Connect with us

Bota

Erdogan shigjeton Europën dhe Francën: Duan të rikthejnë kryqëzatat

Në mesin e tensioneve me Francën për sa i përket karikaturave të profetit Muhamed, presidenti turk Erdogan shprehet se vendet perëndimore që sulmojnë islamin duan të rikthejnë kryqëzatat.

Gjatë një fjalimi para deputetëve të partisë së tij, presidenti Turk theksoi se qëndrimet dhe sulmet kundër profetit Muhamed ishte një çështje nderi.

“Ata duan të rinisin Kryqëzatat. Që nga Kryqëzatat, farat e së keqes dhe urrejtjes kanë filluar të bien në këto toka. Është një çështje nderi për ne që të reagojmë kundër sulmeve ndaj Profetit tonë që nderoi Mekën, Medinën, Afrikën, Azinë, Evropën, të gjithë botën  në çdo kohë. Këto janë shenja që perëndimi po drejtohet përsëri drejt një periudhe barbarie. Franca dhe Evropa në përgjithësi, nuk i meritojnë politikat e Macron dhe atyre me mendje të ngjashme që përhapin farë urrejtjeje”, tha presidenti turk Erdogan.

Turqia është shprehur se do të ndërmarrë aksione ligjore dhe diplomatike si reagim ndaj karikaturës që revista franceze Charlie Hebdo bëri ndaj presidentit Erdogan, e cila sipas zyrtarëve turq përhapte racizëm kulturor dhe urrejtje. Edhe zyrtarët francezë në kundërpërgjigje theksuan se nuk do të frikësohen nga Turqia.

Prej disa ditësh janë përshkallëzuar tensionet mes dy shteteve kur presidenti Macron mbrojti karikatura e profetit Muhamed të cilat mësuesi i vrarë Samuel Paty shpalosi para nxënësve të tij. Veprim i shefit të Elizese ka ngjallur reagim dhe protestat në shumë vende me shumicë muslimane.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *