Pinknews
Dolce flet hapur për të kaluarën e saj sentimentale
Dolce ka zgjedhur të hapë një kapitull të rrallë dhe personal të jetës së saj, duke rrëfyer për herë të parë se në gjithë eksperiencën e saj emocionale ka qenë vetëm në një lidhje serioze.
Ajo ka treguar se kjo marrëdhënie ka zgjatur plot shtatë vite dhe se gjatë kësaj kohe ka bashkëjetuar me partnerin e saj, duke e konsideruar si të vetmen lidhje të mirëfilltë që ka pasur ndonjëherë. Një deklaratë që vjen si kundërpeshë ndaj perceptimit publik, duke treguar se jeta e saj sentimentale ka qenë e ndërtuar mbi stabilitet dhe jo histori të shkurtra.
Ky rrëfim vjen vetëm pak kohë pasi, në Prime-in e kaluar, Dolce i dha fund edhe njohjes me Edin — një raport që nisi para pak javësh brenda shtëpisë së Big Brother. Ndarja u bë publike gjatë spektaklit, duke e mbyllur përfundimisht këtë kapitull të ri që nuk arriti të shndërrohej në një lidhje.
Mes rrëfimit për të kaluarën dhe vendimeve të qarta për të tashmen, Dolce duket se po vendos kufij të prerë mes asaj që ka qenë dhe asaj që është sot.