Connect with us

Kronike

E rëndë/ 68-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij

Një 68-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, sot rreth orës 13:50, në fshatin Bodrishtë, Dropull.

Dyshohet se viktima ka humbur jetën për shkak të gjendjes së asfiksisë që i është shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit.

Njoftimi i policise

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:50, në fshatin Bodrishtë, Dropull, është gjetur i pajetë, në banesën e tij, shtetasi A. K., 68 vjeç, i cili jetonte vetëm.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të gjendjes së asfiksisë që i është shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kronike

Vrasja e të moshuarve/ Dyshohet për një flirt mes autorit dhe viktimës

Detaje të reja kanë dalë nga zbardhja e vrasjes në Dropull, ku 69-vjeçari Thoma Mastora vrau 84 vjeçarin Kosta Ilia dhe gruan e tij Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.

Dyshohet se mund të ketë ndodhur një konflikt i çastit dhe viktima Kosta Ilia duke u ndjerë i provokuar mund ta ketë goditur me ndonjë send, edhe pse njihej si tip shumë i qetë

Gjithashtu në fshat flitet se mund të ketë pasur një flirtim të hershëm dhe të vazhdueshëm ndërmjet autorit dhe Kleoniqi Ilias, që mund të ketë qenë edhe shkak për nisjen e konfliktit.

Autori njihet si një person mjaft konfliktual në zonë. Mastora është dhëndër në Dropull, sepse me origjinë është nga Semani.

Continue Reading

Kronike

Vrau me sende të forta çiftin e të moshuarve në Dropull, del FOTOJA e autorit

Policia e Gjirokastrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë në Dropull, ku u vranë çifti i të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia, dhe ka vënë në pranga autorin.

Autor i krimit është Thoma Mastora, 69 vjeç, banues në këtë fshat.

Autori i krimit Thoma Mastora

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Ardian Çipa në një konferencë për mediat teksa sqaroi të gjithë dinamikën e krimit të rëndë tha se autori ka qenë edhe më parë i dënuar për vjedhje, po ashtu ka qenë në hetim për disa vepra penale.

Policia sqaron se në brendësi të oborrit të banesës është gjetur i pajetë shtetasi Kosta Ilia 84 vjeç, lindur e banues ne Bodrishtë dhe në brendësi të banesës është gjetur e pajetë Kleoniqi Ilia 88 vjeçe, lindur e banuese në Bodrishtë.

Çipa deklaroi se autori i ka vrarë me sende të forta dhe me mjete prerëse, ndërsa për shkakun e vrasjes u shpreh se “ngjarja ka ndodhur për motive banale, konflikte të çastit dhe të vazhdueshme”.

“Ata ishin goditur me sende të forta. Nga kontrolli në banesë u arrit që të gjendeshin dhe një vlerë prej 5 milionë lekësh të reja.

35 persona u shoqëruan, u kryen vlerësime dhe eksperimente hetimore. U arrit të sqarohej dokumentimi i kësaj ngjarje dhe të identifikohej autori. Autori i këtij krimi dyshohet Thoma Mastora, 65 vjeç, banues në këtë fshat, i dënuar më parë”, deklaroi Çipa.

Autori i krimit makabër ditën e ngjarjes ka shkuar në banesën e çiftit të të moshuarve, aty ku dyshohet se edhe ka pirë kafe me këto të fundit dhe më pas i vrarë me sende të forta.

“Gjatë kontrollit të banesës së 69 vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar të krimit, një sasi municioni luftarak, një mjet prerës, dhe prova të tjera që janë dërguar për egzaminim në Institutin e Policisë Shkencore.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit””- njofton policia.

Kujtojmë se çifti Ilia nuk kishin fëmijë biologjikë, por kishin një vajzë të birësuar të cilën nuk e kishin takuar prej 10 vitesh, e cila jetonte në Greqi.

Continue Reading

Kronike

Vrasja e të moshuarve në Dropull/ Policia zbardh emrin e autorit, çfarë u gjet në banesën e viktimave

Drejtues të komisariatit të Gjirokastrës kanë dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë në Dropull, ku çifti i të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia u gjetën të pajetë në banesën e tyre.  Ky krim tashmë ka një autor të arrestuar, të cilin policia e identifikoi i Thoma Mastora, 69 vjeç, banues në të njëjtin fshat me viktimat.

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për shkaqe të dobëta, konflikte të çastit dhe mosmarrëveshje të mëparshme mes autorit dhe viktimës.

“Nga veprimet hetimore të kryera u arrit në konkluzionin se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse. Nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua dhe një vlerë rreth 5 milionë lekë të reja që çifti kishte në banesë. U shoqëruan 35 persona, u kryen kontrolle, u bë eksperiment hetimor.

Nga provat e siguruara rezulton se autor i këtij krimi është Thoma Mastora 69 vjeç, banues po në këtë fshat (Bodrishtë). Në vijim të hetimeve u bë ekzekutimi i urdhrit për ndalimin e këtij shtetasi, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë. Ndalimi u bë për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Motivi i krimit ishte për shkaqe të dobëta, konflikte të çastit dhe mosmarrëveshje të mëparshme mes autorit dhe viktimës. Janë sekuestruar disa prova mes tyre edhe arma e dyshuar e krimit, për të cilat pritet ekspertiza.”  tha policia.

Continue Reading

Kronike

Piu kafen e fundit me çiftin e moshuar dhe më pas i vrau, arrestohet autori i krimit në Dropull

Zbardhet vrasja e çiftit të të moshuarve në fshatin Brodishtë të Dropullit. Policia ka identifikuar dhe arrestouar autorin e krimit.

Burime nga policia bëjnë me dije se pas ekzaminimit të provave biologjike nga policia shkencore është identifikuar dhe arrestuar autori i vrasjes së Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç. Autori i krimit makabër ditën e ngjarjes ka shkuar në banesën e çiftit të të moshuarve, aty ku dyshohet se edhe ka pirë kafe me këto të fundit dhe më pas i vrarë me sende të forta. E moshuara u gjet e pajetë në banesë, ndërsa 84 vjeçari u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tyre. Shkaku i krimit dyshohet të ketë qenë synimi i autorit të krimit që të marrë pronat (tokat) e çiftit të të moshuarve në fshatin Bridishtë, por policia po heton për zbardhjen e shkakut.

Çifti Ilia nuk kishin fëmijë biologjikë, por kishin një vajzë të birësuar të cilën nuk e kishin takuar prej 10 vitesh, e cila jetonte në Greqi.

Continue Reading

Kronike

Aksident fatal mbrëmjen e sotme/ Makinat përplasen “kokë më kokë”

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Hotolisht të Pogradecit. Dy automjete përkatësisht “Benz” dhe “Renault” janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.

Nga raportimet e deritanishme thuhet se nuk ka persona të lënduar, raportohet vetëm për dëme të konsiderueshme materiale.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Pritet një njoftim nga ana e bluve për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING