Kulture
Francë/ Ilirët e fundit në Kelmend, cikël ekspozitash kushtuar foto lajmit
Ekspozita “Escale” organizohet prej vitesh në Francë dhe ka si qëllim të dëshmojë realitete të ndryshme në vende të botës, nëpërmjet punës së fotoreporterëve.
Në ekspozitën e këtij viti, e cila mbyllet më 20 nëntor, është edhe fotografia nga Shqipëria, foto e realizuar në Kelmend nga fotoreporteri francez Denis Meyer.
Ilirët e fundit
“Në Kelmend, një rajon malor në veri të Shqipërisë, jetojnë pasardhësit e fundit të popullit ilir. Mënyra e tyre e të menduarit, jetuarit dhe e të vepruarit evoluon në harmoni me natyrën ndërsa janë pjesë e një mendimi dhe mençurie tradicionale të integruar në modernizëm. Bilanci midis njerëzve dhe natyrës formon rendin shoqëror dhe kulturor. Ky rajon fsheh një nga ekosistemet më të pasura të kontinentit Evropian.
Kjo trashëgimi eko-kulturore rrezikohet nga një garë e vërtetë për për ujëra blu. Mijëra kilometra lumenj, miliona njerëz dhe qindra specie kërcënohen.”
Nga lufta për ruajtjen e ekosistemeve përballë një bote të re të tepërt të konsumit dhe industrializimit me tradita të dobëta kulturore dhe familjare, te forcat thelbësore njerëzore e protestës, ekspozita “Escale – Images du Réel” dëshmon imazhe të realiteteve të botës.
Një vend ku mund të mblidhet brezi e ri i fotoreporterëve dhe lirisë së shprehjes, “Escale” ka si qëllim të mbështesë ata që raportojnë informacione.
“Escale” synon të realizojë një takim mujor për të zbuluar, takuar, shkëmbyer, diskutuar dhe marrë kohë për të kuptuar më mirë lajmet ndërkombëtare, për tí deshifruar ato, për të njohur profesionin e fotoreporterit.
Ekspozita e hapur në qendrën “Paris Anim’ La grange aux Belles” në Paris do të qendrojë e hapur deri më 20 nëntor.
“Diaspora Shqiptare”