Connect with us

Sport

Benzema i ‘shkrin’ gjakun tifozëve

Sulmuesi i Real Madridit dhe kombëtares së Frances, Karim Benzema së fundmi ka folur për formën e tij fizike.

Benzema ku luajtur vetëm 11 ndeshje këtë sezon me Real Madridit, për shkak të dëmtimeve që nuk e kanë lënë të qetë.

Sulmuesi nuk ishte prezent edhe në dy ndeshjet e fundit të “galaktikëve”, madje disa zëra thonin se ai po ruan veten e tij për Kupën e Botës, ndërsa të tjera shprehnin dyshime për formën që ai do të ketë në Botëror.

Lojtari kur jemi vetëm pak ditë nga nisja e Botërorit është shprehur se ai do të jetë në formë të mirë fizikisht dhe mendërisht.

“Do të jem në formë të mirë në Kupën e Botës, i përgatitur fizikisht dhe mendërisht, pata një shqetësim të vogël, asgjë serioze. Ka ende kohë deri më 22 nëntor”, ishin fjalët e sulmuesit.

Kujtojmë që Kampionati Botëror fillon më 20 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor.

Sport

Trajneri Sylvinho publikon listën zyrtare të lojtarëve të hënën e 27 majit

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se lista zyrtare me futbollistët e grumbulluar nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo për finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” do të bëhet publike të hënën më datë 27 maj, në orën 16:00.Në të njëjtën orë trajneri Silvinjo do të dalë në një konferencë zyrtare për median në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” përballë gazetarëve ku do të flasë për listën e lojtarëve, përgatitjet, dy ndeshjet miqësore dhe finalet e “EURO 2024”.

Lojtarët fillimisht do të grumbullohet në Shqipëri e më pas në fundin e muajit maj do të udhëtojnë drejt Austrisë. Kombëtarja ka edhe dy ndeshje miqësore në program ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”.Më datë 8 qershor kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe do të zhvillojnë përgatitjet për finalet e Europianit, në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau, në afërsi të Dortmundit.

Kombëtarja shqiptare do të debutojë në finalet e Europianit “Gjermani 2024” më datë 15 qershor në takimin e parë ndaj Italisë, që do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “Signal Iduna Park” (Dortmund).Ndeshjen e dytë të grupit kuqezinjtë do ta luajnë katër ditë më pas, më datë 19 qershor kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.Ndërsa takimin e fundit në grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21:00.

Continue Reading

Sport

Hansi Flick bëhet trajneri më i ri i Barcelonës

Xavi u shkarkua nga posti i trajnerit të Barcelonës, por katalanasit nuk humbën asnjë çast për të gjetur zëvendësuesin.Pas disa ditësh në komunikim intensiv, Barcelona ka arritur totalisht akordin me ish-trajnerin e kombëtares gjermane dhe të Bayern Munich.Marrëveshja është kompletuar, detajuar dhe aprovuar nga agjenti i teknikut për një kontratë 2 vjeçare.Flick do të sjellë edhe dy asistentët e tij gjermanë, pjesë e stafit të tij.

Continue Reading

Sport

Armando Broja mund të mbetet në Premier League

Armando Broja mund të ketë një opsion mjaft interesant për të ardhmen e tij në Premier League.E përditshmja britanike “Mirror”, ka bërë të ditur se sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka zgjuar interesin e klubit të West Ham, i cili e monitoronte edhe më parë.Trajneri David Moyes kishte kërkuar futbollistin edhe më parë, por pa shumë sukses.

Me largimin e tij nga drejtimi i këtij klubi, pak mendonin se West Ham do të vazhdonte të ndiqte Brojën, sidomos pas 4 muajve të fundit larg çdo pritshmërie te Fulham.E përditshmja britanike bën të ditur se edhe pasardhësi i Moyes, Julen Lopetegui, është i interesuar për Brojën.Ish-trajneri i Real Madrid dhe Spanjës, tashmë kërkon të rinojë skuadrën dhe të nisë një projekt të ri, me emrin e Brojës në listën e atyre që klubi sheh si përforcime të mundshme në një merkato vere që pritet t’i shohë si protagonistë me shumë lëvizje të programuara.

Continue Reading

Sport

Al-Hilali tundon Milanin, 175 milionë euro për kartonin dhe super-rrogë për Leaon

Shumë para, ah sa shumë shumë. 175 milionë euro, pra klauzola e lirimit të përfshirë në kontratën mes Leaos dhe Milanit. Arabët e Al-Hilal janë të gatshëm të shkojnë deri në këtë pikë për të rrëmbyer sulmuesin nga kuqezinjtë.

Lajmin e bujshëm e ka dhënë gazeta sportive portugeze “O’Jogo” e cila në faqen e saj të parë flet për një ofertë të mbërritur në “Casa Milan” e cila është ekonomikisht e parefuzueshme, duke thënë gjithashtu se, duke qenë se ka të bëjë me pagesën e klauzolës. Tashmë mbetet të kuptohet se cili mund të jetë vullneti i vetë futbollistit.

Sipas asaj që shkruan “O’Jogo”, klubi arab synon të fitojë Botërorin e Klubeve, kompeticion në të cilin do të marrë pjesë në verën e vitit 2025 dhe për këtë arsye do t’ia kishte vënë syrin numri 10 të Milani. Madje sauditët janë gati të trefishojnë pagën aktuale prej shtatë milionësh që Leao merr nga klubi. Këtë sezon Al-Hilal, ka në skuadër emra si Kulibali, Milinkoviç-Saviç dhe Nejmar, e për më tepër u bë kampione e Arabisë pasi dominoi kampionatin.

Lojtarët e stërvitur nga një tjetër portugez, Zhorzh Zhesus, fituan me tri ndeshje para fundit titullin. Al-Hilal përfundoi i pamposhtur me 90 pikë (+12 mbi Al-Nasr të Kristiano Ronaldos) dhe 96 gola të shënuar. Në fakt, sipas “O’Jogo” mund të ketë qenë pikërisht trajneri Zhesus që ka dhënë idenë për Leaon të cilin e ka stërvitur në vitin e tij të parë si profesionist te Sportingu i Lisbonës, e nuk do të ishte çudi që dyshja të ribashkohej nën diellin dhe milionat arabike.

Continue Reading

Sport

Giroud: Euro 2024 është e fundit për mua me Francën

Sulmuesi francez, Olivier Giroud, synon të tërhiqet nga futbolli në nivel të kombëtareve pas Kampionatit Europian të muajit të ardhshëm. Giroud , i cili u largua nga Milani për t’u bashkuar me skuadrën e Major League Soccer, Los Angeles FC në fillim të këtij muaji, ka bërë 131 paraqitje për Francën dhe ishte një pjesë kyçe e skuadrës së tyre fituese të Kupës së Botës në vitin 2018.Me 57 gola, 37-vjeçari është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kombëtaren e Francës, pasi ka kaluar Thierry Henry-n gjatë Kupës së Botës 2022.“Të jem i sinqertë, kjo do të jetë gara ime e fundit me “Les Bleus”. Natyrisht, do të më mungojë shumë,” tha Giroud për “L’Equipe” në një intervistë të botuar të enjten.

“Ne duhet t’u hapim rrugë të rinjve. Gjithmonë kam thënë se do të ndaloja kur trupi im të më kërkojë këtë. Mendoj se më kanë mbetur edhe dy vite të mira. Por sa i përket skuadrës franceze, mendoj se ky do të jetë fundi i saj”, bëri të ditur Giroud.
Franca, e cila u eliminua nga Zvicra në 1/16 të Euro 2020, e ngriti trofeun për herë të fundit në vitin 2000. Ata do të përballen me Austrinë në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Euros më 17 qershor, përpara se të përballen me Holandën dhe Poloninë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING