Connect with us

Politike

‘Borde komuniste’, Berisha: Jemi në mediat e botës si në ’90-ën

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një takim me Frontin për Shpëtimin Kombëtar ka deklaruar në lidhje me emigrimin e të rinjve që ka marrë vëmendje të madhe nga mediat britanike dhe qeveria e tyre, ndërsa ka thënë se vendi njësoj si në vitet ’90 ka pushtuar lajmet e btoës si populli i gomoneve.

Sakaq, ai foli edhe për rritjen e çmimeve dhe krizën ekonomike teksa tha se bordet komuniste ekzistojnë vetëm në Shqipëri, ndërsa sipas tij kryeministri Rama i lavdëron për mbajtjen e çmimeve në qiell.

“Jemi në një moment kur njësoj si në ‘90-ën kemi pushtuar lajmet si populli i gomoneve dhe zhvillohet një dramë shekspiriane në kanalin e La Manshit ku mijëra shqiptarë largohen për shkak të qëndrimeve, politikave jo humane e antishqiptare të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Ky shpopullim i shpejtë marramendës i vendit tejkalon ritmet e shpopullimeve nga luftërat civile apo katastrofa të tjera natyrore. Nga 2014 deri në 2021 vetëm në BE u larguan nga vendi 744 mijë qytetarë sipas Eurostati. Kjo fugë e madhe, ky largim i madh nga vendi është rezultante e vjedhjes së shqiptarëve nga një qeveri që bën gjithçka me të gjitha vendimet dhe ligjet që ndjek, pasurohet vetë dhe vjedh qytetarët. Mediat britanike në unison kanë bërë fjalë për largimin e shqiptarëve nga varfëria, por nëse shohim përtej saj gjejmë vjedhjen e fondeve publike të shqiptarëve si askund tjetër dhe është kjo pikërisht që nuk lejon rrogat dhe pensionet e tyre të rriten, përkundrazi ato për shkak të inflacionit ulen.

Shqiptarët varfërohen në mënyrë të tmerrshme nga çmimet, askund nuk ka borde komuniste si në Shqipëri të cilat kryeministri i lavdëron dhe mban çmimet në qiell. Ushqimet bazë në vend janë 7 herë më të larta se në BE, kur rroga është 6 herë më e ulët, nafta në nivelet më të larta, krahas këtyre Edi Rama ka shndërruar pasuritë publike në mallkim për vendin, energji përdoret si një shpatë Demokleu, si ajo përdoret si kamxhik për shqiptarët në një kohë kur rezervat ujore kanë siguruar 100% të konsumit të energjisë. Shqiptarët janë viktimë e bixhozit që luhet me energjinë, energjinë që prodhohet ua shesin agjentëve të tyre me çmim më të ulët se bursa dhe kjo rieksportohet. Kjo është e faktuar, njerëzit nuk e ndjejnë por vjedhjet me energjinë janë të paimagjinueshme”, u shpreh Berisha.

Politike

Beleri zgjidhet eurodeputet/ Pret në burg vendimin e Apelit në Shqipëri

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës Fredi Beleri është në mesin e fituesve nga lista e kandidatëve për eurodeputet, të Partisë “Demokracia e Re “ të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Në përfundim të votimeve të së dielës në Greqi për Parlamentin Europian, ai është renditur i katërti, mes 7 emrave që do të përfaqësojnë partinë e kryeministrit grek. Kjo është hera e dytë që zoti Beleri fiton zgjedhje, duke qenë në gjendje arresti.

Zoti Beleri ndodhet në burg në Shqipëri, pasi u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të kaluar, nën dyshimet për blerje votash.

Ai ishte kandidati i opozitës në Himarë, dhe doli fitues me një diferencë të ngushtë votash. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar atë me dy vjet heqje lirie.

Zoti Beleri, i cili ka hedhur poshtë akuzat, e ankimoi vendimin në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Procesi ndaj tij, është shtyrë dy herë për shkak të mungesës së avokatëve të tij, një lëvizje e cila duket se kërkonte të shmangte një vendim të formës së prerë, para zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

Në një reagim pas rezultatit , Fredi Beleri tha përmes një mesazhi nga burgu i Fierit se ”lufta u fitua në kushte të vështira, të paimagjinueshme për një vend që dëshiron të bëhet pjesë e familjes europiane”.

Legjislacioni shqiptar parashikon se një kryetar bashkie nuk mund të mbajë funksione të tjera dhe nëse Fredi Beleri shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme e Apelit ai duhet të zgjedhë mes postit të eurodeputetit apo kryetarit të Bashkisë së Himarës.

Por nëse dhe Apeli do të konfirmojë dënimin e tij, atëherë ai praktikisht humbet mundësinë për të drejtuar Bashkinë e Himarës, ku do të duhet të shpallen zgjedhje të parakohshme.

Kostituimi i zotit Beleri si eurodeputet do t’i nënshtrohet rregullave të Bashkimit Europian. Sipas rregullores së Parlamentit Europian përpara se të mblidhet seanca e parë e Parlamentit kryhet verifikimi i eurodeputetëve të rinj.

Rregullorja e Parlamentit Europian, përcakton se pasi rezultatet e zgjedhjeve të jenë zyrtare, shtetet anëtare komunikojnë emrat e atyre që kanë fituar një vend në Parlamentin Evropian dhe Presidenti, nga ana tjetër, u kërkon autoriteteve përgjegjëse të vendeve anëtare të marrin masat e nevojshme për të shmangur çështjet që lidhen me papajtueshmërinë e marrjes së detyrës.

Zoti Beleri bën dallim nga eurodeputetët e tjerë pasi është zgjedhur në Greqi, një vend i Bashkimit Europian dhe vuan dënimin me burg në Shqipëri, një vend që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian.

Komisioni i Çështjeve Ligjore të Parlamentit Europian kontrollon kredencialet e reja të deputetëve të Parlamentit Evropian duke marrë vendime bazuar në informacionin që ofrojnë shtetet anëtare./ VOA

Continue Reading

Politike

‘Dhuna shtazarake ndaj Klevis Balliut’/ Këlliçi me tone të ashpra: E ka një emër dhe një fytyrë

Në një postim në rrjetet sociale, anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, ka treguar shenjat në trupin e shefit organizativ në PD, Klevis Balliu, i cili u lëndua në protestën para bashkisë.

Këlliçi në reagimin e tij, shprehet se dhuna shtazarake ndaj Klevis Balliut dhe deputetëve të PD, e ka një emër dhe një fytyrë

Postimi i Këlliçit:

Dhuna shtazarake ndaj Klevis Balliut dhe deputetëve të PD, e ka një emër dhe një fytyrë!!!
Përpos porositësit të dhunës që e dimë që është pronari faktik i inceneratorit, ju lutem na dërgoni informacion për emrin e policit bandit që shihni në foto, i cili sot në një akt të pashembullt urrejtje, goditi dhe helmoi zyrtarët e Partisë Demokratike me urdhër politik!

Kjo sjellje barbare e Policisë ndaj qytetarëve që protestojnë kundër korrupsionit dhe vjedhjes së qindra milionë eurove nga Erion Veliaj dhe banda “5D”, do marë përgjigjen e merituar në protestën e rradhës.

Continue Reading

Politike

“Me Berishën 0 komunikim”, Basha: Duhet të ndiqte këshillat e mia, s’ka çfarë jep më

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se me ish-kryeministrin Sali Berisha nuk ka asnjë komunikim që prej shtatorit të vitit 2021, përveçse ndonjë mesazhë në raste të fatkeqësive familjare.

Komentet Basha i bëri në emisionin “Interview” në Euronews Albania, ku tha se koha ka treguar se nëse Berisha do të ndiqte këshillat e tij, do të ishte më mirë për vendin dhe për vetë ish-kryeministrin.

Basha tha gjithashtu se Berisha në këtë stad ku është nuk ka çfarë jep më për Shqipërinë dhe shtoi se e sheh me keqardhje kur e sheh që flet nga ballkoni i shtëpisë së tij.

“Në këtë pikë jemi shumica dërrmuese në një mendje. Sa më shumë merremi me këtë çështje, aq më pak merremi me detyrën tonë para qytetarëve, që është edhe denoncimi i keqqeverisjes, edhe shpalosja e alternativës. Ndaj kemi vendosur t’i japim fund kësaj telenovele. Shqiptarët e dinë sa e korrupsuar është kjo qeveri. E dinë që kanë futur edhe kriminelë në radhët e saj për të marrë e mbajtur pushtetin.

T’u japim shqiptarëve rrugët e daljes nga kjo gjendje. PD-së i lind detyra që të japë ofertën për ndryshim. Një ofertë sa thelbësore, por edhe një rrugë të besueshme për ta zbatuar këtë aferë. Nuk më vjen mirë që ta shoh Berishën në këtë pozitë. Më vjen keq. Në fund të fundit është një njeri që në 34 vite të tranzicionit shqiptar ka bërë jo pak për vendin.

Sigurisht ka dritëhijet e tij, por nuk mund t’i mohoen as gjërat pozitive që ka bërë për vendin. Koha ka provuar që po të kishte ndjekur këshillat e mia, do të ishte më mirë për Shqipërinë, për PD, por edhe për atë vetë dhe familjen e tij. Është këshilluar keq. Në këtë pozitë që është nuk ka çfarë të jap më as për PD e as për veten. Që më 9 shtator 2021 ka qenë hera e fundit që kam kontaktuar me Berishën. Mesazhe në raste të fatkeqësive familjare”, tha Basha.

Continue Reading

Politike

Doda: Opozita të reformohet që të fitojë. Të zgjedhin një kandidat për kryeministër përtej palëve

Deputetja Mesila Doda, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 deklaroi se opozita e vendit mund të fitojë zgjedhjet vetëm nëse reformohet.

Doda theksoi se opozita duhet të zgjedhë një kandidat për kryeministër përtej palëve dhe të mos shihet vetëm interesi i ngushtë vetjak.

Mesila Doda: Opozita nëse vazhdon me egon e vet, nuk do të bëjë asgjë të hajrit. Nëse opozita gjen emër që tejkalon çdo ndasi, që do të marrë votën e pjesës gri, atëherë opozita do të ketë shanse reale.

Opozita duhet të reformohet që të fitojë. Edhe kush e merr vulën nuk më intereson, sepse e trajtuan që kush e merr atë vulë është opozita, por politika nuk është matematikë apo pazar. Nuk mund të jetë opozita dot vetëm me persona që kanë interesa personale.

Continue Reading

Politike

Pas lopëve Ilir Meta nuk kursen eurot: 1 mijë për çdo hektar vreshta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh sot se programi i kësaj partie parashikon 1,000 euro pagesë direkte për çdo hektar vreshta.

“Ky është programi konkret i Partisë së Lirisë në mbështetje të fermerëve shqiptarë. Një mundësi e shkëlqyer për të rritur mirëqenien e tyre, prodhimin dhe kultivuar me sukses varietetet më të mira”, theksoi Meta.

Gjithashtu Meta nënvizoi se, programi konkret i PL për të mbështetur fermerët shqiptarë synon pagesë direkte për çdo kokë dele apo dhi me 60 euro për kokë për çdo fermë blegtorale me 30 krerë të imta, nga 12 euro për kokë për fermat me mbi 100 krerë që është aktualisht.

Në këtë mënyrë, shtoi Meta, do të rritet interesi për të investuar gjithnjë edhe më shumë në prodhimin vendas, aq shumë të kërkuar, me impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies së të gjithë fermerëve shqiptarë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING