Connect with us

Bota

Dëgjohen sirena në Tel Aviv, Hamasi thotë se ka gjuajtur raketa nga Gaza

Sirena që paralajmërojnë sulme me raketa u dëgjuan në pjesën qendrore të Izraelit, përfshirë Tel Avivin më 26 maj, për herë të parë pas disa muajsh, teksa Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha se ka gjuajtur një breshëri raketash nga Gaza.

Hamasi ka vazhduar të sulmojë me raketa komunitetet përreth Gazës, që kur ka nisur luftën me Izraelin më 7 tetor. Nuk ka ende informacione për viktima apo dëme nga breshëria e fundit e raketa e lëshuar nga Hamasi.

Lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit nisi pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 35.800 palestinezë. Izraeli thotë se po zhvillon ofensivë në Gazë me synimin që të zhdukë Hamasin, i cili udhëheq këtë territor./Rel/

Advertisement

TRENDING