Connect with us

Kronike

Falsifikim dokumentesh/ Merret vendimi për gjyqtarin Daci

Gjykata ka marrë sot vendimin në lidhje me kërkesën e ish-anëtarit të KPA, Luan Daci, i dënuar për “falsifikim dokumentesh”.

Kujtojmë se Daci kërkoi shfuqizimin e vendimeve të tre shkallëve të gjyqësorit.

Gjykata Kushtetuese dha sot vendimin për pranimin e pjesshëm të kërkesës së Dacit, shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në GJL.

Kronike

Sherr mes pesë personave në një lokal në Durrës, babë e bir plagosin 25-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Durrës, ku babë e bir kanë plagosur me armë zjarri një 25-vjeçar.

Policia bën me dije se 51-vjeçari është arrestuar, ndërsa vijon puna për kapjen e djalit të tij, 28-vjeç.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Durrës, pas një konflikti të çastit, në një lokal, u plagos me armë zjarri një 25-vjeçar, rast për të cilin Policia arrestoi menjëherë një 51-vjeçar dhe po punon për kapjen e djalit të tij.

Rreth orës 03:20, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në një lokal në lagjen nr. 13, ndërmjet shtetasve R. C., 25 vjeç, K. C., 40 vjeç dhe M. C., 28 vjeç, vëllezër, të tre banues në fshatin Fllakë, dhe shtetasve A. K., 51 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, babë e bir, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi R. C., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e dyshuar të plagosjes, shtetasi A. K., si dhe po punohet për kapjen e djalit të tij, shtetasit E. K.. Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë penale të shtetasve të përfshirë në konflikt, si dhe për të provuar ligjërisht rrethanat e tjera të këtij rasti.

Continue Reading

Kronike

Kukës/ Aksidentoi për vdekje një këmbësor në Milot-Morinë, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

KUKËS – Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi mbrëmjen e djeshëm aksidentoi për vdekje një këmbësor rreth të 60-ave.

Siç bëhet me dije nga njoftimi i policisë, A.M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30, në fshatin Gjegjan, ka përplasur për vdekje një shtetas ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç.

‘Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore në autostradën “Milot-Morinë” arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, pasi rreth orës 21:30, të datës 14.05.2024, në fshatin Gjegjan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e këtij shtetasi.’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Kronike

Terrorizohet Durrësi/ 40-vjeçari mban peng dy fëmijët e mitur dhe qëllon ndaj RENEA-s, arrestohet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një shtetas 40-vjeçar, ka mbajtur peng dy fëmijët e tij të mitur për disa orë dhe ka qëlluar ndaj efektivëve të forcave RENEA me armë. Por, pas disa orësh negociata, ai është prangosur.

Sipas një njoftimi zyrtar policor, rreth orës 02:20, Policia e Durrësit është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri, në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Lezhë dhe se dyshohej se brenda saj ky shtetas mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç.

Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të Policisë.

Në vendngjarje shkoi Reparti Special “RENEA”, i cili i bëri thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, por ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.

Pas disa orësh negociata, nga Njësia e Negocimit e Repartit “RENEA”, dhe me ndërhyrjen e specializuar të njësive të RENEA-s, në bashkëveprim me strukturat e DVP Durrës, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e shtetasit A. M., të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës.

Gjithashtu, Policia nxori të 2 fëmijët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë.

40-vjeçari është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për motivet që shtynë 40-vjeçarin në këtë ngjarje, do të japim informacion në vijim.

Zbulohet dëshmia e Aleks Markut: Qëllova se prisja të më sulmonin

Detaje të reja janë zbuluar nga pengamarrja në Durrës, ku 40-vjeçari Aleks Marku mori peng dy fëmijët e tij dhe ka qëlluar me armë zjarri.

Pasi policia e Durrësit njoftoi forcat speciale RENEA, të cilat bënë të mundur neutralizimin e tij, 40-vjeçari ka folur për policinë. Gjatë kohës që është kryer neutralizimi, dy fëmijët e autorit, i kanë bërë thirrje të dorëzohet.

U mësua se Marku, ka deklaruar se ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka qëlluar me armë, pasi priste se do ta sulmonin disa persona, por pa treguar se kush ishin këta të fundit.

Ndërkohë dy fëmijët, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po marrin ndihmë nga psikologu

Continue Reading

Kronike

Vra*sja e policit në Fier, e shkuara kriminale e familjes Mërnica, babai dhe 2 vëllezër në burg për…

FIER– Azgan Mërnica, autori vrasjes së policit në Fier prej më shumë se 24 orësh është në arrati. 23-vjeçari ka lëvizur në këmbë nga fshati i tij, Sulaj në Havaleas dhe Apoloni. Forca të shumta të policisë së Fierit, FNSH-së dhe RENEA janë angazhuar në kërkime. Gjatë pasdites u përqendruan në afërsi të parkut të Apollonisë, ku dyshohet se autori qëndron i fshehur në ndonjë bunker. Po kështu po ushtrohen kontrolle në automjete përgjatë aksit Fier-Seman ndërsa autori dyshohet se është larguar në drejtim të Gjirokastrës e Tepelenës. Ka negociata me familjarët për t’u vetëdorëzuar, babai deri tani ka qenë bashkëpunues me policinë, por nuk ka rezultate akoma.

23-vjeçari ekzekutoi mesditën e 13 majit, me plumb në kokë, efektivin e Shqiponjave Novruz Canaliaj, i cili përcillet nesër në banesën e fundit. Shkak për vrasjen dyshohet se është bërë nje konflikt i momentit për kalimin e një rruge të ngushtë në fshatin Baltëz, ku jetonte viktima, ndërsa autori jetonte në fshatin fqinj.

Mësohet se Azgan Mernica, shoqërohej nga nëna e tij në makinë, kur ndodhi krimi. Ajete Mërnica në dëshminë e dhënë për hetuesit është shprehur se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. I biri zbriti nga makina dhe nisi të konfliktohej me policin.

“Kam dëgjuar një të shtënë arme”, ka deklaruar nëna e autorit, “më pas djali më ka dërguar me makinë te shtëpia e vëllait tim dhe është larguar”.

Mërnica, i cili ka dhe vëllanë në burg per tentative vrasje ka qenë i angazhuar në Strukturën e Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës në 2021. Kjo faktohet lehtësisht përmes një fotoje të postuar nga deputeti i Berishes, Luan Baci në prill të vitit 2021.

Si u vra efektivi i ‘Shqiponjave?

28-vjeçari Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Ai ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, 23 vjeç, për radhën e kalimit me makinë. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një tek plumb në kokë la të vdekur në vend punonjësin e Policisë së Shtetit. Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes.

Vijojnë kërkimet për arrestimin e autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia mesditën e djeshme në fshatin Baltëz të Fierit. Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se kontrollet janë shtrirë në një territor më të gjerë.

Përpos policisë së Vlorës autori dyshohet se është larguar në drejtim të Gjirokastrës e Tepelenës.Burime të policisë së Fierit bëjnë me dije se një person të ngjashëm fizikisht me autorin është parë në Gjirokastër.

Policia po verifikon informacion e marrë dhe për këtë ka lajmëruar policinë e Gjirokastrës. Policia ngre dyshimet se personi mund edhe të tentojë të kalojë kufirin. Ndërkohë kontrollet vijojnë në fshatin Pojan. Kontrolle po bëhen në stane, në tunele, në Tepelenë.

RENEA dhe Policia e Fierit po vijojnë me kërkimet për kapjen e autorit të vrasjes së policit në Fier. Dyshimet janë se ai është fshehur në Apoloni dhe se nuk ka dalë nga Fieri. Kështu kontrollet janë përqendruar në këtë zonë, ndërsa po ushtrohen kontrolle edhe nëpër banesa.

Armën e krimit në momentin e largimit nga vendi i ngjarjes 23-vjeçari Azgan Mërnica e ka marrë me vete dhe dyshohet se është i armatosur.

Report Tv mëson edhe detaje nga e shkuara kriminale e familjes së autorit. Babai i tij, Petrit Mërnica ka bërë 20 vite burg për vrasjen e kunatit.

Ndërkohë, një prej vëllezërve është në burg për tentativë vrasje. Vëllai Kiri Mërnica bashkë me 3 të tjerë më 17 prill 2021 u përfshi në një konflikt ku mbeti i plagosur Pashk Palnikaj.

Po ashtu, Kiri Mërnica akuzohet si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në 2019-ën, ku u vra me armë zjarri Florian Selimi, me origjinë nga Tropoja dhe banues në fshatin Sulaj. I riu, Novruz Cenalia sipas burimeve nga mediat, kishte vetëm një muaj që ishte martuar, ndërsa sot ndërroi jetë.

Ndërkohë edhe vëllai tjetër i 23-vjeçarit është i në burg në Gjermani.

Në makinë me Azgan Mërnica gjatë konfliktit me policin 28-vjeçar ishte edhe nëna e autorit. Ajo ka dhënë deklarime në polici dhe para grupit hetimor ka rrëfyer sherrin që djali i saj kishte me Novruz Cenalinë. Nëna e autorit, Ajete Mërnica, i tha policisë se dy të rinjtë u konfliktuan për kalimin në rrugën e ngushtë të fshatit.

Më pas, sipas saj, ata dolën nga makinat dhe debatuan me fjalë. Në këto momente gruaja deklaroi se u tha te rinjve “mos, mos” disa herë por djali i saj me pas  e qëlloi me pistoletë policin 28-vjeçar.

Grupi hetimor ka përjashtuar dy prej pistave që u ngritën në fillim që vrasja mund të jetë si hakmarrje për ngjarjen e ndodhur në vitin 2005 në Has por edhe pistën tjetër që mund të jetë hakmarrje për arrestimin e vëllait të autorit nga babai u viktimës lidhur me vrasjen e Florian Selimit në vitin 2019.

 

Continue Reading

Kronike

Aksident në Rrugën e Kombit, plagosen 3 anëtarët e familjes

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit.

Një automjet tip “Fuoristradë” është batuar teksa ka qënë duke lëvizur në këtë aks.

Burime paraprake bëjnë me dije se në makinë ishte duke udhëtuar një familje, babai nëna dhe vajza e tyre. Këta të fundit kanë pësuar dëmtime të lehta dhe janë nisur drejt spitalit të Rrëshenit për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor i cili pritet të zbardhë shkaqet e aksidentit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING