Connect with us

Kronike

EMRI/ Ishte kthyer në “makthin” e banorëve, kapet “skifteri”

Ishte kthyer në “makthin” e banorëve, kapet në flagrancë duke vjedhur në një banesë 25-vjeçari Andrea Zerollari.

Arrestimi i tij në kuadër të operacionit policor “The shadow of the night”, i riu autor i vjedhjes së 4 banesave dy ditët e fundit.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka finalizuar mbrëmjen e sotme operacionin policor “The shadow of the night”, duke prangosur në flagrancë një 25-vjeçar nga Berati, që ishte kthyer në “makthin” e banorëve të qytetit,për shkak të vjedhjeve që kryente gjatë natës nëpër banesa.

I drejtuar nga shefi i krimeve në detyrë Ledjo Ferzaj,operacioni finalizoi jo vetëm prangosjen e Andrea Zerollarit por edhe dokumentimin e 4 vjedhjeve banesash, të kryera dy netët e fundit. Zerellari,i dënuar 3-herë më parë për vjedhje,u kap në flagrancë gjatë tentativës për shqyerjen e një dritareje në një banesë private në zonën e “Bregut të lumit”. Ai ishte prej disa ditësh nën vëzhgim nga policia,që kishte siguruar në rrugë operative

Informacionin për vjedhjen që do të kryente 25-vjeçari mbrëmjen e sotme. Në kuadër të këtij operacioni,policia ka arritur të dokumentojë autorësinë e tij në vjedhjen e 4 banesave në Berat gjatë dy netëve të fundit, ku ai ka vjedhur jo vetëm vlera monetare por edhe pajisje të ndryshme elektronike. Burime policore bëjnë me dije se mekanizmi i përdorur nga 25-vjeçari për vjedhjen e banesave ishte hapja me kaçavidave e parvazeve duralumini të dritareve, nga ku ai hynte për të vjedhur gjatë natës. Të njëjtat burime konfirmojnë se, policia po punon edhe për zbardhjen e disa vjedhjeve të tjera banesash, ku për shkak të mekanizmit të përdorur për të hyrë brenda, dyshohet se autor është Zerollari

Kronike

Gota e rakisë në oborr zbuloi autorin e krimit, detaje të reja nga vrasja e të moshuarve në Dropull

Ngjarja që tronditi Dropullin dy ditë më parë është zbardhur ndërsa është vënë në pranga edhe autori i vrasjes së çiftit të të moshuarve, Kosta dhe Kleoniqi Ilia. Detaje të reja janë zbardhur nga kjo vrasje, ku raportohet se kanë qenë ekzaminimet daktiloskopike dhe biologjike ato që kanë zbuluar veprimet e autorit.

Thoma Mastora ishte banor i të njëjtit fshat ku jetonin të moshuarit dhe njiheshin me njëri-tjetrin prej disa vitesh. Ai ishte personi i fundit që i kishte takuar para se t’i vriste, ndërsa një nga provat që çoi në identifikimin e tij si vrasësin e tyre ishte gota e rakisë që ishte në tavolinën e ndodhur në oborrin e shtëpisë, ku u gjend i pajetë edhe 84-vjeçari Kosta Ilia.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në orët e vona të drekës ose të pasdites së 30 prillit. Policia tha në deklaratën e tyre se shkaqet e vrasjes kanë qenë për motive të dobëta dhe konflikte çasti dhe të mëparshme mes autorit dhe viktimave.

Kleoniqi Alia, 88 vjeç, kishte disa kohë që ankohej te të afërmit e saj se 69-vjeçari i shqetësonte me praninë e tij. Sipas policisë të moshuarit u gjetën me shenja plage të shkaktuara nga mjet i fortë prerës në kokë dhe në trup. Burime policore pohojnë se arma e krimit është një sëpatë e vogël.

Drejtuesit e Komisariatit të Gjirokastrës thanë po ashtu në deklaratën e tyre se Thoma Mastora njihej si një njeri problematik në fshat. Ai ishte dënuar më herët për vjedhje. Për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve u shoqëruan, u dhe pyetën për rrethanat e hetimit 35 shtetas.

Continue Reading

Kronike

Hidhet poshtë versioni i parë/ Në trupin e 9-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Informacion sqarues shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punen për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Kronike

Kamerat kanë filmuar kafen e fundit, kunata rrëfen dhunën e bashkëshortit ndaj Alma Arrazit

Detaje të tjera tronditëse kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Shkodër.

Dyshohet që nëna Alma Arrazi është hedhur bashkë me tre fëmijët nga ura e lumit Buna.

Fillimisht, ajo ka pirë një kafe me kunatën e saj dhe më pas ka ndërmarrë aktin ekstrem.

Policia ka marrë në pyetje familjarë të Almës dhe bashkëshortit të saj, Ergys Arrazi, i arrestuar nën akuzën se ka ushtruar dhunë ndaj tyre dhe i ka çuar drejt vetëvrasjes.

Gjithshtu ka qenë kunata qe ka rrëfyer në polici edhe dhunën sistematike që ushtronte 31 vjeçari ndaj gruas.

“39 vjeçarja ka pirë kafe në shëtitoren në hyrje të Shkodrës dhe pasi secila ka qenë në rrugë të vet, ka shkuar dhe hedhur në ujërat e lumit Buna, nga ura e vjetër e Bunës.

Policia disponon edhe pamjet ku dy kunatat kanë pirë kafe me tre fëmijët.

Policia ka marrë në pyetje familjarë të të dyja palëve. Ka qenë kunata që ka treguar se Ergys Arrazi ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes.

Siç duket pas denoncimit në polici të 31 vjeçarit se bashkëshortja është larguar nga banesa me tre fëmijët, është gjetur trupi i vajzës së madhe 9 vjeçare, grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarët dhe kunata e 39 vjeçares ka raportuar se ka pasur dhunë sistematike.

Nuk ka rekorde për dhunë në familje të denoncuara nga 39 vjeçarja”

Continue Reading

Kronike

Piu kafe me kunatën më pas u hodh në lumin Bunë me tre fëmijët, detaji tronditës

Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen tragjike në Shkodër.

Alma Arrazi është hedhur nga ura e lumit Bunë bashkë me 3 fëmijët e mitur.

Disa orë para se të ndërmerrte aktin tragjik, mësohet se 39-vjeçarja dhe fëmijët kishin dalë me kunatën, pra nusen e vëllait të Ergys Arrazit.

Më pas janë ndarë në mënyrë të qetë pa nxitur dyshime për aktin fatal që do ndërmerrte.

Ajo me fëmijët janë hedhur nga ura e Bunës. Mësohet se e reja kishte mësuar se fundmi dhe për tradhti bashkëshortore nga i shoqi. Ai nuk ka patur me herët denoncime për dhune në familje.

Continue Reading

Kronike

Akuzohet se çoi drejt vetëvrasjes vajzën e tij, reagimi gjakftohtë i babait

Detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku një nënë bashkë me 3 fëmijët e saj rezultojnë të zhdukur prej 3 ditësh. Ndërkohë sot një prej fëmijëve të mitur është gjetur i pajetë në lumin Buna.

Për ngjarjen në fjalë është arrestuar babai i fëmijëve, Erdgys Arrizi. 31-vjeçari përfundoi pas hekurave me akuzën e shtyrjes drejt vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se kur i është komunikuar babait lajmi i kobshëm për gjetjen e trupit të pajetë të vajzës së tij, e cila kishte dhe shenja në trup, nuk ka reaguar fare

Mësohet se ai ka qenë gjakftohtë kur ia kanë komunikuar se ku ishte gjetur trupi i vogëlushes.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING