Connect with us

Rajon

Bosnjë-Hercegovina voton për presidencën trepalëshe

Më 2 tetor, qytetarët boshnjakë do të thirren në kutitë e votimit për të zgjedhur presidencën e re trepalëshe, në një atmosferë të tensionuar për opinionin publik.

Serbi Dodik synon të bëhet president i njësisë autonome që i përket Bosnjës dhe Erzogovinës. Nëse ai fiton bastin e tij, siç pritet, ai synon t’i japë Republikës Serbe të Bosnjë dhe Hercegovinës pavarësi të plotë duke i ofruar Rusisë mbështetje të re në Ballkanin Perëndimor.

“Për sa i përket marrëdhënieve tona politike në Bosnje dhe Hercegovinë, qëndrimi rus lidhet me mbështetjen e tekstit të marrëveshjes së Dejtonit. Një marrëveshje që Perëndimi është përpjekur ta çmontojë. Moska në vend të kësaj ka mbetur e përkushtuar ndaj marrëveshjes dhe për këtë arsye ajo mbetet një aleat i respektuar” – eshte shprehur Miroslav Dodik..

Ai gjithashtu nuk e fsheh se eshte një mbështetës i referendumeve ruse në Ukrainën lindore, pavarësisht se Beogradi i dënon ato si një pretekst për krijimin e një precedenti për qëllime nacionaliste secesioniste.

Sipas sistemit institucional boshnjak, të krijuar nga Marrëveshja e Dejtonit, vendi përbëhet nga nivele të ndryshme të presidencave. Ndërsa serbët e Bosnjës kanë njësinë e tyre autonome, kroatët dhe boshnjakët ndajnë të njëjtat institucione federale.

Rajon

Mitsotakis mesazh Shkupit: Do të izoloheni ndërkombëtarisht

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis i ka dhënë një tjetër mesazh Shkupit zyrtar në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë së Veriut.

Me ardhjen në pushtet të VMRO-së, si në Presidencë ashtu dhe në qeveri, kryetarja e re e shtetit e quajti në fjalimin e saj zyrtar shtetin Maqedoni, dhe jo Maqedoni e Veriut sipas Marrëveshjes së Prespës me Greqinë.

Por Kryeministri Mitsotakis u ka kërkuar liderëve politikë të RMV-së që t’i lënë lojërat partiake dhe retorikën politike tani që zgjedhjet kanë përfunduar dhe të mbajnë sjellje serioze shtetërore.

“Marrëveshja e Prespës duhet respektuar. Emri i vendit është Maqedoni e Veriut dhe ata që ende e quajnë Republika e Maqedonisë do të na kenë përballë. Miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut duhet ta kuptojnë se periudha parazgjedhore ka përfunduar dhe duhet të bëhen seriozë”, u shpreh Mitsotakis.

Kryeministri grek paralajmëroi se Maqedonia e Veriut do të izolohet ndërkombëtarisht nëse vazhdon me të njëjtën sjellje.

“Besoj se do t’u bëhet presion i madh, tashmë ka pasur një reagim nga Presidentja e Komisionit Europian pas ndërhyrjes greke. Greqia nuk është e izoluar, Shkupi është. Çështjet për emrin e Shkupit nuk ndryshojnë.

Ajo që duhet t’u bëjmë është t’ju shpjegojmë se kjo politikë e tyre do t’i çojë në izolim ndërkombëtar. Ne nuk jemi naivë dhe dimë t’i menaxhojmë këto lojëra me partitë e vogla”, theksoi Mitsotakis për mediat greke.
Continue Reading

Rajon

Jemi ekstremisht të zhgënjyer me 2 të sanksionuarit në qeverinë e Serbisë, deklarata e Escobar  

Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, i cili është në ditët e fundit të tij në këtë pozitë deri në marrjen e një roli të ri në diplomacinë amerikane, në një intervistë për Këshillin Atlantik ka folur për raportet mes SHBA-së dhe Serbisë.

Escobar ka vlerësuar disa prej veprimeve të Serbisë që lidhen në raport me Ukrainën dhe ka thënë se përkrahja politike e Serbisë për Ukrainën është një tregues që Serbia po e rikonsideron seriozisht pozicionin e saj strategjik teksa edhe ka përmendur vizitën e fundit të kryediplomatit ukrainas dhe zonjës së parë të Ukrainës në Beograd.

Megjithatë ai ka thënë se SHBA është jashtëzakonisht e dëshpëruar me faktin se dy zyrtar të sanksionuar nga DASH janë futur me pozicione në qeverinë e re të Serbisë. Escobar ka deklaruar se do të vazhdojnë t’ia shprehin Serbisë pritshmëritë e SHBA-së përmes kanaleve diplomatike.

Diplomati amerikan ka thënë gjithashtu se raporti i Serbisë me SHBA-në varet nga disa kushte, se si Serbia sillet me fqinjët dhe se si Serbia ndërvepron me partnerët euro-atlantik.

Continue Reading

Rajon

Mali i Zi shkeli Serbinë, Vuçiç kërkon hakmarrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka theksuar se në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë që do të mbahet javën e ardhshme, do ta marrë vesh se kush janë në të vërtetë miqtë e Serbisë.

Kreu i shtetit serb gjithashtu ka kritikuar Malin e Zi për vendimin e tij për ta mbështetur Rezolutën, por edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Të gjithë ata që nuk votojnë apo abstenojnë janë miq, do të festojmë dhe mbrojmë flamujt e tyre, por edhe do të kemi marrëdhënie korrekte me të tjerët. Serbia nuk e cenoi integritetin territorial të Malit të Zi, por Mali i Zi e shkeli Serbinë”- tha Vuçiç gjatë një interviste në mediumin serb TV Pink.

Kujtojmë se Mali i Zi është vendi i fundit që është shkëputur nga Jugosllavia, dhe kjo jo më larg se në vitin 2006. Lëvizjen për shkëputjen nga Jugosllavia e kishte udhëhequr ish-presidenti malazez, Milo Gjukanoviç.

Kur Kosova shpalli pavarësinë e saj, me 17 shkurt të vitit 2008, Mali i Zi vetëm disa muaj më pas, saktësisht me 9 tetor 2008, e njohu pavarësinë e saj.

Njohja nga Mali i Zi për Kosovën ishte mjaft e rëndësishme, pasi një vend fqinje po pajtohej me mëvetësinë e saj, vendi i 49 që e kishte njohur pavarësinë e Kosovës.

Continue Reading

Rajon

Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri

Në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit, bëri të ditur ekskluzivisht për Radio Televizionin e Kosovës, Arben Taravari nga koalicioni VLEN.

“Besoj që njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i parlamentit do të vazhdoj të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspert ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do jetë i dinjitoz, me njerëz profesionist”, tha ai.

Taravari tha se konstituimi i Kuvendit do të bëhet në fund të këtij muaji, kurse Qeveria e re pritet të votohet në pjesën e parë të muajt qershor.

“Konstituimi i Kuvendit është planifikuar të bëhet diku ka fundi i këtij muaji, muajit maj, dhe ne ndërkohë ka fundi i javës së ardhshme do t’i kemi edhe zgjedhjet kadrovike dhe programin qeveritar. Pasi të konstituohet Parlamenti duhet që presidentja e shtetit t’i jep mandatin mandatarit të ardhshëm. Në gjysmën e parë të qershorit sigurisht do ta kemi Qeverinë e re”, tha ai.

Partnerët e koalicionit ,sipas Taravarit, janë pajtu që prioritet i Qeverisë së re të jetë rruga drejt Bashkimit Evropian, lufta pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës.

Continue Reading

Rajon

Kreta “pushtohet” nga pluhuri i Saharasë

Kreta është “pushtuar” nga pluhuri afrikan. Drejtoria e Shëndetit Publik të Qarkut të Kretës u ka bërë të ditura qytetarëve masat që duhet marrin për t’u përballur me pluhurin e Saharasë.

Mediat në vend raportojnë se përqendrimet e regjistruara deri më tani të grimcave në ajër janë shtuar.

Universiteti i Kretës dhe Universiteti Teknik i Kretës informojnë se sipas modeleve parashikuese “përqendrimet mesatare ditore të PM10 për ditën e sotme të shtunën dhe të dielën 19.05.2024 do të luhaten në nivele mesatare. (51- 75 µg/m3) për shkak të fenomenit intensiv të transportit të pluhurit nga Saharaja.”

Për këtë arsye, të rriturve me probleme me frymëmarrjen, atyre me sëmundje të zemrës dhe fëmijëve me probleme me frymëmarrjen, u rekomandohet që të kufizojnë çdo ushtrim fizik intensiv, veçanërisht nëse bëhet jashtë.

Po ashtu, qytetarëve u është rekomanduar që të mbajnë maskat me mbrojtje të lartë FFP2, N95 & KN95, duke qenë se ato mund të mbrojnë qytetarët që janë aktivë në natyrë. Përveç kësaj, rekomandohet po ashtu marrja e masave për të përmirësuar cilësinë e ajrit të brendshëm.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING