Connect with us

Politike

Berisha: Rama e ka bërë për dy lekë drejtorin pse lejoi Veliajn të operohej

Sali Berisha, teksa u përgjigjej pyetjeve të publikut që i ishin adresuar në rrjetet sociale, u ndal edhe te ndërhyrja kirurgjikale që bëri pak ditë më parë Erion Veliaj.

Sipas Berishës, tha se Edi Rama “e ka bërë për dy lekë drejtorin e burgjeve, pse e ke lejuar të shkojë të operohet”.

“Vetëm pse është operuar Erion Veliaj, Edi Rama e ka bërë për dy lekë drejtorin e burgjeve, pse e ke lejuar të shkojë të operohet. Unë nuk i dal zot kurrë Erion Veliajt, por çdo të sëmuri i dal zot unë.

Po të jetë i sëmurë, unë i dal zot, kjo nuk ka dyshim. Ky është një akt i turpshëm. Ai, drejtori i burgjeve, është emëruar nga Ulsiu, me siguri pas shumave marramendëse, jashtë të gjitha kritereve.

Kështu që burgjet janë të gjitha në duart e baronëve të drogës dhe të kockave mafioze”, tha Berisha.

 

Advertisement