Connect with us

Bota

BUMERANGU I KRERËVE TË SHTETEVE QË U GODITËN NGA PANDEMIA

Pandemia e Covid duket se nuk kursen askënd dhe prek më shumw ata që e shpërfillin atë, qofshin president apo kryeministra.

Nga skeptik në pozitivë për koronavirusin. Fillimisht ishte Kryeministri Britanik Boris Johnson, pastaj Presidenti brazilian Jair Bolsonaro, autoritaristi bjellorus Aleksandër Lukashenko  dhe tani presidenti Trump.

Në katër në kohë të ndryshme ata kanë minimizuar rreziqet e pandemisë dhe kanë qënë skeptik ndaj masave parandaluese dhe i kanë parë maskat me neveri.

I pari ishte Kryeministri britanik, ithtar i imunitetit të tufës, i cili më 27 mars njoftoi se ishte infektuar me Covid, se do të futej në karantinë dhe do të vazhdonte të drejtonte qeverinë përmes video konferencave.

Ai u trajtua për tre ditë në kujdesin intensive deri sa doli negative në testin e tamponit më 13 prill. I shëruar por i dërmuar nga infeksioni ai ndryshoi qëndrim ndaj pandemisë dhe para dy ditësh deklaroi se “Nëse nuk i respektohen rregullat, do të ketë gjoba dhe qeveria do të konsiderojë një bllokim të dytë.”

Më 7 korrik, virusi goditi edhe presidentin 65-vjeçar brazilian Jair Bolsonaro, i cili nuk vendoste asnjëherë maskë në takimet e tij publike. Ai si dhe Trump u autokurua me Hidroksiklorikinë dhe filloi një turne prej 2.500 kilometrash në shume qytete në Brazil, vendi i dytë në botë me më shumë viktima dhe i treti me më shumë infeksione.

Diktatori i fundit i Europës, presidenti bjellorus Lukashenko nuk është prekur nga Covid por nga protestat e opozitës. Gjithsesi skepticizmi i tij ndaj Covid ka qënë i pashëmbullt deri në cinizëm teksa ka rekomanduar votkën, punën më traktor dhe saunën si ilaçe për të mundur infeksionin.

SHBA-ja, e përkulur nga katastrofa shkatërruese shëndetësore dhe sezoni i trazuar politik në prag të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, me 2 tetor mori lajmin se presidenti Trump ishte prekur nga Covid. Njëriu që neveriste maskat dhe masat kufizuese, për shkak të moshës dhe peshës më së shumti rrezikoi shëndetin dhe më e pakta rrezikon seriozisht të ndikojë në rizgjedhjen e tij president.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *