Connect with us

Kronike

Dumani nuk kursen as vëllain e tij, dëshmia: Ka qenë i përfshirë në atentatin e trefishtë në Bradashesh

Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani nuk ka kursyer njeri, duke zbuluar edhe rolet qw ka pasur vëllai i tij në ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin. Përballë hetuesve ai është shprehur se në atentatin e trefishtë në Bradashesh, ku u ekzekutua Indrit Alibej dhe Arben Dylgjeri, vëllai dhe xhaxhai i Erjon Alibejt dhe një shtetas turk ka qenë i përfshirë edhe vëllai i Nuredin Dumanit,  Dashamir Dumani. Por sipas Dumanit, sqarime më të detajuara për atentatin mund të japë vetëm vëllai i tij, pasi ka marrë pjesë në këtë ngjarje. Gjatë ballafaqimit që ka patur me Fatos Gosën, një nga të arrestuarit e dosjes Plumbi i Artë si informator në ekzekutimim e Andi Zylyfit në Peqin, Dumani ka treguar përpara hetuesve, se ai ka patur rolin e informatorit edhe në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit në Elbasan. Por, Gosa e ka kundërshtuar atë, duke u shprehur se ai nuk ka informacion me këto ngjarje dhe se nuk ka asnjë njohje me Nuredin Dumanin.

Kronike

Ngjarja e rëndë/ Fëmija i mitur u gjet i mbytur dhe me shenja dhuna, policia arreston babanë

Detaje të reja vijojnë të zbardhen nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku nëna bashkë me tre fëmijët e saj u raportua e zhdukur. Një nga fëmijët e mitur është gjetur i mbytur në ujërat e lumit Drin, ndërsa mësohet se policia ka arrestuar të atin e fëmijës, Ergy Arrazin.

Ky i fundit ishte dhe personi që denoncoi në polici zhdukjen e bashkëshortes bashkë me fëmijët. Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë dyshohet se ka shenjë dhune në pjesën e fytyrës. Fëmijët janë dy vajza dhe një djalë të moshës 8, 6 dhe 4 vjeç.

Ngjarja ende është e pazbardhur dhe nuk dihen shkaqet e zhdukjes së Alma Arrazit dhe fëmijëve. Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi dhe bashkëshortit të saj nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me 3 fëmijët që dyshohet të jenë mbytur të gjithë në ujërat e lumit Drin.

Continue Reading

Kronike

Tragjike/ Nëna u raportua e humbur bashkë me tre fëmijët, gjendet në ujërat e lumit Drin trupi i njërit prej të miturve (EMRI)

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmijët prej 3 ditësh rezultojnë të humbur. Një prej fëmijëve është gjetur nga një peshkatar në ujërat e lumit Drin. Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja Alma Arrazi kanë humbur jetën.

Ndërkohë palombarët e forcave RENEA ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë. Policia ka ndaluar bashkëshortin shtetasin Ergys Arrazi, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij. Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë, ndërsa dyshohet se ka shenjë dëmtimi në pjesën e fytyrës.

Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 8, 6 dhe 4 vjeç. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi dhe bashkëshortit të saj të ndaluar nga policia nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me 3 fëmijët që të mbyten në ujërat e lumit Drin.

Continue Reading

Kronike

Vrasja e të moshuarve/ Dyshohet për një flirt mes autorit dhe viktimës

Detaje të reja kanë dalë nga zbardhja e vrasjes në Dropull, ku 69-vjeçari Thoma Mastora vrau 84 vjeçarin Kosta Ilia dhe gruan e tij Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.

Dyshohet se mund të ketë ndodhur një konflikt i çastit dhe viktima Kosta Ilia duke u ndjerë i provokuar mund ta ketë goditur me ndonjë send, edhe pse njihej si tip shumë i qetë

Gjithashtu në fshat flitet se mund të ketë pasur një flirtim të hershëm dhe të vazhdueshëm ndërmjet autorit dhe Kleoniqi Ilias, që mund të ketë qenë edhe shkak për nisjen e konfliktit.

Autori njihet si një person mjaft konfliktual në zonë. Mastora është dhëndër në Dropull, sepse me origjinë është nga Semani.

Continue Reading

Kronike

Vrau me sende të forta çiftin e të moshuarve në Dropull, del FOTOJA e autorit

Policia e Gjirokastrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë në Dropull, ku u vranë çifti i të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia, dhe ka vënë në pranga autorin.

Autor i krimit është Thoma Mastora, 69 vjeç, banues në këtë fshat.

Autori i krimit Thoma Mastora

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Ardian Çipa në një konferencë për mediat teksa sqaroi të gjithë dinamikën e krimit të rëndë tha se autori ka qenë edhe më parë i dënuar për vjedhje, po ashtu ka qenë në hetim për disa vepra penale.

Policia sqaron se në brendësi të oborrit të banesës është gjetur i pajetë shtetasi Kosta Ilia 84 vjeç, lindur e banues ne Bodrishtë dhe në brendësi të banesës është gjetur e pajetë Kleoniqi Ilia 88 vjeçe, lindur e banuese në Bodrishtë.

Çipa deklaroi se autori i ka vrarë me sende të forta dhe me mjete prerëse, ndërsa për shkakun e vrasjes u shpreh se “ngjarja ka ndodhur për motive banale, konflikte të çastit dhe të vazhdueshme”.

“Ata ishin goditur me sende të forta. Nga kontrolli në banesë u arrit që të gjendeshin dhe një vlerë prej 5 milionë lekësh të reja.

35 persona u shoqëruan, u kryen vlerësime dhe eksperimente hetimore. U arrit të sqarohej dokumentimi i kësaj ngjarje dhe të identifikohej autori. Autori i këtij krimi dyshohet Thoma Mastora, 65 vjeç, banues në këtë fshat, i dënuar më parë”, deklaroi Çipa.

Autori i krimit makabër ditën e ngjarjes ka shkuar në banesën e çiftit të të moshuarve, aty ku dyshohet se edhe ka pirë kafe me këto të fundit dhe më pas i vrarë me sende të forta.

“Gjatë kontrollit të banesës së 69 vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar të krimit, një sasi municioni luftarak, një mjet prerës, dhe prova të tjera që janë dërguar për egzaminim në Institutin e Policisë Shkencore.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit””- njofton policia.

Kujtojmë se çifti Ilia nuk kishin fëmijë biologjikë, por kishin një vajzë të birësuar të cilën nuk e kishin takuar prej 10 vitesh, e cila jetonte në Greqi.

Continue Reading

Kronike

Vrasja e të moshuarve në Dropull/ Policia zbardh emrin e autorit, çfarë u gjet në banesën e viktimave

Drejtues të komisariatit të Gjirokastrës kanë dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë në Dropull, ku çifti i të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia u gjetën të pajetë në banesën e tyre.  Ky krim tashmë ka një autor të arrestuar, të cilin policia e identifikoi i Thoma Mastora, 69 vjeç, banues në të njëjtin fshat me viktimat.

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për shkaqe të dobëta, konflikte të çastit dhe mosmarrëveshje të mëparshme mes autorit dhe viktimës.

“Nga veprimet hetimore të kryera u arrit në konkluzionin se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse. Nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua dhe një vlerë rreth 5 milionë lekë të reja që çifti kishte në banesë. U shoqëruan 35 persona, u kryen kontrolle, u bë eksperiment hetimor.

Nga provat e siguruara rezulton se autor i këtij krimi është Thoma Mastora 69 vjeç, banues po në këtë fshat (Bodrishtë). Në vijim të hetimeve u bë ekzekutimi i urdhrit për ndalimin e këtij shtetasi, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë. Ndalimi u bë për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Motivi i krimit ishte për shkaqe të dobëta, konflikte të çastit dhe mosmarrëveshje të mëparshme mes autorit dhe viktimës. Janë sekuestruar disa prova mes tyre edhe arma e dyshuar e krimit, për të cilat pritet ekspertiza.”  tha policia.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING