Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

EMERGJENCAT NË TIRANË/ Hajdari sjell modelin nga Kalifornia

Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, ka zhvilluar një takim me Stacy Silva, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës së Operacioneve të Emergjencave në Santa Barbara, Kaliforni, ku në fokus ka qenë menaxhimi i emergjencave civile dhe mundësia e përshtatjes së praktikave amerikane në Shqipëri.

Sipas Hajdarit, vizita në Qendrën e Operacioneve të Emergjencave ka shërbyer për njohjen me mënyrën e organizimit, koordinimit ndërinstitucional dhe reagimit ndaj situatave emergjente, si dhe për shkëmbimin e përvojave në fushën e mbrojtjes civile.

Prefekti bëri të ditur se pranë Prefekturës së Tiranës synohet të krijohet një zyrë dixhitale për koordinimin e Komitetit të Emergjencave Civile. Sipas tij, kjo strukturë do të bazohet në modele, protokolle dhe rregullore të përdorura në SHBA.

Takim me Stacy Silva, Drejtoreshë Ekzekutive e EOC ( Emergency Operations Center), në Santa Barbara, Kaliforni!

Takimi, biseda dhe vizita e ambienteve të Qendrës se Operacioneve të Emergjencave (EOC), ishte një mundësi e vlefshme për t’u njohur me modelet e organizimit, koordinimit ndërinstitucional dhe reagimit ndaj emergjencave, si dhe për të shkëmbyer përvoja që i shërbejnë forcimit të kapaciteteve të mbrojtjes civile në vendin tonë.

Në cilësinë e Prefektit të Qarkut Tiranë, vlerësoj veçanërisht vendosjen e urave te bashkëpunimit dhe shkëmbimin e praktikave më të mira me institucionet amerikane në fushën e menaxhimit të emergjencave civile.

Së shpejti, sipas modelit USA, do të ndërtojmë pranë Prefekturës një zyrë dixhitale e koordinimi të Komitetit të Emergjencave Civile, kryetar i të cilit është Prefekti, implementimi i modeleve, protokolleve, rregulloreve për agjencitë që marrin pjese në një operacion emergjence civile( zjarre, përmbytje, tërmete, rrëshqitje masive dheu e bllokime rrugësh etj). Kjo do te rrisë efektivitetin, përqendrimin dhe zgjidhjen e shpejte të situatave në mbrojtje efektive te shëndetit, jetës, pronës se qytetareve dhe pronën shtetërore e sigurinë publike.

Gjate takimit, ramë dakord me znj. Silva, për fillimin e bashkëpunimit duke na vene ne dispozicion të gjitha modelet, protokollet, rregulloret e tyre, për t’u punuar nga ana e jonë”, shkruan Hajdari në postimin e tij.

Advertisement