Connect with us

Kosova

Fisheku në pajë/ Robert Bosch: Mos bëni gati orkestrën

Ish-ambasadori i Holandës Robert Bosch, nuk pret asnjë marrëveshje nga takimi i ardhshëm mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçic, që do të mbahet më 2 maj në Bruksel.

Ai ka thënë se Serbia do të injorojë dëshirën e Kosovës për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe sipas vendimit te Gjykatës Kushtetuese.

“Takimi i ardhshëm nuk do të rezultojë në asnjë marrëveshje. Së pari, sepse ekipi menaxhues nuk është koordinuar me Prishtinën dhe ndoshta do të injorojë dëshirat e Kosovës si shtet i pavarur dhe me gjykatën e vet kushtetuese . Pra, asnjë marrëveshje”, ka deklaruar ish-ambasadori.

Diplomati ka paralajmëruar se serbët do të tentojnë t’i ikin zbatimit të marrëveshjeve me Kosovës, duke shfrytëzuar kartën e Asociacionit.

“Ndërkombëtarët duhet të jenë të fortë, por jo gjithçka premton për mirë” – eshte shprehur Robert Bosch.

Advertisement