Connect with us

Kronike

Detaji në vrasjen e Gentjan Bejtjas/ Kush ishte i interesuar të eliminonte Ylli Brahjan, pjesë e grupit të Ervis Martinajt

Vrasja e Gentjan Bejtjas vetëm pak ditë më parë në banesën e tij, ka rikthyer vëmendjen tek ekzekutimi i Ylli Brahjas, krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

Kjo pasi ditën e sotme  është vënë nën pranga nga policia kushëriri i Brahjas, Ilir Beqaraj alias Brahimin, alias Mançellarin.

Historia dhe lidhja mes këtyre personazheve është trajtuar më parë nga emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala.

Masakra e Milotit, plumba mbi mikun e Martinajt / Dokumentari i emisionit “Në shënjestër”- Pjesa e Dytë

 

 

Por kush ishin të interesuar të vrisnin Ylli Brahjan? Pse ai ishte kthyer kohë pas kohe në një tabelë qitje për ata që ishin armiqtë e tij?

Si kishte mundur ai ti mbijetonte një tjetër atentati të mëparshëm? A kishte lidhje atentati i radhës ndaj tij me dorën e fundit që rivalët po i jepnin grupit të Ervis Martinaj? Apo ky atentat ishte thjesht një llogari personale që Ylli Brahja kishte me konkurentët e tij në bizneset e krimit?

Edhe pse në vetvete, atentati ndaj tij mund të duket si një shpagim personal, grupi hetues mendon se krismat ndaj Ylli Brahjas, ishin në vazhdën e atentateve që u ishin bërë në vitet dhe muajt e fundit grupit të Ervis Martinaj.

Në këtë zhvillim pistash, policia kreu fillimisht kontrolle në banesën e Roan Brahimit, alias Sidorel Prendi. Në fshatin Pllanë të Lezhës. I cili ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022.

Roan Brahimi, i cili nuk u gjet në banesë as në atentatin e parë ndaj Martinaj dhe as në atë të Ylli Brahjas.  Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi.  I cili tha se nuk kishte asnjë dijeni se ku ndodhej djali i tij, të paktën prej një viti. Ndërkohë që sipas tij ata ishin rreth krushqie me Ylli Brahjan, pasi nusja e djalit të tij, e kishte njeri të afërt.

Gjovalin Prendi: Babai i Roan Brahimit.

Nuk kam asnjë dijeni për ngjarjen e rëndë. Gjithçka e mësova nga televizori. Klisman Preçin nuk e njoh fare. Kurse Ylli Brahimin e njoh pasi kam lidhje miqësore. Kjo, pasi nusja e djalit tim, Roan Brahimi (Sidorela Prendi) është kushërirë e afërt e Ylli Brahimit. Me sa di unë, babain e nuses së djalit tim, Ylli e ka djalë xhaxhai.

Djali im Roan Brahimi ndodhet jashtë shtetit. Se në cilin shtet nuk e di, pasi nuk kam asnjë komunikim me të prej kohësh, prej më tepër se një vit. Nuk i kam as numër telefoni dhe asnjë adresë në rrjetet sociale.

Gjovalin Prendi tha më tej se nuk kishte ndonjë informacion që djali i tij të kishte probleme me Ylli Brahjan. Ai vazhdonte të vlerësonte se kishte marrëdhënie të mira me familjen e shënjestrës së atentatit.

Gjovalin Prendi: Babai i Roan Brahimit

Nuk kam asnjë dijeni që djali im të ketë pasur apo ka konflikte me Ylli Brahimin dhe njerëzit e tij. Marrëdhëniet e mia me miqtë janë normale dhe korrekte.

Ashtu kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë. Lidhur me ngjarjen e ndodhur dua të them se më ka ardhur shumë keq, pasi i kam miq shtëpie.

Por pse grupi hetues po investohej kaq shumë në emrin e Roan Brahimit, si një nga personat më të mundshëm të dyshuar për atentatin ndaj Ylli Brahjas dhe mikut të tij tashmë të ndjerë, Klisman Preçit. Sipas dokumentave sekrete të policisë, gjithçka thuhet se lind pas një konflikti që Roan Brahimi kishte me Ylli Brahjan.

Ku ky i fundit, sipas dokumentave të prokurorisë, mendohet se e ka çuar Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar.  Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Rohan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare.

E gjitha kjo. për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Brahjan se “nuk ja falte kurrë atë që i kishte bërë”.

Por a është ky motivi i vërtetë i atentatit ndaj Ylli Brahjas, mbrëmjen e 22 korrikut 2022, në qendër të Milotit.

Ajo që dihet është se grupi hetues nuk u ndal vetëm te emri i Roan Brahimit. Krahas banesës së tij, policia ushtroi kontrolle edhe në disa banesa të tjera. Në ato të Izmir Selit, në fshatin Zhejë të Kurbinit. Atë të Ervis Kuqit në qytetin e Milotit në Kurbin. Si edhe në banesën e Alfred Rakaj Petokut.

Ku çuditërisht në këto banesa nuk u gjet asnjëri prej tyre, por vetëm të afërm, të cilët nuk kishin dijeni se ku ishin familjarët e tyre në kërkim nga policia.

Ndërkohë që policia ndërtoi për këta persona, profilet kriminale, si persona të dyshuar që mund të kishin lidhje me ngjarjen. Ndërsa pyetja e familjarëve të Ylli Brahjas dhe përgjimet e tyre, nuk dhanë asnjë rezultat dhe nuk e ndihmuan hetimin. Por siç e thamë edhe më herët, ky nuk ishte atentati i parë që i bëhej Ylli Brahjas. Më 12 janar 2021, ai do të ishte pre e një tjetër atentati.

Ai ishte duke ecur në trotuar në shoqërinë e dy personave të tjerë, kur në drejtim të tij u qëllua 15 herë me armë zjarri.

Nga një motor ‘Suzuki’ në ecje e sipër. Sikurse shihet edhe në këto pamje. Atentat ku mbeti i plagosur rëndë. Por që duket se Ylli Brahja, është ambientuar mirë me plumbat, ku për fat, mundi tja hedhë plagëve që mori.

Edhe ky atentat ndaj 46-vjeçarit mbetet i pazbardhur. Po ashtu mbetet pa autor, edhe një atentat i mëparshëm ndaj viktimës, Klisman Preçi.  teksa ky i fundit u qëllua nga një automjet në ecje bashkë me kushëririn e tij.

Për t’u kthyer tek e shkuara e Ylli Brahjas. Ai njihej si një person me rekorde në fushën e narkotikëve dhe i skeduar në çështjet e lojërave të fatit.

Ndërsa, përpara se ti mbijetonte atentateve të mirorganizuara. ai ishte shfaqur ne dyert e prokurorisë, për t’u marrë në pyetje në lidhje me ekzekutimin në qendër të Laçit, të ish-policit dhe biznesmenit, Xhelal Reçi.

Ngjarje e ndodhur mëngjesin e 1 nëntorit 2021, autorët e të cilës ende nuk janë identifikuar, pavarësisht dyshimeve që ranë mbi pjesëtarë te fisit Martinaj.

Ndërsa Roan Brahimi vazhdon të jetë i dyshuari kryesor për atentatin ndaj Ylli Brahjas dhe mikut të tij të vrarë, Klisman Preçi. Roan Brahimi që dyshohet edhe për masakrën e trefishtë në mbikalimin e Fushë Krujës. Ndaj Brilant Martinaj dhe miqve të tij, por që policia nuk di të thotë se ku është vendndodhja e tij.  Ndërsa Brahimi njihet si shok i ngushtë me Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist Rrahman Rraja.

I cili ka hequr çdo autorësi nga vetja. Ky I fundit u shoqërua në polici kohët e fundit, cka solli reagimin e ashpër të babait të tij, Xhelal Rraja.I cili nuk hezitoi të kërcënonte dhe zyrtarët e policisë….

Xhelal Rraja: Po, teksa atentati ndaj Ylli Brahjas dhe vrasjes së mikut të tij Klisman Preci është marrë në duar nga SPAK, pasi burimet thonë se autorët ranë në gracjkën e përgjimeve në një cështje tjetër hetimore,

Për zhdukjen e Ervis Martinaj dhe masakrën e Fushë Krujës me 3 viktimave, Prokuroria e posaçme ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap.

Kronike

Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagoset shoferja (Detajet)

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “ Ura e Mbrostarit” në hyrje të Fierit. Mësohet se 2 automjete “ Tip Nisan” dhe “Wolsvagen“ janë përplasur me njëra-tjetrën ndërsa ka pasur vetëm me dëme materiale. Bëhet me dije se drejtuesja e mjetit “Wolsvagen” ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar në spitalin rajonal të Fierit ku mori ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Continue Reading

Kronike

Tiranë, sherr me armë të ftohta, vihet në pranga një person! 34-vjeçari përfundon në spital

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi u konfliktua me një shtetas tjetër, duke e plagosur me mjet prerës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën ‘Kadri Roshi’ në Tiranë. Shërbimet e komisariatit nr.6 menjëherë shkuan në vendngjarje ku kishte mbetur i plagosur V.B., 34 vjeç banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë vijoi puna për kapjen e autorit dhe në u bë e mundur vënia në pranga e E.L., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Si rezultat, u kap dhe u arrestua shtetasi E. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 32-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin V. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.’, thuhet ndër të jera në njoftimin e policisë.

Mësohet nga policia se konflikti mes dy personave nisi për motive banale, ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

Continue Reading

Kronike

Skenë e filmuar/ Atentati ndaj Agustin Kazës në një kafe në Bruksel, ngjarja dyshohet për…

Detaje të tjera dalin në dritë pas atentatit me armë zjarri ndaj një 44-vjeçari shqiptar në Bruksel.

Një ditë pas krimit, Agustin Kaza ndodhet në gjendje kome dhe se autoritetet dyshojnë se pas atentatit qëndrojnë çështje kanunore.

Autori është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe pritet që ngjarja të zbardhet shumë shpejt. Paraprakisht dyshohet për vrasës me pagesë.

Policia shqiptare ka kërkuar informacion nga autoritetet belge.

Continue Reading

Kronike

VIDEO/ Autori eci drejt dhe u kthye me shpejtësi për të qëlluar, publikohen pamjet nga atentati ndaj 44 vjeçarit

Një 44-vjeçar, Agustin Kaza është qëlluar me armë zjarri në trotuarin e një kafeneje në pronësi të një shqiptari mbrëmjen e djeshme (28 prill) në Bruksel rreth orës 22:30.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në policia ka gjetur një person të plagosur me armë zjarri kur ka mbërritur në zonën e njohur në rrugën Joseph Brand.

Në videon e publikuar, shihet momenti i atentatit me armë zjarri kur një person me kapuç ka ecur në trotuarin para kafenesë dhe papritmas ka nxjerrë armën nga dora duke qëlluar disa herë ndaj shënjestrës, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërsa ende nuk dihet nëse është shtetas shqiptar.

Continue Reading

Kronike

Aksident në aksin Milot-Fushë Krujë/ Trajleri përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Milot-Fushë Krujë.

Një trailer ka goditur për vdekje një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje

Viktima quhet Hamit Gabili, 65 vjeç.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING