burg shqiptar.

Paraqitja e Ramës u pa edhe si fillimi i një turneu të Ramës, i cili do të përfshijë edhe takime të ngjashme me diasporën shqiptare në vende dhe vende të tjera. Me një popullsi deri në 1 milion banorë, shqiptarët në Greqi janë pakica më e madhe në vendin që ka rreth 11 milionë banorë.

Continue Reading

Politike

Vdiq baba të na lirojë krevatin, Murrizi: Bardhi, Noka dhe Këlliçi mezi presin që Berisha të arrestohet

Ish deputeti Myslym Murrizi dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po presin që Sali Berisha të largohet përfundimisht nga politika.

“Opozitë e dyzuar, opozitë ku secili ëndërron largimin përfundimtar të Berishës nga politika, kërkojnë të jenë lider imagjinar i kësaj opozitë në të ardhmen.

Presin t’i hiqet mandatin e Berishës dhe do t’i hiqet në qershor, mbush gjashtë muaj edhe pse nuk justifikohet nga ana ligjore dhe kushtetuta.

Presin që të dënohet Berisha që mos e kapi dekriminalizimi për mos qenë deputet 2025-në dhe këta ‘o burra vdiq baba të na lirojë krevatin’ dhe secili bëhet faktor më vete. Gazi, Flamuri, Belindi.. po presin”, tha Murrizi në “Breaking”.

Sipas tij, nuk mundet që një opozitë e konsoliduar të vijë në pushtet të bëjë 30 tubime dhe të flasin vetëm 3 persona.
Continue Reading

Politike

Kulluri: Nacionalizmi është streha e fundit e burrave jo të mirë

Zyrtari i lartë i PD-së, Edvin Kulluri, bëri një analizë edhe të zhvillimeve në rajon duke u për qëndruar tek ato në Maqedoninë e veriut. Sipas tij, Ballkani nuk ka përse prodhon nacionalizma, të cilat japin idenë e një rajoni ende problematik, pasi nacionalizmi është streha e fundit e burrave jo të mirë.

Sipas tij, nacionalizimi dhe retorika nacionaliste nuk i bën mirë Ballkanit.

“Në këtë situatë përballje lindje- perëndim dhe demokraci- autoritarizëm, na nxjerr si rajon konfliktual. Faktori shqiptar nuk ka pse të rreshtohet pas nacionalizimit, duhet të jetë vetëm në aleancë me perëndimin. Mitingu i i Athinës nuk i shërben qetësimit. Rusia po trazon jo pak ujëra në Ballkan. Kurti ka luajtur rol negativ në Maqedoninë e Veriut. Kurti nuk mund të mbështesë parti që rreshtohen në krah të partive nacionaliste, që nuk kanë dashur integrimin në BE. Edhe Presidentja e re eci në këtë logjik. Vajtja e  Metës në Shkup ishte shumë gabim. Gruevksi dihet që është anti perëndimor. Interesat e vogla politike të politikanëve shqiptar nuk duhet të cenojnë interesat kombëtare shqiptare. Nacionalizimi është streha e fundit e burrave jo të mirë, nuk po them e maskarenjve.”, tha Kulluri.

Continue Reading

Politike

Plas keq te Rithemelimi, Saimir Koreshi: Luan Baçi politikani më i pabesë, ditën prift, natën hoxhë

Siç duket pas sulmeve të vazhdueshme nga berishistët, edhe nga grupi i Gazment Bardhit kanë filluar kundërsulmet ndaj deputetëve të Rithemelimit. Kjo vjen pasi “bashkimit” i cili u shit si parimor dhe për të forcuar opozitën, duket se i ka dalë përfundimisht boja.

Nga grupi “Bardhi”, ka qenë deputeti Saimri Korreshi i cili e  ka sulmuar hapur deputetin Luan Baçi ndërkohë që ky i fundit në fjalimin që mbajti këtë të martë në protestën te bashkia Tiranë, hodhi akuza të rënda ndaj “gazbardhistëve”, duke thënë “se kanë ardhur këtej për të bërë lojë me dy porta”.

Në intervistën e tij të fundit përballë moderatores Ester Bylyku, deputeti Korreshi është shprehur për Baçin se ditën është prift dhe natën hoxhë duke shtuar që dhe nuk i zë besë.

Ester Bylyku: Cili nga politikanët ka dashur që të bëhet mik me ju, por ju e keni refuzuar?

Saimir Korreshi: Luan Baçi, një politikan që nuk i zë besë, sepse është ditën prift natën hoxhë. S’ka mundësi që burri të jetë në darkë një gjë, dhe pastaj një gjë tjetër. E them pa teklif, është ai politikan që nuk dua të kem miqësi. Disa herë nuk i kam folur, pastaj ka tentuar disa herë, pastaj nuk i fola prap

Continue Reading

Politike

Bakojanis kërcënon: Ia kam thënë Ramës disa herë, që nëse duam mund t’i përdorim shqiptarët e Greqisë…!

Takimi i Edi Ramës me shqiptarë në Athinë ka shkaktuar reagime të shumta.

Lidhur me mesazhin kryesor të takimit, se Rama ka ndikim tek emigrantët shqiptarë, ka patur një prononcim të Dora Bakojanis, politikane e njohur në Greqi, por edhe motra e kryeministrit aktuale, Kyriakos Mitsotakis.

Ajo mes rreshtave, ka “kërcënuar”, duke aluduar se Greqia mund t’i përdorë emigrantët shqiptarë kundër vendit të tyre, pasi sipas saj, Greqia ka më shumë ndikim tek ta, se sa vetë Shqipëria.

“E pashë dhe dëgjova se Rama mblodhi 5 mijë shqiptarë. Nuk më intereson çfarë bën zoti Rama me emigrantët.

Mua më intereson se çfarë bën ai me Belerin. Rruga europiane e Shqipërisë varet nga respektimi i të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri.

Dhe dua t’i them diçka zotit Rama, që e kam diskutuar shumë herë me të.

Greqia ka më shumë ndikim politik tek votuesit shqiptarë që janë prezentë në Greqi sesa ka zoti Rama mbi ta dhe kurdo që ta shfrytëzojë këtë ndikim Greqia mund ta bëjë me shumë lehtësi”,është shprehur ajo në një intervistë për ‘Sky”.
Continue Reading
Advertisement

TRENDING