Connect with us

Aktualitet

Dy pensione në pleqëri dhe më pak tatim mbi të ardhurat nga paga? Ejani në “SIGAL PENSION”

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve në fund të 9-mujorit 2023 rezulton në 38,001 anëtarë. Ose thënë ndryshe, vetëm 1 në 35 mijë të punësuar në vend derdh diçka nga rroga në skemat private të pensioneve. 

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga mbi 1.3 milionë të punësuar, numri i kontribuuesve vullnetarë në fund të shtatorit ishte 38,001 ose 2.9% e totalit.

Duke e ditur se pensioni privat tashmë është diçka e nevojshme, veçanërisht për ata që duan të jetojnë me dinjitet, numri i anëtarëve megjithëse në rritje mbetet sërish i ulët.

Pse të anëtarësohemi në një fond pensioni privat e veçanërisht tek SIGAL Pension? Cilat janë avantazhet? 

Sistemi privat i pensioneve ka këto avantazhe:

  • Ofron  kushte më të favorshme moshe e vjetërsie në punë 5 vite para mbushjes se moshes ne shtet ;
  • Ofron përfitime më të mëdha se skemat shtetërore fondet investohen dhe kane nje interes vjetor ;
  • Kontributi zbritet nga të ardhurat personale të tij për efekt tatimi;
  • Fitimi që realizohet nga investimi i aseteve nuk i nënshtrohet tatimit gjate investimit ;
  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anetarit jane  prone e tij 
  • Asetet e anetarit jane te trshegueshme 
  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij vlerësohen shpenzim operativ, i zbritshëm për qëllime të tatimit mbi fitimin, deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, tahshme me ndryshimine ligjit e  barabartë me pagen minimale vjetore 480,000 lekë”, shprehet Edmond Koçi, zv.Drejtor i “SIGAL Pension”. 

Sa duhet të paguaj?

Sa të dëshironi. Shuma minimale e kontributit fillon nga 1’000 lekë në muaj. Sa më herët të fillojë kontributi aq më i mirë është investimi dhe si rrjedhojë edhe përfitimi në moshën e pensionit.

Ajo që ne propozojmë është gjithmonë në varësi të të ardhurave që individi ka dhe moshën e këshillojmë se kur ai duhet të nisë investimin dhe shumat mujore që duhet të paguaj.

Me ndryshimet e reja ligjore kontributi mujor, i njohur si shpenzim i zbritshëm tashmë është  rritur  deri 40,000 lekë në muaj dhe për nivele pagash të cilat kalojnë ne taksimin e të ardhurave personale 23%  është një përfitim i mirë nëse këtë vlerë mujore e kalojnë në llogarine e tyre të pensionit privat.

Sepse në këtë formë do paguajnë tatim më pak dhe në ndryshim nga ligji i vjetër, i cili tatimin që nuk e kishe paguar gjatë investimit ta mbante në fund, kur merrje pensionin, tashmë nuk e paguan më këtë tatim nëse fondet i merr në forme pensioni mujor për të paktën 2 vite”, vijon Koçi.

Në fillim të muajit nëntor hyri në fuqi Ligji për “Për fondet e pensionit privat”. Ky ligj, përmirëson bazën ligjore të tregut të fondeve të pensioneve private, duke e përafruar atë me Direktivat Europiane.

Ndër synimet kryesore të këtij ligji janë; mbrojtja e interesave të anëtarëve, si edhe nxitja e pjesëmarrjes në skemën e pensionit privat.

Për të mësuar më shumë mbi benefitet dhe lehtësirat që sjell ky ligj, ne intervistuam znj.Livja Gjika, juriste e “SIGAL Pension”.

“Ligji i ri, përveç se sjell rritje të ndjeshme të incentivave fiskale për anëtarët që kanë zgjedhur të kontribuojnë në fondet e pensionit privat, i ka vendosur shoqërive administruese kërkesa më të larta për transparencë ndaj anëtarëve të tyre. 

Ligji në fjalë rregullon edhe marketingun dhe veprimtarinë promovuese të fondeve të pensionit privat, duke i bërë këto fonde më shumë të prekshme për individët dhe punëdhënësit që duan të kontribuojnë për punëmarrësit e tyre.

Ky ligji sjell për herë të parë edhe një formë të re të fondit privat të pensionit, siç janë fondet me pjesëmarrje të mbyllur. Thënë ndryshe Fondi i pensionit profesional i krijuar nga një punëdhënës, disa punëdhënës ose një entitet i organizuar si bashkim punëdhënësish, sindikatë apo bashkime sindikatash, shoqatë apo çdo kombinim i tyre sipas një akt krijimi ose marrëveshjeje të rënë dakord midis tyre”, shprehet Gjika.

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve në fund të 9-mujorit 2023 rezulton në 38,001 anëtarë. Ose thënë ndryshe, vetëm 1 në 35 mijë të punësuar në vend derdh diçka nga rroga në skemat private të pensioneve.  Të dhënat zyrtare tregojnë se nga mbi 1.3 milionë të punësuar, numri i kontribuuesve vullnetarë në fund të shtatorit ishte 38,001 ose 2.9% e totalit. Duke e ditur se pensioni privat tashmë është diçka e nevojshme, veçanërisht për ata që duan të jetojnë me dinjitet, numri i anëtarëve megjithëse në rritje mbetet sërish i ulët.Pse të anëtarësohemi në një fond pensioni privat e veçanërisht tek SIGAL Pension? Cilat janë avantazhet? 

Sistemi privat i pensioneve ka këto avantazhe:

  • Ofron  kushte më të favorshme moshe e vjetërsie në punë 5 vite para mbushjes se moshes ne shtet ;
  • Ofron përfitime më të mëdha se skemat shtetërore fondet investohen dhe kane nje interes vjetor ;
  • Kontributi zbritet nga të ardhurat personale të tij për efekt tatimi;
  • Fitimi që realizohet nga investimi i aseteve nuk i nënshtrohet tatimit gjate investimit ;
  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anetarit jane  prone e tij 
  • Asetet e anetarit jane te trshegueshme 
  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij vlerësohen shpenzim operativ, i zbritshëm për qëllime të tatimit mbi fitimin, deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, tahshme me ndryshimine ligjit e  barabartë me pagen minimale vjetore 480,000 lekë”, shprehet Edmond Koçi, zv.Drejtor i “SIGAL Pension”. 

Sa duhet të paguaj?

Sa të dëshironi. Shuma minimale e kontributit fillon nga 1’000 lekë në muaj. Sa më herët të fillojë kontributi aq më i mirë është investimi dhe si rrjedhojë edhe përfitimi në moshën e pensionit.

Ajo që ne propozojmë është gjithmonë në varësi të të ardhurave që individi ka dhe moshën e këshillojmë se kur ai duhet të nisë investimin dhe shumat mujore që duhet të paguaj.

Me ndryshimet e reja ligjore kontributi mujor, i njohur si shpenzim i zbritshëm tashmë është  rritur  deri 40,000 lekë në muaj dhe për nivele pagash të cilat kalojnë ne taksimin e të ardhurave personale 23%  është një përfitim i mirë nëse këtë vlerë mujore e kalojnë në llogarine e tyre të pensionit privat.

Sepse në këtë formë do paguajnë tatim më pak dhe në ndryshim nga ligji i vjetër, i cili tatimin që nuk e kishe paguar gjatë investimit ta mbante në fund, kur merrje pensionin, tashmë nuk e paguan më këtë tatim nëse fondet i merr në forme pensioni mujor për të paktën 2 vite”, vijon Koçi.

Në fillim të muajit nëntor hyri në fuqi Ligji për “Për fondet e pensionit privat”. Ky ligj, përmirëson bazën ligjore të tregut të fondeve të pensioneve private, duke e përafruar atë me Direktivat Europiane.

Ndër synimet kryesore të këtij ligji janë; mbrojtja e interesave të anëtarëve, si edhe nxitja e pjesëmarrjes në skemën e pensionit privat.

Për të mësuar më shumë mbi benefitet dhe lehtësirat që sjell ky ligj, ne intervistuam znj.Livja Gjika, juriste e “SIGAL Pension”.

“Ligji i ri, përveç se sjell rritje të ndjeshme të incentivave fiskale për anëtarët që kanë zgjedhur të kontribuojnë në fondet e pensionit privat, i ka vendosur shoqërive administruese kërkesa më të larta për transparencë ndaj anëtarëve të tyre. 

Ligji në fjalë rregullon edhe marketingun dhe veprimtarinë promovuese të fondeve të pensionit privat, duke i bërë këto fonde më shumë të prekshme për individët dhe punëdhënësit që duan të kontribuojnë për punëmarrësit e tyre.

Ky ligji sjell për herë të parë edhe një formë të re të fondit privat të pensionit, siç janë fondet me pjesëmarrje të mbyllur. Thënë ndryshe Fondi i pensionit profesional i krijuar nga një punëdhënës, disa punëdhënës ose një entitet i organizuar si bashkim punëdhënësish, sindikatë apo bashkime sindikatash, shoqatë apo çdo kombinim i tyre sipas një akt krijimi ose marrëveshjeje të rënë dakord midis tyre”, shprehet Gjika.

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi pak ditë më parë të dhënat mbi tregun e pensioneve private në Shqipëri për periudhën janar-shtator 2023. Sipas AMF, pesë fondet e pensionit privat që funksionojnë në Shqipëri zotëronin së bashkunjë total asetesh neto prej 60.8 milionë eurosh, me “SIGAL Pension” e para në treg me 42% të totalit. 

Do të vijë një ditë kur ne të gjithë do të kemi nevojë për pension gjatë pleqërisë. Duke kursyer që në rini dhe përgjatë gjithë kohës që jemi në punë, mund t’i sigurojmë vetes të ardhura shtesë gjatë pleqërisë e kështu nuk i bëhemi barrë fëmijëve apo familjarëve të tjerë. Ndaj mos pyesni më nëse ju nevojitet apo jo një pension privat. 

Mendoni sot për pleqërinë tuaj. Sigurojini vetes një pension të dytë me “SIGAL PENSION”.

SIGAL PENSION, E ARDHMJA JONË SË BASHKU

Web: www.fondisigal.com.al  

E-mail: [email protected] 

Tel: +355 44 511 666

 

 

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi pak ditë më parë të dhënat mbi tregun e pensioneve private në Shqipëri për periudhën janar-shtator 2023.

 

Sipas AMF, pesë fondet e pensionit privat që funksionojnë në Shqipëri zotëronin së bashkunjë total asetesh neto prej 60.8 milionë eurosh, me “SIGAL Pension” e para në treg me 42% të totalit. 

 

Do të vijë një ditë kur ne të gjithë do të kemi nevojë për pension gjatë pleqërisë. Duke kursyer që në rini dhe përgjatë gjithë kohës që jemi në punë, mund t’i sigurojmë vetes të ardhura shtesë gjatë pleqërisë e kështu nuk i bëhemi barrë fëmijëve apo familjarëve të tjerë. Ndaj mos pyesni më nëse ju nevojitet apo jo një pension privat. 

 

Mendoni sot për pleqërinë tuaj. Sigurojini vetes një pension të dytë me “SIGAL PENSION”.

 

SIGAL PENSION, E ARDHMJA JONË SË BASHKU

 

Web: www.fondisigal.com.al  

E-mail: [email protected] 

Tel: +355 44 511 666

 

 

 

Aktualitet

‘Ja ndryshimi me Italinë’/ Gazetari italian: Mafia në Shqipëri e lidhur ngushtë me politikën

Gazetari italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. Ai tha se “mafia në Shqipëri është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate. Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri. Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë. Shoh që luftohet shumë pak. Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

Continue Reading

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Emigracioni dhe plani për gjyqësorin/ Ambasada zbardh detajet nga vizita e Cameron në Tiranë

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Shqipëri më 22 Maj.

Përmes një njoftimi, ambasada britanike bën me dije se në fokus të vizitës do të jenë diskutimet për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Gjithashtu, Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Britanisë për Policinë Shqiptare.

Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe ministrn për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading

Aktualitet

Trondit dedektivi: Nëna fuste klientë në shtëpi dhe bënte s*ks në sy të fëmijëve

Në vendin tonë numërohen gati 200 dedektivë të licencuar, një profesion i lirë, i rregulluar me ligj, që në vitin 2014. Po përse i kërkojnë më shumë hetuesit privatë shqiptarët?

Ndue Pjetra, avokat dhe njëkohësisht edhe dedektiv privat, tregon për Tch se veç tradhtive, dedektivë punësohen edhe për të parë se si funksionon mbajtja e fëmijëve pas vendimit të gjykatës.

Ai tregoi edhe një rast kur një nënë e divorcuar, fuste klientët në shtëpi dhe bënte dashuri me ta në sy të fëmijëve dhe sipas tij, sërish gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt dhe ia la përsëri fëmijët nënës.

“Dedektivët sot në Shqipëri kërkohen në zgjidhjet e martesave, për të parë me kujdes si funksionon pas vendimit të gjykatës, mbajtja e fëmijëve. Kur gjykata i jep kujdestarinë nënës apo babait dhe ata nuk i kanë kushtet pavarësisht se i kanë marrë më mënyra të tjera kujdestarinë.

Rastet janë të tmerrshme, janë gjetur në shtëpinë e nënës, në sytë e fëmijëve duke futur klientë brenda, duke bërë dashuri me ta në kundërshtim me çdo lloj norme dhe gjykata përsëri nuk i ka marrë parasysh, duke ia lënë fëmijët nënës.

Tradhtitë kanë rënë, ishin një fillim një ‘boom’ por përsëri janë bashkë dhe harxhonin kot ato lekë. Më shumë e kërkojnë të moshave mbi 50 vjeç, thonë burri im ka pasur një sekretare në atë kohë a takohet më, histori nga më të tmerrshmet dhe më të çuditshmet”, shprehet Ndue Pjetra, Dedektiv, Avokat

Continue Reading

Aktualitet

Turi çiklistik Tiranë-Korçë/ Evitoni qarkullimin në këto akse, përdorni rrugë alternative (DETAJE)

Policia e Shtetit/ Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.

Duke qene se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, per rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurise se pjesëmarrësve ne këto gara.

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë. Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan. Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara. Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier. Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithe perdoruesve të rruges, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING