Aktualitet
Dalin detajet – Kush janë dy vëllezërit nga Pogradeci që u gjetën të vrarë në Maliq, dyshimet e para
Një tjetër ngjarje tronditi Shqipërinë. Dy vëllezër janë gjetur të vdekur në Maliq, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri.
Ata janë identifikuar si vëllezërit Andi Olldashi 33 vjeç dhe Martin Olldashi, 31 vjeç, banues në Pogradec. Këta shtetas, ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 07 dhjetor.
Trupat e pajetë të tyre janë gjetur sot, në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”.
“Më datë 10.12.2020, rreth orës 11:50, në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”, janë gjetur të pajetë, trupat e vëllezërve A. O., 33 vjeç dhe M. O., 31 vjeç, banues në Pogradec, të cilët dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Këta shtetas, ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 07.12.2020.”, njoftoi policia.
Maliq/Informacion paraprak

