Connect with us

Aktualitet

E rëndë/ Mjeti i blinduar që transporton para përplas një fëmijë, detajet e para

Një fëmijë i mitur është përplasur nga një mjet i ‘Breçani Security’ ditën e sotme në Burrel.

Shoferi 46-vjeçar ka qenë duke drejtuar një mjet tip “Fiat”, që merret me transportimin e vlerave monetare, ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë automjeti ka aksidentuar një fëmijë të mitur.

I mituri po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po kryen hetimet  në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aktualitet

“Shkoi me mirëbesim, por u mor peng nga Vis Martinaj”, Artan Hoxha: Roan Brahimin e takova në Dubai, dyshohet se…

Gazetari Artan Hoxha ka folur sot për vrasjen e Roan Brahimit pak ditë më parë në Athinë, Greqi.

Hoxha tha se Brahimi, i cili njihej edhe me emrin Sidi, kishte pasur më herët përplasje me Ervis Martinajn, pasi kishte shkuar te ai me mirëbesim, por ishte marrë peng dhe dhunuar.

Megjithatë sipas gazetarit Hoxha, i cili tha se për herë të fundit e ka takuar Brahimin në Dubai, vrasja e tij në Athinë ka më tepër lidhje me ekzekutimin e Gentian Bejtjas. Në emisionin “Top Talk”, gazetari tha se të arrestuarit për vrasjen e Bejtjas janë njerëz të afërm të Brahimit.

Ai gjithashtu shtoi se dyshon që dikush e ka “shitur”, duke treguar lëvizjet e tij dhe udhëtimin drejt Athinës, pasi një person si Brahimaj ishte e vështirë të ekzekutohej.

“Ai njihet me emrin Sidi, ka qenë i përfshirë në një ngjarje. Ky është thirrur në mirëbesim nga një kushëri, dhe ka shkuar me mirëbesim te Ervis Martinaj, kur ka shkuar e kanë marrë peng dhe është dhunuar. Ky u ka thënë nëse nuk më vrisni, nuk do flas.

Unë e kam takuar në Dubai për herë të fundit. Pjesa e familjes nuk ka shumë rëndësi, këta janë njerëz që bëjnë një jetë jonormale. Ai nuk mund të vritej kollaj. Goditja e tij në Greqi, Athina është një nga qytetet më të rrezikshme të Europës. Knë ndodhur shumë vrasje të grupeve kriminale shqiptare, serbe, malazeze…

Sigurisht që këtë jetë që bënte i ndjeri, kishte një kosto, si financohej kjo kosto. Nga aktivitete që ai detyrohej t’i bënte kur ishte në kërkim. Në vrasjen e Gentjan Bejtjas, njerëzit që u arrestuan janë njerëz të afërm të Sidit.

Lidhja më direkte për vrasjen e tij është vrasja e Gentian Bejtjas. Njerëzit që u arrestuan për vrasjen e tij, janë njerëz të afërm të Sidit, familja e tij jetonte në një banesë rezidenciale në periferi te TEG-u. Ai është shitur, informacioni për vendndodhjen në Athinë. Nuk mund ta gjenin kaq kollaj”, tha Hoxha.

Continue Reading

Aktualitet

“Belerit i janë gjetur kallashnikovë në shtëpi”/ Debate mes Xhufit e Sekretarit të Omonias

Historiani Pëllumb Xhufi dhe Sekretari i OMONIAS, Marin Suli kanë debatuar ashpër me njeri tjetrin.

Në emisionin Open në News24, teksa po diskutohej për vizitën e kryeministrit Rama në Athinë, u prek edhe çështja e Fredi Belerit. Historiani Xhufi tha se Beleri është kapur me armë në shtëpi.

Kjo u hodh poshtë nga Marin Suli, i cili tha se “po gënjejn, pasi nuk ka asnjë provë që Fredi Beleri të jetë i përfshirë në ngjarjen e Peshkëpisë”.

Suli: Duhet të jeni cik i pjekur. Është e rëndë të thuash që “ka vrarë dhe i ka duart me gjak”.

Xhufi: Është akuzuar, ka kaluar kufirin i armatosur,

Suli: Është gënjeshtër, nuk ka asnjë prove

Xhufi:  Këta e kanë zgjedhur të përfaqësojë Himarën

Suli: E kanë zgjedhur himariotët, juve ju takon të heshtni! Për cështjet e kapjes së gjakut në duar po abuzoni

Xhufi: Edhe të korrupsionit edhe të blerjes së votës

Janë dy gjera të ndryshme. Ka tre vendime gjykatash që Beleri është i pafajshëm për Peshkëpinë dhe nuk ka asnjë lidhje

Xhufi: Unë e kam ndjekur gjyqin kur është bërë

Suli: Beleri është dënuar për mosdijeni të armëmbajtjes pa leje

Xhufi: Atij i janë gjetur kallashnikov në shtëpi

Suli:  Po gënjen, nxirr një copë letër! Nuk i është gjetur armë. Tërhiqe atë që po thua

Xhufi: Është arrestuar nga autoritetet greke sepse ka marrë pjesë

Suli: Jo

Continue Reading

Aktualitet

Ilir Meta: Monika më ka nxitur të merrem me palestër, po bëj gjithçka që të motivoj të rinjtë

Ilir Meta, përgjatë muajve të fundit e ka marrë shumë seriozisht palestrën dhe e kemi parë mjaft të fokusuar në ushtrimet fizike.

Por, kush e ka inspiruar vallë Metën që t’i futet më kokë aktivitetit fizik? Epo, kush tjetër veçse bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi e cila po ashtu ushtrohet pothuajse çdo ditë. I ftuar në “News 24”, Meta tha se Monika e ka motivuar që ai t’i futet sportit.

Me aktivitetet e mia sportive kam dashur te jap mesazhin per mbrojtjen e shendetit nepermjet sportit Garat na ndihmojne te gjitheve.

Pa stervitje dhe pa djersitje nuk ka arritje. Monika ka qene nje nga nxiteset qe une te merresha me palester.

Stresi im i vetem eshte si te ndaloj shqiptaret te ikin nga Shqiperia. Por tani e kemi gjetur ilacin “5 prioritete per 4 milion shqiptare plus” Ne duhet ti motivojme te rinjte te merren me sport.

Me pelqen qe shoh shume njerez qe merren me sport dhe sterviten ne palester. Po bej gjithcka qe te motivoj te rinjte te merren me sport.

Partia e Lirisë, PAKETË SPECIALE për mbështetjen e të gjithë atyre që investojnë për hapjen e palestrave! Kur stervitem degjoj kenget per Adem Jasharin, Per ty Atdhe dhe “Ku ka si ti o Shqiperia ime”, – tha Meta.

Kujtojmë se mes Metës dhe Kryemadhit kohët e fundit ka pasur përplasje politike, e cila është konfirmuar nga të dy. Gjithashtu kohët e fundit, raportohet se ata nuk jetojnë më në një shtëpi, pasi siç tha Monika Kryemadhi, janë futur palë të treta, që nuk i kanë ndarë vetëm politikisht.

Continue Reading

Aktualitet

Skema e re e pensioneve: Do të rriten më shumë të ardhurat për rezidentët dhe ata që banojnë në fshat

Teksa opozita kërkon të miratohet një minimum jetik për çdo shqiptar që ka mundësi të kufizuara mirëqenieje, qeveria po rishikon skemën e pensioneve.

Sipas të dhënave brenda vitit do të ketë një skemë e cila do të marrë në konsideratë dy elemente kryesor. Milva Ekonomi deputete e mazhorancës zbardhi disa detaje nga kjo skemë e cila po negociohet me bankën botërore

“Nuk ka ende detaje konkrete, por në parim dy janë shtyllat kryesore që po shihen. Së pari rezidentët brenda dhe jashtë vendit si dhe pensionistët urban dhe rural. E thënë ndryshe, prioritet në rritjen e pensionit do të kenë ata pensionistë që jetojnë në Shqipëri, më shumë se ata që kanë një rezidencë jashtë Shqipërie. Natyrisht edhe ata jashtë do të përfitojnë rritje pensioni, por me një diferencim në indeksim që bën qeveria vit pas viti. Këto janë planet e ministrisë së Financave”, sqaroi Ekonomi në emisioni E-ZONE.

Skema e re që do të rishikohet ka si fokus edhe adresimin e një fenomeni shumë shqetësues, siç është emigrimi i shqiptarëve nga zonat rurale. Ndaj rishikimi i skemës së pensioneve do të ketë në konsideratë edhe këtë faktor.
Continue Reading

Aktualitet

Konfindustria kërkon ndërhyrje urgjente për Durrës-Tiranë, të hetohet korrupsioni te rrugët

Konfindustria përmes një njoftimi publik i kërkon ekzekutivit që të ndërhyjë për të përmirësuar situatën mjaft të vështirë të dy akseve rrugore më strategjike të vendit, konkretisht: Tiranë-Durrës dhe Durrës-Rrogozhinë.Segmentet rrugorë të mësipërm janë tërësisht jashtë standarteve teknike të lejueshme, përveç pamundësisë për të përballuar ngarkesën e lartë të lëvizjes të qytetarëve dhe bizneseve, paraqesin dhe rrezik mjaft të lartë për aksidente me pasoja fatale për jetën- thuhet në njoftimin për shtyp.

Konfindustria vlerëson, se ndërhyrjet përmirësuese në akset rrugore, që lidhin kryeqytetin dhe portin kryesor të Shqipërisë, është e domosdoshme të kryhet para fillimit të sezonit turistik 2024. Gjëndja plotësisht jashtë standarteve e segmenteve rrugore në fjalë janë goditje e rëndë edhe për turizmin shqiptar.

Konfindustria gjithashtu, i kërkohet institucioneve të drejtësisë dhe SPAK të vlerësojnë mundësinë e shkallës së lartë të korrupsionit në sistemin e tenderimit të mirëmbajtjes rrugore ku, megjithëse shpenzohen me qindra milionë Euro, gjëndja paraqitet e papranueshme. Institucioni ka marrë si shembull akset rrugore Tiranë-Durrës dhe Durrës-Rrogozhinë që ishin gjithashtu pjesë e projektit të rehabilitimit të rrugëve prej 80 milionë dollarësh të Bankës Botërore të mbyllur së fundmi, krahas financimit të buxhetit vjetor.

Marrë nga Monitor

Continue Reading
Advertisement

TRENDING