Connect with us

Aktualitet

Dosja “Muratori” / “Lalo” kapoja i grupit në Holandë, siguronte kokainën për grupin e Muçollarit në Itali

Përmes zbërthimit të aplikacioni ‘SkyEcc’ por dhe përgjimet ambientale dhe telefonike drejtoria e antimafias italiane në Firence arriti të identifikojë itenerarin e trafikut të drogës që përdorej për të furnizuar tregun e Firences dhe jo vetëm.

Bëhet fjalë për 4 grupe kriminale, kryesisht nga shqiptarë që bashkëpunonin me njëra tjetrën.

Kledjon Muçollari siguronte nga Meco kokainë nga Holanda. Në një episod të evidentuar nga grupi hetimor në dosje flitet për 10 nëntor 2020 kur policia bie në gjurmët e sigurimit të 1 kg kokainë nga Kledjon Muçollari përmes një shqiptari që e identifikon si ‘LALO’.

Grupi i tretë përbëhej nga Armand Meco, Fael Xhelili, Endri Sercan, Daniel Elezi, Erando Mara, Angelo Venticinque, Edgar Sebastian Jansen, Indrit dhe Eraldo Kolgjokaj.

Kjo organizatë ka vepruar midis Roterdamit (Hollandë), Amsterdamit (Hollandë) dhe territorit Italian nga janari 2020 deri më 5 nëntor 2021, me episodin e parë të konfirmuar në Itali në Firence më 2 prill 2020

Në dosje Armand Meco cilësohet si si financues, organizator, koordinator dhe drejtuesi i trafikut të drogës, duke u marrë personalisht me prokurimin e kokainës në tregun ndërkombëtar dhe më pas duke koordinuar veprimtarinë e korrierëve përgjegjës për transportin e lëndëve narkotike.

Fael Xhelili rezulton bashkëpunëtori i ngushtë i Armand Mecos, në funksone të ngjashme por dhe si kontalibisti I grupit kriminal

Endrit Sercan në dosje rezulton blerës i kokainës në tregun holandez dhe belg si dhe menaxhon kontaktet me klientët në ato shtete. të cilëve u shiste sasi të mëdha kokaine;

Daniel Elezi ishte personi referues në Itali i Armand Mecos pasi merrej me shitjen e lëndëve narkotike si hashash dhe kokainë, si dhe me sigurimin dhe organizimin e furnizimeve me hashash në territorin italian; pasi ka vepruar gjithashtu si kujdestar në shtëpinë e krijuar nga të ardhurat e trafikut të drogës të grupit kriminal në Itali;

Erando Mara ishte korrieri i ngarkuar për transportin e kokainës nga Holanda dhe Gjermania në Itali. Kryente dhe rolin e dorëzimit të kokainës dhe mblidhte të ardhurat e trafikut të drogës për llogari të grupit kriminal

Angelo Venticinque luajti rolin e korrierit pas arrestimit të Erando Marës, Ai dorëzonte kokainën klientëve dhe mblidhte të ardhurat për llogari të tyre

Edgar Sebastian Jansen lunate rolin e korrierit që vepronte në territorin holandez ku transportonte kokainë dhe para për llogari të grupit kriminal

Indrit dhe Eraldo Kolgjokaj ishin ngarkuar të pajisnin grupin me makina me fund të dyfishtë që përdorej për të transportuar lëndën narkotike. Ata merreshin personalisht me modifikimin e karrocerive të makinave.

Grupi 4  përbëhej nga Prelë Kolnikaj, Rudina Macoraj dhe Lazer Prevataj

Prelë Kolnikaj kishte rolin e organizatorit, koordinatorit dhe financuesit të grupit kriminal. Ai jepte udhëzimet pr dërgesat e lëndëve narkotike dhe dërgesat tek klientët. Duke vepruar dhe vetë ndonjëherë për transferimin e saj.

Rudina Macoraj kishte rolin e kujdestares që mbante lëndën narkotike në banesë por dhe disa detyra të tjera të grupit

Lazer Prevataj kishte detyrën e korrierit të lëndës narkotike sipas udhëzimeve të Prelë Kolnika dhe të mblidhte të ardhurat nga shitja e drogës. Kjo ka vepruar në Firence nga 24 prilli 2021 në gusht 2021.

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një banesë, raportohet për një të plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në orën 18:11 në lagjen “Dergut” të Shkodrës.

Për pasojë pronarja e shtëpisë A.M është plagosur lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit

Continue Reading

Aktualitet

“Njollë e zezë për Shqipërinë”/ Lala: Sulmi i Ramës ndaj RAI 3 skandaloze

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar investigimin e emisionit “Report” në televizionin italian RAI 3 për Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare.

Lala theksoi se investigimi i medias italiane ishte një njollë e zezë për Shqipërinë. Sipas saj, investigimi në fjalë tregon se lidhja e politikës me krimin e organizuar është në nivele të larta. Gazetarja shtoi më tej se ndërhyrja dhe telefonata e kryemistrit Edi Rama tek drejtuesit e RAI-t është skandaloze.

“Investigimi i RAI3 është njollë e zezë për Shqipërinë dhe tregon se korrupsioni dhe lidhja e politikës me krimin e organizuar është në nivele të larta. Qeveria shqiptare duhet të na tregojë rolin e Agaçit për trafikantët që kanë ardhur në Shqipëri dhe ata trafikantë e kanë bërë burgun që iu takon apo jo. Ndërhyrja e Ramës tek drejtuesit e RAI3 është skandaloze. Kjo sepse Rama pyetet nga gazetarët dhe ai nuk jep përgjigje. Imagjinoni ku ka arritur arroganca. Kryeministri e shikon median si një instrument në dorën e vet. Kryeministri duket i tronditur nga ky investigim. Fakti që kryeministri është irrituar, tregon se arroganca dhe korrupsioni ka shkuar në nivele të larta, shkojnë deri aty sa relativizojnë çdo gjë”, deklaroi gazetarja Lala.

Reportazhi i emisionit ‘Report’ në “Rai 3”, i publikuar mbrëmjen e 21 prillit ka bërë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi tha se marrëveshja për refugjatët mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta. Për realizimin e reportazhit, gazetari italian Giorgio Mottola ka vizituar edhe Shëngjinin ku do të ndërtohen edhe qendrat e pritjes së emigrantëve nga Italia. Sipas reportazhit, përmendet se personi kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, i konsideruar edhe si një ish-avokat të trafikantëve të drogës. Në reportazh përmendet se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.

Continue Reading

Aktualitet

Tronditëse/ Një person me thikë në dorë, tenton të qëllojë disa fëmijë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas denoncimit të qytetari që ka dërguar një video në redaksinë e JOQ, një person i paidentifikuar ka tentuar të qëllojë me thikë disa fëmijë.

Nuk dihet shkaku i këtij veprimi por nuk përjashtohet mundësia që personi të jetë me probleme mendore.

“Pershendetje JOQ, desha te tregoja nje video qe ka ndodhur sot ne Vlore, ku nje i çmendur tenton te godasë fëmijët e shkolles me thike. Flm.”, thuhet në mesazhin e denoncimit nga qytetari.

Continue Reading

Aktualitet

“Brenda SPAK ka prokurorë që intimidohen”/ Lala: Një grup prej tyre po punon me seriozitet

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me veprimtarinë e SPAK, ndërsa është pyetur edhe në lidhje me intimidimet me të cilat prokurorët mund të përballen.

Ajo u shpreh se do të preferonte që prokurorët të mos ndikohen nga intimidime të jashtme, ndërsa theksoi se SPAK ka problemet e veta, duke përmendur prokurorë që edhe mund të intimidohen dhe ndikohen nga politika. Megjithatë ajo shtoi se ka një grup prokurorësh që punon me seriozitet dhe me integritet për të vendosur drejtësi.

Lala tha se kur politikanët paraqiten dhe dalin nga SPAK, dikush bën mbrojtje, dikush refuzon të flasë. Sipas saj kjo tregon se ky institucion ka hije të rëndë dhe se kjo peshë ndihet.

“Do të preferoja si qytetare që prokurorët të mos ndikohen nga intimidime të jashtme. Nëse dikush sigurohet me prova për t’u dërguar pas hekurave, prokurorët duhet të veprojnë. Jam kundër reagimeve të tyre publike. Mendoj se SPAK ka përplasjet e veta, problemet e veta, ka prokurorë që intimidohen dhe që ndikohen nga politika. Edhe ky institucion nuk ka mbetur pa pasur hijen e intimidimit që vjen në forma të ndryshme. Megjithatë ka një grup prokurorësh që punon me seriozitet dhe me integritet. Prokurorët janë njerëz dhe ditët e fundit ka qenë shumë hermetike dhe nuk ka pasur asnjë reagim për mediat.

Sa herë vijnë politikanët, ka hije të rëndë ky institucion. Kur dalin nga ambientet e SPAK dikush bën mbrojtje, dikush refuzon të flasë, ndaj kjo peshë e SPAK ndihet. Korrupsioni është kthyer në institucion. Kemi raportuar për korrupsione deri në 20% për tendera, por me rastin 5D doli se ata merrnin gjithë tenderin dhe ia jepnin kompanisë së tyre.

Zyrtarët shqiptarë kanë menduar duke vepruar se do ishin të paprekshëm. Fakti që shkatërruan sistemin TIMS duke dashur të fshijnë gjurmët e tyre, që mund të ishte prova më e fortë se si kanë udhëtuar me biznesmenë apo kriminale jashtë vendit. SPAK me gjithë problematikat e tyre, për Metën ka pasur perceptim për korrupsion për të. Ai bëri një betejë për Gjykatën Kushtetuese, e ka këtë meritë, por nëse ka kryer një vepër penale, siç edhe dyshohet duhet të japë shpjegime para drejtësisë. Duke përmendur këtë duket se po fryn një erë e re në këtë institucion.”, u shpreh Lala.

Continue Reading

Aktualitet

Investigimi i RAI 3/ Mustafaj: Emisioni më kritik në 30 vite ndaj një qeverie

Diplomati Besnik Mustafaj ka komentuar investigimin e RAI 3 në Itali dhe theksoi se ky ishte emisioni më kritik në 30 vjet demokraci ndaj një qeverie shqiptare.

Mustafaraj tha se Edi Rama spekullon, kur thotë se reagon, ‘për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë’.

Edi Rama spekullon, kur thotë se kujdeset për imazhin e Shqipërisë. RAI3 foli për abuzime qeveritare. Emisioni ka qenë më i rëndi e më kritiku ndaj një qeverie shqiptare në 30 vjet.

Ka një mobilizim të mediave italiane për të thënë të vërtetën. Edi Rama spekulon kur thotë se po hidhet baltë mbi Shqipërinë. Shqipëria tashmë është një vend i hapur e demokratik dhe e vërteta mund të thuhet.

Rama ka përdorur të huajt, me pagesa etj. Reportazhi do të ketë ndikimin e vet edhe në mbështetjen e politikës së jashtme italiane.

Nuk e kuptoj pse Edi Rama i qan hallin Melonit. Del Rama dhe merr rolin e kavalierit, duke mbrojtur dinjitetin e Melonit. Meloni nuk ka folur fare për reportazhin. Reportazhi është shpërndarë dhe në anglisht nga RAI3. Rama duhet t’i përgjigjet interpelancës së opozitës për këtë çështje’, deklaroi Mustafaj.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING