Connect with us

Kosova

E PABESUESHME/ Serbët autonomi në Kosovë, por jo për t’u shkëputur…Deklarata e ish ambasadorit britanik

“Minoriteti serb do të fitojë autonomi dhe kjo do të jetë pjesë e kompromiseve të dhimbshme që do të duhet të bëjë lidershipi i Kosovës. Por dhimbja do të jetë nga të dyja palët” – Kështu deklaroi diplomati britanik në ish Jugosllavi, Irlandë dhe Itali, Sir Ivor Roberts.

Sipas tij, nuk ka dyshime se “pakica serbe do të ketë autonomi”, por jo me të drejtë për t’u shkëputur

“Pakica serbe, nga ana e saj, duhet të pranojë se autonomia i referohet kulturës, ekonomisë dhe vetëqeverisjes lokale, dhe jo të drejtës për t’u shkëputur – kjo është një pilulë e hidhur që pala serbe duhet ta gëlltisë në këmbim. Kjo do të jetë një marrëveshje e vështirë për t’u finalizuar, por të gjithë duhet të mendojnë për përfitimet afatgjata, jo për dhimbjen afatshkurtër”, – tha Roberts në një intervistë për mediumin serb, Demostat.

Sipas tij, edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbre “nuk është qëllim në vetvete”.

“E rëndësishme është që momenti drejt një marrëveshjeje përfundimtare të ruhet dhe për këtë arsye ne duhet të vazhdojmë të diskutojmë formën e asaj marrëveshjeje”, tha Roberts, duke iu referuar planit franko-gjerman.

 

Advertisement

TRENDING