Connect with us

Aktualitet

Bill Clinton iku, lobimi kundër Albin Kurtit vazhdon

Sipas analistit Andi Bushati, i vetmi kumt politik dhe i vetmi qëndrim që i’a vlen të debatohet nga ajo që tha ish presidenti i 42 amerikan në Tiranë, Bill Clinton, ishte paragrafi që ai artikuloi për Kosovën.

Sipas ti, “Po të analizohet dhe po të dekriptohet fjalë për fjalë, fjala e ish presidentit përbënte pa dyshim një goditje për politikën që po ndjek kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti”

Bushati thote se “Në fjalimin e Klintonit përmendjej fjala “gabim” për zgjedhjen e katër kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe, dhe bëhej thirrje se duhej ndalur kjo “marrëzi” si edhe theksohej se minoriteti slloavo-ortodoks në Kosovë ka nevojë për një qeverisje të denjë”

Ne editorialin e tij analisti Andi Bushati shkruan se po të shqyrtohet në thelb, Bill Klinton nuk është se bëri ndonjë kritikë thelbësore për politikën e ndjekur, ai thjesht, u rekrutua të lobojë për të ushtruar dozën e presionit, në atmosferën e përgjithshme të trysnisë që po bëhet ndaj Albin Kurtit.

Sipas Bushatit, nga dy mendësi që po mbizotërojnë sot lidhur me debatin për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, fatkeqësisht për momentin, duhet pranuar se, obsioni që mbron Tirana dhe jo ai që kërkon Prishtina, po fiton më shumë popullaritet në perëndim.

E në këtë kuadër duhet parë edhe zbarkimi i ish presidentit amerikan në Tiranë. Vizita e tij u sponsorizua dhe u organizua nga ata që besojnë se qëllimet e mira të harmonisë dhe bashkëjetesës arrihen përmes koncesioneve që i duhen bërë Beogradit

 

Aktualitet

“Shumë i stresuar…”/ Dyrnjaja: Ilir Meta së shpejti do jetë nën akuzë

Gazetari Denis Dyrnjaja, i ftuar në studion e “Ditarit” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN, deklaroi se së shpejti Ilir Meta, Presidenti i Partisë së Lirisë, do të jetë nën akuzë nga SPAK.

“Unë pashë sot, pasi doli nga prokuroria, fundin e Ilir Metës. E ndjeva goxha të stresuar. Njeriu që përpiqet të fshehë atë që ka brenda tij, sot nuk arriti dot të fshehë nervozizmin”, tha Dyrnjaja.

“Gjërat për të cilat është pyetur sot e kanë stresuar shumë Ilir Metën, pasi nuk është Ilir Meta ai që cakton agjendën se për çfarë pyesin hetuesit apo prokurorët. Kjo nënkupton që Ilir Meta së shpejti do të jetë nën akuzë. Jo mund, por do të jetë nën akuzë.

E kam bindje nga ajo që lexova prej tij sot. Unë zakonisht jam i matur para se të lëshoj deklarata, por sot e pashë shumë të stresuar”, shtoi gazetari.

Continue Reading

Aktualitet

Meta në SPAK, Karamuço: Në emër të tij dhe Monikës ka letra anonime për…

Eskperti i sigurisë, Ervin Karamuço ka komentuar mbrëmjen e sotme qendrimin e Ilir Mets prej tre oresh ne SPAK.

“Nëse kamerat do ta kishin shoqëruar do ta kishin vënë re se ai ndryshoi qëndrim., I rregullt dorëzoi orën, shumë korrekt, por më pas… Më pëlqeu bipolariteti. I kanë këto luhatjet e forta kur kanë problematika të mëdha me organet e drejtësisë.

Luhatje kaq të forta tregojnë një shqetësim. Unë nuk e vura drejtpërdrejtë me Metën por me rojën e Metës. Kur nisi me sharjet roja mori masën që ta largonte, me shumë mundësi është njoftuar, Nuk është strategji, e humbasin kontrollin kanë nervozizëm. Thonë edhe dhe të vërteta.

E vërteta është se është pyetur jo vetëm për pasurinë e bashkëshortes por edhe të personave të tjerë. Ka letra anonime që janë dërguar në emër të tyre për të cilat tregojnë për pasuri të regjistruar në merret të tyre por pretendohet se janë të tyre”, tha Karamuço.

Continue Reading

Aktualitet

“Iliri dhe Monika po lajnë haqet”, juristja: Meta, burrec! Shiti nënën e 3 fëmijëve të tij

Juristja Brisida Gjikondi e ka konsiderur një burrec, presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta për sjelljet dhe qëndrimet e tij të fundit ndaj bashkëshortes, Monika Kryemadhi.

E ftuar në emisionin “3D”, nga Alban Dudushi, Gjikondi tha se pavarësisht problemeve në çift, një bashkëshort dhe baba i 3 fëmijëve  nuk mund të arrijë deri në atë pikë sa të degradojë nënën e fëmijëve të tij.

Sipas saj, marrëdhënie e tyre duket sikur po lajnë haqet ndërsa i bëri thirrje SPAK të veprojë kundrejt Metës.

Gjithmonë e kam thënë që ata nuk janë familje, por biznes. Ky degradim është i turpshëm për ta parë të gjithë shqiptarët. Po ta shohësh me qetësi, sido që të jetë situata si çift, pavarësisht mëkateve si çift , përpallë 30 vjet histori dhe modelit që kanë ofruar, mendoj që kurrsesi  një bashkëshort, babai i tre fëmijëve nuk mund të arrijë të degradojë nënë e fëmijëve të tij. E ndoqa Metën dhe nga reagimet të lë mendosh që është një burrec që kërkon t’ja ngarkojë të gjithë  bashkëshortes së tij. Meta kohët e fundit ka marrë malet por nuk mund t’i shmanget përgjegjësive penale dhe civile që ka. Do të doja që SPAK të veprojë. E gjitha kjo që po i ndodh ndoshta po lajnë haqet ndaj njeri tjetrit, po sërish nuk duhet të lejohet një degradim i tillë. Fjalët e Metës sot ishin të qarta që i drejtoheshin bashkëshortes së tij”.

Continue Reading

Aktualitet

Meta në SPAK/ Aty brenda ishte ‘Helena e Trojës’, ajo i ka treguar gjithçka prokurorëve

Ilir Meta u paraqit sot në SPAK teksa i pyetur nga gazetarët me çfarë statusi u mor në Prokurorinë e Posaçme, Meta ishte mjaft i revoltuar dhe me tone të ashpra është shprehur ndaj Altin Dumanit.

Gazetarja Glidona Daci në ‘Frontline’ me Marsela Karapançon u shpreh se Meta u thirr në cilësinë e personit që ka dijeni.

‘Që nga momenti kur ka hyrë në SPAK, ka pasur tjetër retorikë, pastaj herën e dytë kishte retorikë më të ashpër. Ditën e sotme ishte agresiv. Kishte atë sjelljen e ashpër, nuk shpjegonte asgjë. Përtej insistimit në çfarë cilësie ishte. Edhe sot është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni. Janë bashkuar në një çështje lobimi në Amerikë dhe ndërhyrjet estetike. Edhe tek CEZ/DIA ka dyshime të korrupsionit pasiv. Shpenzimet estetike dhe lobimi dhe hetimi pasuror janë një çështje. SPAK do dal edhe me një vendim shumë shpejt se çfarë do ndodh me çiftin Meta Kryemadhi.

Në informacionet tona janë bërë edhe letërporosi nga jashtë, për ndërhyrjet estetike. Janë duke u verifikuar. Skenarët e mundshme, mund te këtë edhe një pushim për shkak të tejkalimit të afateve. Akuza kryesore vepra kriminale e pastrimt të parave dhe korrupsionit. Zonja Kryemadhi dje ishte qetë. Shpjegoi, nuk ruajti sekretin hetimor. Ka ardhur disa herë në dyert e SPAK, edhe ditën e djeshme tha u pyeta rreth historisë që dini’, tha Daci.

Ndërkohë analisit Lavdrim Lita thekson se në pah ka dalë financierja e LSI, që e përmendi dhe Meta, Helenën, që sipas Litës është ‘Helena’ e Trojës

‘Ka disa ngjarje. Ngjarja jashtë ishte shitja e një burri të gruas faqe publikut dhe faqe gazetarëve. Dhe ajo që ndodhi brenda, aty ishte Helena e Trojës. Financierja, ajo që lidh hetimet pasuror. Pasuria e partisë është përdorur për gjëra vetjake, për të paguar shpenzime familjare. Ka lindur dyshime dhe po verifikohet pasuria. Është tërhequr para apo janë paguar përmes parave të partisë. Helena, ai thotë gabim Elena, ka treguar gjithçka te SPAK, kam tërhequr këto para i kam çuar këtu. Këtu është problemi i transparencës financiare, SPAK aty po bën vettingun politik dhe financiar. Aty del që paratë përdoren për interesa personale’, theksoi Lita.

Continue Reading

Aktualitet

Berishizmi që vulosi fatin e PD

Nga Desada Metaj

Dhe në ditën e tretë të vulëmbajtjes, atëherë kur euforia e militantëve po djersitet nga vapa e vetmja gjë e freskët në PD e doktorit vazhdon mbetet “berishizmi”.

Sepse në thelb gjithçka e nisur 30 vjet më parë dhe e vulosur 3 ditë më parë nga Gjykata e Apelit është në funksion dhe sinkron të mënyrës se si Sali Berisha ka drejtuar partinë e tij, ka qeverisur vendin dhe ka manipuluar me të gjithë pushtetet e varura dhe të pavarura prej tij. Për këto arsye ai meriton trajtimin me kujdes nga historia si njeriu që i mbijeton politikës në katin e tetë të pallatit ku banon, duke mos qenë koherent me asnjë qëndrim politik këto 33 vjet përveç mënyrës si trajton kundërshtarin politik dhe “armiqtë e brendshëm”. Këto dy elementë kombinuar me efiçencën e aleancave fluide të doktorit me “regjimin” ishin vendimtare në lulëzimin e biznesit të familjes së tij të betejës me pjesën antiberishiste në PD.

Tashmë është e qartë se PD është pronësi e familjes Berisha. Personalisht kam besuar se brenda një partie të madhe ngjizur nga njerëz të lirë dhe idealistë, me gjithë moskuptimet dhe keqkuptimet ideologjike, programore apo shoqërore kishte ardhur momenti që fryma berishiste të zëvendësohej me ca më shumë konservatorizëm dhe qytetari e ca më pak lakmi e idhujtari.

Për fat të keq kjo rezultoi e pasuksesshme.

Së pari sepse fryma berishiste ishte dhe mbetet e fortë tek një pjesë e militantëve idhujtarë. Ndërkohë që interesat e oligarkëve, lejet e ndërtimit të kullave, pronarëve të mëdhenj të medias vazhdojnë të jenë të lidhura afërsisht me djalin e ish kryeministrit. E si rrjedhojë, faturat e militantëve, protestave, megafonëve mediatikë, metalikë apo atyre me forma njerëzore kanë pasur dhe kane likuiditet pagese pa asnjë pengesë.

Së dyti, që prej momentit të përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD Sali Barisha kishte avantazhin e njohjes së kundërshtarëve. Jo rastësisht muaj pas muaji Foltorja arriti të blejë jo vetëm cektësinë e mendimit dhe qëndrimit por dhe koherencën, ambicjet e mëdha dhe pasiguritë e shumicës së atyre që i dolën kundër Berishës në fillim. Duke rritur kështu numrin e mbështetësve të tij.

Së treti duke përdorur hedhjen e llumit si mënyrën e tij normale të komunikimit Sali Berisha ja doli të intimidojë në masë zërat dhe njerëzit normalë që duan një PD pa berishizëm. Dhe që të përballosh ushtrinë gojështhurrur të Sali Berishës me shpifje dhe akuza duhet të kesh stomak të fortë. E ndërkohë jo të gjithë njerëzit normalë janë të gatshëm ta bëjnë këtë pa marrë asgjë në këmbim.

Për fat të mirë agonia gati 3 vjeçare e një PD-je të shkalafitur mori fund.

Bashkë me të dhe retorika budallaqe e bashkimit mes dy ideologjish që nuk kanë asgjë të përbashkët. Berishizmi vulosi pas 33 vitesh fatin e PD duke e zyrtarizuar atë si formacion politik “tokë e xanun”, kësaj here me letra në hipotekë. Por duke e lënë më të vogël e më të pafuqishme se kurrë më parë.

Asnjëherë në historinë e demokracisë së Shqipërisë PD nuk ka qenë më e përçarë, më e vogël dhe më qesharake se sot. Pjesa që mbeti pa vulë nuk është as më e mira dhe as më e keqja nga copëzat e PD. Por përballë ca njerëzve normalë në formim dhe sjellje, pjesa berishiste është kaq e mjeruar dhe anakronike. Aq sa duket sikur Edi Rama i ka vizatuar siç ja do oreksi politik dhe delli artistik. Vetëm se për penelatat e fundit i duhet të presë kalimin e pronësisë tek Argita. E deri sa kjo të ndodhë, spektakli me “të bashkuarit në diversitet” do të jetë shfaqja e fundit që doktori do ofrojë falas për të gjithë ne që besuam se në të gjallë të tij do mundnim berishizmin në PD.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING