Connect with us

Kronike

E kishte mbushur bagazhin plot me kanabis për ta transportuar në Greqi, arrestohet 46-vjeçari (EMRI)

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Korçë, pasi u kap me 16 kg kanabis në automjetin, me të cilin po udhëtonte. Sipas bluve, dyshohet se 46-vjeçari Julian Belortaja, po transportonte lëndën narkotike drejt Greqisë. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim edhe një 37-vjeçar, i cili është bashkëpunëtori i 46-vjeçarit të arrestuar.

Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazj u gjet një çantë sportive, brenda së cilës ishin 15 pako të mbështjella me natriban, me peshë totale 16 kg, lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa. Krahas automjetit dhe lëndës narkotike, u sekuestrua edhe 1 celular.

Njoftimi:

Finalizohet, pas një hetimi disa javor me metoda proaktive, operacioni i koduar “Cross Border”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll.

Transportonte me automjet, dyshohet drejt kufirit me Greqinë, 16 kg lëndë narkotike kanabis kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 46-vjeçari.

Shpallet në kërkim një 37-vjeçar, bashkëpunëtor i 46-vjeçarit, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.

Sekuestrohen 16 kilogramë lëndë narkotike kanabis, automjeti me të cilin po transportohej lënda narkotike dhe 1 celular.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi disa javor me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin policor të koduar “Cross Border”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. B., 46 vjeç, banues në Korçë, dhe u shpall në kërkim shtetasi D. M., 37 vjeç, banues në Korçë, bashkëpunëtori i 46-vjeçarit.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll në fshatin Vishocicë, Devoll, automjetin që drejtohej nga shtetasi J. B.

Shërbimet e Policisë gjetën në bagazhin e automjetit një çantë sportive, brenda së cilës ishin 15 pako të mbështjella me natriban, me peshë totale 16 kg, lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Nga hetimet e deritanishme rezultoi se shtetasi J. B., në bashkëpunim me shtetasin D. M., për të cilin vijon puna për kapjen e tij, do ta trafikonin drejt Greqisë sasinë e lëndës narkotike.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement