Connect with us

Bota

‘Do ju kushtojë’/ Shtohen tensionet Turqi-Greqi

Tensionet në Mesdhe mes fqinjve në NATO, Turqisë dhe Greqisë, janë ndezur sërish pas deklaratës së grekëve se do të zgjerohen me 12 milje në Egje.

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu kërcënoi të enjten Greqinë me hakmarrje nëse Athina vazhdon me ndonjë zgjerim të ujërave të saj territoriale në Egje.

“Pozicioni ynë është i qartë, s’ka 12 milje. Mos bëni heroizma të kota, duke u besuar atyre që mund të keni mbi kokë. Mos bëni aventura, se nuk do të përfundojë mirë për ju!, tha kryediplomati turk Çavuşoğlu.

Turqia solli në vëmendje një vendim të vitit 1995 që paralajmëron se nëse Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale në Egje përtej 6 miljeve, Parlamenti do t’i japë “të gjitha kompetencat”, përfshirë fuqitë ushtarake, qeverisë për të mbrojtur interesat e Turqisë.

Turqit kishin kritika edhe për Uashingtonin dhe Brukselin mbi tensionet në Mesdhe. Çavuşoğlu tha se SHBA ka humbur ekuilibrin në Greqi dhe në çështjen e Qipros, duke shtuar se furnizimi i Greqisë me armë është një treguesi i qartë, ndërsa kritikoi edhe Bashkimin Evropian për dështimin për të mbajtur një qëndrim neutral përballë aleatëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë.

Në reagim të këtij kërcënimi të fortë të diplomacisë turke, grekët janë përgjigjur se nuk frikësohen apo terrorizohen.

“Qeveria greke zbaton të drejtën ndërkombëtare dhe sheh interesin e saj kombëtar si përcaktues të vetëm. Sjellja e saj nuk përcaktohet nga të tjerët, në asnjë mënyrë, aq më pak kur bëhet fjalë për të drejtat tona sovrane,” tha zëdhënësi i qeverisë Oikonomou, duke shtuar se “kjo strategji kërcënimesh dhe sfidash e ndjekur nga Turqia nuk çon askund. Do të ishte e dobishme që zyrtarët turq të ndaleshin, ishte apeli i tij.

Turqia dhe Greqia kanë mosmarrëveshje për disa çështje, duke përfshirë pretendime në Mesdheun Lindor, pretendimet për shelfin kontinental, kufijtë detarë, hapësirën ajrore, energjinë, ishullin e ndarë etnikisht të Qipros, statusin e ishujve në detin Egje si dhe emigrantët.

Bota

Lufta në Ukrainë, Hungaria ruan pronat ruse

Hungaria po bllokon përpjekjet e BE-së për të përdorur fitimet nga asetet e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën, shkruan gazeta amerikane “Financial Times”.“Për momentin po bllokojnë gjithçka që lidhet me mbështetjen ushtarake të Ukrainës”, tha një nga bashkëbiseduesit e gazetës.Siç u specifikua, për të siguruar një marrëveshje mbi përdorimin e fitimeve nga asetet e ngrira ruse, zyrtarët e BE-së i ofruan Hungarisë një marrëveshje që pjesa e tyre e fondeve të Brukselit të mos përdorej për blerjen e armëve për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Sipas burimit të Financial Times, kjo e bindi Orbanin të mos vërë veton ndaj mekanizmit të promovuar nga BE, por autoritetet hungareze ende po vonojnë zbatimin e marrëveshjes.

Përveç kësaj, theksoi ai, çdo vendim në nivelin e G7 për të përdorur fitimet e ardhshme nga asetet ruse do të kërkonte mbështetje unanime nga të 27 anëtarët e BE-së, duke i dhënë Hungarisë “një mundësi tjetër për të penguar planet për të financuar më tej Ukrainën”.Diplomatët shprehën shpresën se një konsensus do të arrihet deri në korrik, kur duhet të bëhet pagesa e parë.

Continue Reading

Bota

Turbulencat në fluturimin e Singapor, 43 persona ende të shtruar në spital

Dyzet e tre persona që ishin në bordin e një fluturimi të Singapore Airlines që u goditën nga tuberlenca janë ende të shtruar në spital në Bangkok katër ditë pas ngjarjes.Një pasagjer vdiq nga një sulm i dyshuar në zemër dhe dhjetëra u plagosën të martën pasi Fluturimi SQ321 i Singapore Airline, që ishte nisur për nga Londra në Singapor, hasi në atë që linja ajrore e përshkroi si turbulenca të papritura.

Në avion ndodheshin 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit.43 pacientët janë shtruar në tre spitale të ndryshme në Bangkok, tha në një deklaratë spitali Samitivej Srinakarin. Në spitalin Samitivej Srinakarin, ku janë 34 nga pacientët, shtatë janë në kujdes intensive, tre australianë, dy malajzianë, një britanik.Të enjten, drejtori i spitalit tha se 22 pacientë kishin lëndime të shtyllës kurrizore dhe gjashtë kishin lëndime në tru dhe kafkë, por asnjë nuk ishte kërcënuese për jetën.

Continue Reading

Bota

Gjenden rrënojat e nëndetëses legjendare “Harder” pas 80 vitesh

Nëndetësja amerikane e Luftës së Dytë Botërore Harder është gjetur 80 vjet pasi u shkatërrua në Detin e Kinës Jugore.Nëndetësja, e cila ishte përgjegjëse për shkatërrimin e shumicës së anijeve luftarake të Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, u shkatërrua më 29 gusht 1944 së bashku me një ekuipazh prej 79 personash, dhe rrënojat e saj u gjetën në një thellësi prej 914 metrash pranë ishullit filipinas.Në një nga patrullimet e fundit, kjo nëndetëse fundosi tre shkatërrues japonezë në katër ditë dhe dëmtoi rëndë dy, gjë që kontribuoi ndjeshëm në humbjen përfundimtare të japonezëve në Betejën e Gjirit Dasol.

Me moton “Goditni më fort”, nëndetësja “Harder” ishte një makth për flotën japoneze, veçanërisht autokolonat.Qasja agresive e kapitenit dhe ekuipazhit të saj fitoi statusin e saj legjendar. Të gjashtë patrullat ku ajo lundroi ishin të suksesshme.Nëndetësja amerikane është gjetur nga organizata joqeveritare “Lost 52 Project”, qëllimi i së cilës është gjetja e 52 nëndetëseve të humbura gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Continue Reading

Bota

Italia premton 35 milionë euro ndihmë për palestinezët

Italia do të rinisë financimin e organizatës për ndihmë të palestinezëve, UNRWA, duke ofruar një pako të ndihmës humanitare në vlerë prej 35 milionë eurosh, tha ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.Tajani e bëri këtë premtim më 25 maj gjatë një takimi në Romë me kryeministrin palestinez, Mohammad Mustafa.

Kryediplomati italian tha se 5 milionë euro do të shkojë për projekte të UNRWA-s, ndërkaq pjesa tjetër e ndihmës është destinuar për nismën italiane “Ushqim për Gazën”.
Italia është një prej shumë shteteve që bllokuan ndihmën për UNRWA-në, pas akuzave të bëra nga Izraeli se disa pjesëtarë të stafit të kësaj agjencie ishin përfshirë në sulmin e 7 tetorit që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kreu ndaj Izraelit, sulm që nxiti luftën në Gazë.

“Italia ka vendosur të rinisë financimin e projekteve specifike të destinuara për të ndihmuar refugjatët palestinezë, por vetëm pas kontrolleve të ashpra që garantojnë se asnjë cent nuk do të përdoret për të mbështetur terrorizmin”, tha Tajani.

UNRWA punëson 13.000 persona në Gazë dhe udhëheq shkollat e enklavës, klinikat e kujdesit primar shëndetësor dhe shërbime të tjera. Kjo organizatë po ashtu shpërndan ndihmë humanitare.Në javët e fundit, disa shtete kanë rinisur financimin e kësaj organizate. Muajin e kaluar, Gjermania tha se do të rinisë bashkëpunimin e UNRWA-në pas një raporti, të udhëhequr nga ish-ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna, lidhur me procedurat e UNRWA-s për të siguruar respektimin e parimeve të neutralitetit.

Continue Reading

Bota

Stoltenberg: Ukraina është e lirë të përdorë armët e aleatëve për të goditur Rusinë

Jens Stoltenberg u ka bërë thirrje aleatëve të NATO-s që furnizojnë Ukrainën me armë për t’i dhënë fund ndalimit të përdorimit të tyre për të goditur objektivat ushtarake në Rusi.Lajmin e ka bërë të ditur ‘Economist’, e cila intervistoi Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës. Objektivi i qartë i politikës së Stoltenberg, megjithëse nuk e ka thënë kurrë, është politika e presidentit amerikan Joe Biden, për të kontrolluar atë që Ukraina mund dhe nuk mund të sulmojë me sistemet e ofruara nga amerikanët.“Ka ardhur koha që aleatët të shqyrtojnë nëse do të heqin disa nga kufizimet që ata kanë vendosur në përdorimin e armëve që i dhuruan Ukrainës. Sidomos tani që shumë luftime po zhvillohen në Kharkiv, afër kufirit, duke i mohuar Ukrainës aftësinë për të përdorur këto armë kundër objektivave legjitime ushtarake në territorin rus, e bën shumë të vështirë për ta që të mbrohen”, tha Stoltenberg.

Përsa i përket rrezikut të përshkallëzimit, Stoltenberg përsëriti nevojën për të “parandaluar që konflikti të kthehet në një luftë të vërtetë midis Rusisë dhe NATO-s në Europë”, megjithëse shpjegoi se ka një ndryshim midis ofrimit të armëve, trajnimit dhe angazhimit të drejtpërdrejtë ushtarak.

“Ne nuk do të përfshihemi në operacione luftarake, siguroi ai, nuk kemi ndërmend të dërgojmë trupa tokësore të NATO-s në Ukrainë. Ne duam të mbështesim Kievin, por gjithashtu të sigurojmë që situata të mos kthehet në një përshkallëzim konflikti në shkallë të plotë”.Stoltenberg theksoi se vetëmbrojtja “është e përfshirë në Kartën e OKB-së”. “Është e ligjshme dhe ne po ndihmojmë Ukrainën që ta mbrojë këtë të drejtë dhe kjo duhet të përfshijë aftësinë për të goditur gjithashtu objektiva në territorin rus”, shtoi ai.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING