Aktualitet
DPT heq gjobat për bizneset, afati i mospagimit të tatimfitimit gjatë periudhës së pandemisë
Administrata tatimore vendosi heqjen e gjobave për bizneset të cilat nuk arritën të paguanin në afatin e përcaktuar këstet e tatimit mbi fitimin për 3-mujorin e parë të 2020-s.
Ndërsa tatimpaguesit, të cilët i kanë paguar tashmë gjobat e vendosura për sa më sipër, do të kenë mundësi që shumën e paguar ta përdorin për pagesën e detyrimeve tatimore të mëvonshme.
Administrata Tatimore ka marrë masa për lehtësimin e zbatimit të tatimpaguesve gjatë pandemisë, gjithashtu ato bejnë të ditur se janë përcaktuar procedurat e nevojshme për heqjen e gjobave të vendosura për shkak të mospagimit në afat të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë 2020, të cilat janë llogaritur dhe kontabilizuar gjatë muajve prill – qershor 2020, periudhë e cila korrespondon me gjendjen së fatkeqësisë natyrore të shpallur me VKM nr.243, datë 24.3.2020, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, i ndryshuar”, thuhet në njoftimin e Tatimeve.