Connect with us

Politike

Dosja e Charles McGonigal/ PS me qëllim të qartë e deklarata të ndryshme

Skandali me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal ka pushtuar mediat, Opozita ka organizuar protesta të fuqishme, ndërsa maxhoranca ka vetëm një qëllim: Si të shmangë ngritjen e Komisionit Hetimor për këë dosje!

Fokusi duket se është i qartë, por mënyra se sip o përpiqen ta shmangin këtë gjë, jo. Nga vetë kryeministri Edi Rama deri tek më ‘besnikët’ e tij, deklaratat kanë qenë kontradiktore.

I ftuar një natë më parë në “Opinion”, Rama deklaroi se nuk ka asnjë shans që Kuvendi të ngrejë një Komision Hetimor lidhur me marrëdhënien e tij me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Ai u shpreh se opozita nuk mund ta përdorë parlamentin si një hapësirë manipulimi për çështje të kësaj natyre, pasi sipas tij, nuk kanë asnjë bazë.

“Më vjen jashtëzakonisht keq por kjo nuk ka për të ndodhur sepse është një abuzim ekstrem me çdo normë etike, me të gjitha sepse të marrësh zvarrë njerëzit prej ditësh duke tundur atë (dokumentin) duke thënë se Kryeministri është bërë pjesë e aferës së madhe. Ata kanë të drejtë që të besojnë që unë jam jo djali i Kristaq Ramës, por i Satanait. Por ta mbajnë për vete. Nuk kanë shans ta përdorin parlamentin në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme pa asnjë bazë. Nuk ka shans të pranohet Komisioni Hetimor se ka një cak,”-tha Rama.

Por ndryshe mendon Taulant Balla…

Një ditë më parë, drejtuesja e seancës plenare, Ermonela Felaj lajmëroi se nuk do të kishte një vendim për ngritjen e këtij komisioni, pasi ekziston një proces për ndryshimin e ligjit që ka ndërmarrë Kuvendi.

Kryetari i grupit parlametar socialist, Taulant Balla, i cili e kishte paralajmëruar këtë qëdrim të mazhorancës që kur u dorëzua kërkesa e opozitës, e mbrojti vendimin si një detyrim ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, po pa sqarur se cilit vendim i referohej. Ai tha se çështja e kërkesës për komision hetimor është ende në Konferencën e Kryetarëve dhe se aty ka marrë pjesë vetëm Enkelejd Alibeaj, i cili nuk është as firmëtar.

“Vendimet e Gjykates Kushtetuese zbatohen automatikisht. Ndaj është ngritur një komision i posaçëm për ndryshime në ligjin ku të transfuzohen këto vendime. Pyetja që shtrohet është a do respektohen rregullat në Kuvendin e Shqipërisë? Sot të gjitha kërkesat e opozitës kanë marrë rrugë. Çështja e kërkesës për komision hetimor është ende në Konferencën e Kryetarëve. Kam pasur komunikim me ju dhe komunikimet me ju e bëjmë për të komunikuar edhe me ata që nuk i gjejmë që janë opozita. Në atë seancë të konferencës së kryetarëve ka marrë pjesë vetëm zoti Alibeaj dhe në fakt nuk ishte as firmëtar i asaj kërkese. Jemi gjendur përballë një fakti që me thënë të drejtën ne nuk bëjmë kurrë leksione gazetarie, sepse ju jeni pushtet i pavarur, por do kisha një pyetje publike për zotin Belind Këlliçi. Ai është deputet i Kuvendit. Në atë kërkesë për komision hetimor ka firmosur vetë? Sepse është dokument zyrtar. Nëse ka firmosur vetë, kam një pyetje për zotin Belind Këlliçi, di ta shkruash emrin tënd”, tha Balla.

Ndërsa për ministren Elisa Spiropali, nuk do të ketë komision hetimor, pasi nuk ka një çështje për tu hetuar. Ajo tha se kryeministri Edi Rama do të japë shpjegime në mocionin për debat për qytetarët, por çështje për ngritjen e një komisioni, nuk ka.

“Ju nuk po lejoni që zhvillimi i një mocioni me debat për këtë temë t’i vërë një kapak njëherë e mirë kësaj historie që nuk ka të bëjë me ne, por me situatën tuaj. Ju jeni bërë një ndihmës i ‘Non grata’. Jeni kthyer në qiriun e një njeriu që nuk ka mundësi të kthehet kurrë në piramidën e lidershipit të vendit. Ju nuk meritoni përgjigje kështu siç jeni katandisur. Ai do të vijë për qytetarët shqiptarë për tu dhënë shqiptarë sepse ata meritojnë ta dijnë. Ju grupi i bilbilave që drejtoheni nga Spaho nuk meritoni asnjë përgjigje,”- tha Spiropali.

Kërkesa e firmosur nga 42 deputetë të opozitës ka si bojekt verifikimin e “nxitjes, ndikimin, porositjen, përdorimin, përfshirjen përmes premtimit dhe ofrimit të favoreve, rryshfetit apo pasurive publike ndaj agjentit special të FBI-së, Charles McGonigal dhe ose agjentë të tjerë të përfshirë për përfitime politike të kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo dëmtimin politik të opozitës shqiptare”.

Politike

“5D s’është asgjë, do jetë më e rëndë 15 drejtoreshat”/ Meta: Drejtësia bëri veprime fiktive

Kreu i PL, Ili Meta në një konferencë për shtyp foli mes të tjera për Reformën në Drejtësi. Ai tha se vend funksionon drejtësia me regji ndërsa përmendi edhe dosjet pa fund që kanë ngelur pa u trajtuar nga gjykatat.

Meta tha se Partia e Lirisë do ta kthejë drejtësinë në vend në shinat e kushtetutshmërisë.

“Nga drejtësi e plepave te “Ramaforma”, sa kohë duhet për të shqyrtuar një dosje? Është katërfishuar koha. Ku është efikasiteti he reagimi për t’i dhënë të drejtën qytetarit? 115 mijë dosje që nuk janë prekur me dorë. Ka një forcë politike si PL për fat ta mirë që do i japë fund këtij regjimi dhe që do kthejë drejtësinë në shinat e Kushtetutës.

Diplomatë të BE që jeni në Tiranë, ndaj Rama guxoi të vjedhë edhe lekët e IPARD se kishte garancinë se drejtësia e kapur prej tij s’do bënte hap para për të hetuar skandalet. Shkuan edhe për miqtë e kryerilindasit.

 

 

Veliaj thirret në SPAK vetëm pas katër vitesh. Vodhe në aferën e inceneratorit që nuk ekziston. Drejtësia bëri veprime fiktive vetëm pas protestave të zjarrta të qytetarëve për “5D”. Kjo nuk ishte asgjë. Do të jetë më e rëndë ajo e “15 drejtoreshave”, tha ai.

Continue Reading

Politike

Sula: Berisha, Meta dhe Basha figura të konsumuara, shumica e deputetëve luftojnë për karrige

Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë figura të konsumuara që i japin një tjetër mandat Edi Ramës. Kështu deklaroi në “Studio Live” në Report Tv deputeti i opozitës Dashnor Sula, ndërsa nënvizoi se në kushtet aktuale opozita nuk fiton.

“Berisha, Basha, Meta janë figura të konsumuara. Problemi i opozitës është i madh. E kam thënë Berisha, Basha dhe Meta janë figura të konsumuara. Nëse vazhdojmë kështu Rama është fitues”, shtoi ai.

Shqetësuese për Sulën është fakti që deputetët opozitarë e bëjnë luftën për karrige.

Lëpihen për të marrë një mandat, kjo është e rëndë dhe kjo më shqetëson mua”, shtoi Sula.

Deputeti i opozitës nënvizoi se as Berisha dhe as Basha nuk kanë votat për të ardhur në pushtet.

“Basha nuk ka as 10% të votave. Sali Berisha 30%. Zoti Basha na ka bërë dëm të madh. Zoti Basha nuk ka lëvizur që kur ke qenë ti në krah të djathtë të tij. Ti ke lëvizur ai nuk ka lëvizur. Në maj të vitit 2021 Sali Berisha u shpall non grata. Edhe djegia e mandateve është gabim trashanik i Bashës. Pse i dogji mandatet? Nuk binte qeveria e Edi Ramës”, shtoi deputeti.

Sula tha gjithashtu se për shkak të situatës në të cilën ndodhen fraksionet e opozitës, i ka bojkotuar edhe mbledhjet e grupit.

“Unë nuk shkoj në mbledhje grupi prej një muaji e kam bojkotuar se vendimet që merren nuk janë të drejta”, u shpreh më tej deputeti.

Continue Reading

Politike

“Ta bëjmë natën ditë”/ Berisha kërkon qeveri teknike…

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Triumfi i Tiranës është fitore vendimtare për qeverinë teknike të ardhshme dhe rikthimin e opozitës në pushtet.

Nga ballkoni i banesës së tij  ku prej 30 dhjetorit po vuan arrestin e shtëpisë, Berisha iu referua protestave të fundit të zhvilluara para bashkisë së Tiranës, ku tha se duhet “ta bëjmë ditën natë”, deri në protestën e ardhshme që do të mbahet të martën.

“Është koha e provës, është ora e provës për çdo shqiptar që ndjehet opozitar. Për çdo shqiptar që përjeton padrejtësi në kurrizin e tij. Të bashkohemi në një front të përbashkët. Fitoren e kemi të sigurt”, tha Berisha.

Po ashtu Berisha ftoi profesionistët e lirë në protestë. “Bashkohuni me ne për padrejtësinë e madhe që u ka bërë Edi Rama”, tha ish kryeministri.

“Kam një thirrje të veçantë për ata dhjetëra mijëra specialistë dhe ekspertë të profesioneve të lira, shërbëtorë të nderuar të qytetarëve shqiptarë. Bashkohuni me ne për padrejtësinë e madhe që u ka bërë Edi Rama. Bashkohuni me ne të përballemi dhëmb për dhëmb jo vetëm për veten, por për fëmijët tanë, për mbarë shqiptarët. Studenteve dhe studentëve, gjimnazistëve dhe gjimnazisteve iu bëj një thirrje zemre, ngrihuni në lartësitë e ëndrrës suaj se ju, se familja, se Shqipëria nuk ka asgjë më të bukur se ëndrrën tuaj të bëhet realitet”, u shpreh Berisha.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës

Miqtë e mi, dje ishte një ditë e bardhë, një ditë fitoreje.

Ishte agu i ngadhënjimit të opozitës mbi narkodiktaturën.

Ndaj dhe këto ditë gjer të martën e bekuar që vjen, ta bëjmë natën ditë.

Të punojmë, të trokasim në çdo zemër të qytetarëve të Tiranës.

Të mblidhemi të martën për të festuar fitoren.

Fitoren e merituar.

Fitorja, triumfi i Tiranës, çlirimi i shtëpisë së parë të kryeqytetit është fitore vendimtare për qeverinë teknike të ardhshme.

Është fitore vendimtare për rikthimin e opozitës në pushtet.

Është fitore vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë dhe çeljen e rrugës së integrimit të këtij vendi.

Ndaj përsëri sonte u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohemi në kauzën tonë të drejtë.

Ju bëj thirrje të gjithë atyre forcave politike, lëvizjeve politike që e ndjejnë se kleptokracia, se sundimi i drogës, bandave dhe krimit të Edi Ramës janë dramë e vërtetë kombëtare për shqiptarët.

Të bashkohemi, të përmbushim misionin tonë, shpëtimin e Shqipërisë.

Është koha e provës, është ora e provës për çdo shqiptar që ndjehet opozitar.

Për çdo shqiptar që përjeton padrejtësi në kurrizin e tij.

Të bashkohemi në një front të përbashkët.

Fitoren e kemi të sigurt.

Continue Reading

Politike

Kadilli: Lidershipi i PD, cingun i etur për famë e pasuri

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli thotë se mes tij dhe lidershipit të PD ka një ndarje të madhe.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kadilli u shpreh se Gazment Bardhi hidhte akuza në drejtim të Sali Berishës dhe Flamur Nokës dhe e njëjta gjë anasjelltas, teksa tanimë ata janë bashkuar dhe për të, kjo tregon se nuk ka moral.

Sipas Kadillit, lidershipi i PD është cingun i etur për famë e pasuri dhe nuk prodhon politikë.

“Në Kuvendin e datës 18, kam thënë një parti vdes në momentin që gëlltit gënjeshtrat që prodhon vetë. PD dhe politikanët drejtues të PD e prodhojnë vetë gënjeshtrën dhe e gëlltisin dhe besojnë po vetë. Ata që flasin për bashkimin për mua kanë një nivel mendor shumë të ulët, janë te niveli i aritmetikës, nuk shkojnë dot as te matematika. E keqja është, pse bashkohen dhe për çfarë u ndanë? A u ndanë për disa arsye politike? Ranë këto arsye? Jo, nuk ranë. Përse lëvizin një grup deputetësh nga një kamp në kampin tjetër. Ndryshuan arsyet politike për të cilat u ndanë dhe luftuan me hunj në dorë ndaj njëri tjetrit? Jo. Bardhi e quante Berishën përgjegjës për vrasjen e 26 viktimave në Gërdec, e quante babi i Xenit. Berisha e quan përgjegjës Bardhin për vrasjen në Elbasan. Bardhi e quan Nokën të lidhur me krimin e organizuar në Londër dhe që fsheh pasurinë në Gjirin e Lalzit, tani këta bashkohen dhe bëjnë edhe tur të dy bashkë.

Po çfarë ndodh, pse bashkohet Bardhi me Nokën nëse paska qenë i lidhur me krimin, se unë akuza politike bëj ndaj Ramës, të lidhur me pushtetin, që përdor paratë e krimit, që fsheh pasuritë po pse nuk u bashkokemi edhe me Ramën atëherë? Ka nivel mendor mizerabël në të gjithë këtë aksion politik. Mërzitem edhe që e marr seriozisht kur i komentoj këta njerëz sepse nuk e meritojnë as t’u flasësh më. Me lidershipin e partisë kam një ndarje të madhe sot. Janë cingun në shpirt në mëndje, janë të uritur për famë dhe pasuri, për tjetër gjë, jo. Për të prodhuar politikë jo, opozita nuk fiton duke u bashkuar në amoralitet. Opozita forcohet dhe bëhet kërcënim për pushtetin e kalbur të Ramës vetëm kur ndryshon. Nuk mund të fitosh pa ndryshuar”, theksoi ai

Continue Reading

Politike

Veliaj replikon sërish me analistët: Duan të kapin ndonjë vilë a zarf…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar opinionistët e televizioneve teksa tha se duke e sharë e sulmuar atë medojnë se mund të kapin ndonjë vilë a zarf të radhës.

Nga Farka ku ishte ditën e sotme, ai tha se nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe se ësht më energjik se kurrë.

“Për të gjithë ata që shtyhen dhe çirren, për të gjithë ata që vjellin vrer non stop nëpër televizione për Bashkinë e Tiranës, nuk e kanë me ju, se e shijojnë lezetin që u është rritur vlera pronës e shtëpisë, e kanë me mua, se duke i rënë kryetarit mendojnë se kapin ndonjë vilë tjetër, se kapin ndonjë një zarf tjetër.

Duke i rënë kryetarit mendojnë se do dorëzohem e do lodhem dhe do ta ndërpres këtë kontribut. Unë jam më i vendosur e më energjik se kurrë.

Të rrish në studio e të japësh mend se në Tiranë nuk bëhet asnjë punë, pasi je bërë llucë në kazino, është kollaj. Nga divani të gjithë janë mjeshtra, tregojnë edhe si qeveriset bota, planeti dhe universi.

Të dalësh në rrugë me fshesë, me lopatë, të sigurohesh që krasitet, që pastrohet, t’i rrish punës tek koka, ky është heroizmi i shekullit ku jetojmë dhe këta janë njerëzit, heronjtë tanë të punës” – tha Veliaj.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING