Connect with us

Aktualitet

Bllokuan autostradën një natë më parë, protestuesit: Do marshojmë vetëm brenda ‘Unazës’

Ka nisur marshimi i qytetarëve për ditën e 16-të të protestës.

“S’ka PD që na ndalon, ne po bëjmë revolucion”. Me këtë thirrje, si çdo ditë tjetër, qytetarët u mblodhën në shesh për të marshuar më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë, aty do të mbajnë edhe fjalimet e tyre.

Pas fjalimeve, qytetarët priten të marshojnë edhe në rrugët e kryeqytetit.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tyre me megafon, organizatorët e protestës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos përçahen gjatë marshimit dhe të mos përsëriten incidentet e mbrëmshme.

“Marshimi është organizuar nga vetë të rinjtë, por nga sot do kujdesemi edhe për të për të shmangue incidentet e mbrëmshme. Nuk do të ketë më marshim jashtë ‘Unazës’, u shpreh aktivisti Kola.

“Ajo që ndodhi mbrëmë nuk do të përsëritet”, deklaroi një tjetër organizator.

Advertisement