Connect with us

Aktualitet

“Berisha na ka mashtruar”/ Protestuesi: Rama ka afat deri të shtunën të japë dorëheqjen

Një qytetar ka kritikuar ashpër klasën politike në vend. Ai foli me tone të ashpra për kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur “tradhtari më i madh në këtë vend” dhe duke e akuzuar për largimin e të rinjve nga Shqipëria.

Ai nuk kurseu kritikat as për Kryedemokratin Sali Berisha, duke i kërkuar të largohet nga politika.

“Rama, je më tradhtari në këtë vend. Na keni larguar djemtë nga vendi. I lëmë kohë Ramës që të japë dorëheqjen deri të shtunën, se do të përballet me revolucionin e të rinjve.

I them Sali Berishës që të largohet, se kemi që nga ’91 që na mashtron. Pensioni nuk më del. Paguaj drita e ujë dhe pak më ngelet,” u shpreh qytetari.

Advertisement