Connect with us

Kronike

EMRI/ 15-vjeçari humb jetën pasi e zë korenti, ja kush është pronari i lavazhit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dimal. Një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka zënë korrenti gjatë orarit të punës në një lavazh. Pronari i biznesit ,Abedin Hajdari është arrestuar nga policia për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Mëngjesin e sotëm, në lavazhin në pronësi të 37-vjeçarit, një shtetas 15 vjeç, banues në Dimal, i cili punonte si ndihmës, në këtë lavazh, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale të shtetasit A. H.

Kronike

Hidhet poshtë versioni i parë/ Në trupin e 9-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Informacion sqarues shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punen për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Kronike

Kamerat kanë filmuar kafen e fundit, kunata rrëfen dhunën e bashkëshortit ndaj Alma Arrazit

Detaje të tjera tronditëse kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Shkodër.

Dyshohet që nëna Alma Arrazi është hedhur bashkë me tre fëmijët nga ura e lumit Buna.

Fillimisht, ajo ka pirë një kafe me kunatën e saj dhe më pas ka ndërmarrë aktin ekstrem.

Policia ka marrë në pyetje familjarë të Almës dhe bashkëshortit të saj, Ergys Arrazi, i arrestuar nën akuzën se ka ushtruar dhunë ndaj tyre dhe i ka çuar drejt vetëvrasjes.

Gjithshtu ka qenë kunata qe ka rrëfyer në polici edhe dhunën sistematike që ushtronte 31 vjeçari ndaj gruas.

“39 vjeçarja ka pirë kafe në shëtitoren në hyrje të Shkodrës dhe pasi secila ka qenë në rrugë të vet, ka shkuar dhe hedhur në ujërat e lumit Buna, nga ura e vjetër e Bunës.

Policia disponon edhe pamjet ku dy kunatat kanë pirë kafe me tre fëmijët.

Policia ka marrë në pyetje familjarë të të dyja palëve. Ka qenë kunata që ka treguar se Ergys Arrazi ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes.

Siç duket pas denoncimit në polici të 31 vjeçarit se bashkëshortja është larguar nga banesa me tre fëmijët, është gjetur trupi i vajzës së madhe 9 vjeçare, grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarët dhe kunata e 39 vjeçares ka raportuar se ka pasur dhunë sistematike.

Nuk ka rekorde për dhunë në familje të denoncuara nga 39 vjeçarja”

Continue Reading

Kronike

Piu kafe me kunatën më pas u hodh në lumin Bunë me tre fëmijët, detaji tronditës

Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen tragjike në Shkodër.

Alma Arrazi është hedhur nga ura e lumit Bunë bashkë me 3 fëmijët e mitur.

Disa orë para se të ndërmerrte aktin tragjik, mësohet se 39-vjeçarja dhe fëmijët kishin dalë me kunatën, pra nusen e vëllait të Ergys Arrazit.

Më pas janë ndarë në mënyrë të qetë pa nxitur dyshime për aktin fatal që do ndërmerrte.

Ajo me fëmijët janë hedhur nga ura e Bunës. Mësohet se e reja kishte mësuar se fundmi dhe për tradhti bashkëshortore nga i shoqi. Ai nuk ka patur me herët denoncime për dhune në familje.

Continue Reading

Kronike

Akuzohet se çoi drejt vetëvrasjes vajzën e tij, reagimi gjakftohtë i babait

Detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku një nënë bashkë me 3 fëmijët e saj rezultojnë të zhdukur prej 3 ditësh. Ndërkohë sot një prej fëmijëve të mitur është gjetur i pajetë në lumin Buna.

Për ngjarjen në fjalë është arrestuar babai i fëmijëve, Erdgys Arrizi. 31-vjeçari përfundoi pas hekurave me akuzën e shtyrjes drejt vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se kur i është komunikuar babait lajmi i kobshëm për gjetjen e trupit të pajetë të vajzës së tij, e cila kishte dhe shenja në trup, nuk ka reaguar fare

Mësohet se ai ka qenë gjakftohtë kur ia kanë komunikuar se ku ishte gjetur trupi i vogëlushes.

Continue Reading

Kronike

Zhdukja e nënës me fëmijët/ Arrestohet bashkëshorti, policia: E mitura u vetëmbyt nga dhuna e ushtruar nga babai

Policia ka reaguar me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku dyshohet se Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët e saj janë vetëmbytur në ujërat e lumit Drin.

Bëhet me dije se në pranga deri tani është vënë 31-vjeçari, Ergys Arrazi, pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.

Deri më tani është gjetur trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare rastësisht nga një peshkatar, ndërsa polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për trupat e 39-vjeçares dhe 2 fëmijëve të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër

Hetimet e thelluara zbardhin një rast të dhunës në familje, që shkaktoi vetëvrasje.

Vihet në pranga 31-vjecari, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.

9-vjeçarja ështe gjetur e pajetë, dyshohet e vetëmbytur në lumin Buna.

Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë të 31-vjeçarit.

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa.

Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje.

Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Grupi hetimor ka vijuar hetimet dhe shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet për gjetjen e 39-vjeçares dhe 3 fëmijëve.

Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve E. A. dhe A. A., e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijon intensivisht punën për gjetjen e 3 shtetasve të tjerë të larguar nga banesa, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING