Connect with us

Politike

‘Gënjen veten’/ Ndoka: Basha, kufomë politike

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, njëherësh aleat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” i cilëson si qesharake lëvizjet e fundit të Lulzim Bashës që më rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike.

I ftuar në “Ora News” Ndoka u shpreh se është qesharake të thuash që po merr një parti duke përjashtuar me mijëra demokratë nga radhët e saj. Ai shtoi më tej se Basha po gënjen veten, pasi sipas tij, të gjithë e dinë që PD-ja është Berisha.

“Lulzim Basha po bëhet qesharak me lëvizjet që po bën në Partinë Demokratike. Sepse të bësh një ristrukturim duke hequr me mijëra demokratë nga lista e Partisë Demokratike kjo e kthen atë në qesharak. Ai vetëm po gënjen vetveten, pasi Sali Berisha është sot PD-ja, shumica e demokratëve e kanë mbështetur. Për momentin një lider i përgjegjshëm ose do të ngrinte një fraksion brenda partisë, ose do të krijonte një lëvizje të re përtej Partisë Demokratike.

Po çfarë bëri ky? Ky e zgjati veten akoma edhe më shumë në batak. Shfrytëzoi egon e Edi Ramës për ta mbajtur opozitën në këtë gjendje dhe ky e mbajti vulën e partisë nëpërmjet vendimeve të dirigjuara nga Edi Rama. Kjo besoj se është kostoja më e madhe që i shkakton sot opozitës.

Ai e refuzoi të drejtën e komisionerëve dhe pjesëmarrjes në Kukës, pavarësisht se ne si opozitë i kemi kapacitetet për ti monitoruar dhe menaxhuar zgjedhjet, por akoma ai e ka këtë monopol dhe kjo është dëmi që i bën opozitës.

Nuk është sot Lulzim Basha problem votash, sepse ai është sot një kufomë politike, i cili nuk i sjell asgjë qytetarëve, madje edhe me këto rikompozimet, ku nuk pamë asnjë figurë të re, apo hapje të Partisë Demokratike. Ai po përfaqësohet me personazhe të skalionit të tretë apo të katërt të PD-së dhe me emra anonimë.

Por kjo padiskutim që krijon një problem në opozitë. Duhet ta kemi të qartë që administrimi i zgjedhjeve akoma kontrollohet nga ai. Në mënyrë publike e thanë që komisionerët e PD-së në zgjedhjet lokale i ka caktuar Partia Socialiste dhe kjo është drama e dëmi më i madh që i bëhet opozitës dhe ky është dëmi që shkakton Lulzim Basha. Jo pjesa elektorale, sepse ai u tërhoq në Kukës  

Pavarësisht vendimeve të mëparshme, me afrimin e tij Gazment Bardhi i dha të drejtë z. Berisha. Nesër me një përballje në gjykatë për vulën, Gazment Bardhi fiton ndaj Lulzim Bashës, e çfarë i mbetet më pas Bashës”, u shpreh Ndoka.

Politike

Vizitorët nga Britania hapin sezonin e kroçierave në Durrës, Rama ndan pamjet: Shqipëria po vizitohet në të gjitha format

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme në rrjetet sociale disa pamje ku shfaqen turistë nga Britania që kanë zbarkuar në Shqipëri me kroçierë.

Sipas kreut të qeverisë ky është një ogur i mirë dhe tregon se vendi po vizitohet në të gjitha format.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Këtë të diel mirëpritëm vizitorët e parë të cilët zyrtarizojnë edhe nisjen e këtij sezoni turistik me kroçiera, ku 50 turistë britanikë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm me kroçierën “Monet” për të vizituar Durrësin dhe sitet turistike të Tiranës, Krujës e zonave përreth, si ogur i mirë për këtë vit turistik ku Shqipëria po vizitohet nga të gjitha anët e në të gjitha format

Rreth 20 mijë turistë britanikë kemi mirëpritur në tre muajt e parë të këtij viti, duke u bërë një prej tregjeve me rritjen më të shpejtë të flukseve turistike për Shqipërinë”, u shpreh  Rama.

Continue Reading

Politike

5 Maji, Rama homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”, ja kush e shoqëron

Sot më 5 Maj përkujtohen të rënët e Shqipërisë. Kryeministri i vendit, Edi Rama bashkë me figura të tjera të politikës në vend kanë qenë të pranishëm në kryerjen e homazheve te “Varrezat e Dëshmorëve”, mes tyre kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Po ashtu në ceremoni merrte pjesë dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Te monumenti “Nënë Shqipëri” u vendosën buqeta me lule.

Kujtojmë se kjo ditë përkujtimore zanafillën e ka te vrasja e Qemal Stafës në 5 Maj të 1942, e në nderim të kontributit të tij të madh në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare u caktua Dita e Dëshmorëve. Në këtë datë kujtohen dhe nderohen të gjithë trimat që luftuan për Shqipërinë e lirë.

Continue Reading

Politike

Meta homazhe të Varrezat e Dëshmorëve: PL duhet t’i dalë për zot vendit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbajti sot homazhe te Varrezat e Dëshmoreve, ku në shenjë nderimi për të rëndët në luftë, vendosi kurora me lule.

Ai pas homazheve u ndal në një prononcim për mediat, ndërsa nënvizoi faktin se sa me rëndësi është atdheu.

“Për lirinë duhet të sakrifikosh, madje duhet të punosh që ta ruash atë. Ishte kënaqësi që të vendosja kurorë me lule bashkë me Silva Cakën. Apo dhe Petrit Vasilin. Jemi këtu sepse besojmë te shenjtëria e gjakut të dëshmorëve. Besoj shumë te atdheu, dhe ai na duhet të jetojmë të lirë. Themeluesit e kësaj force politike 20 vite më parë, krijuan një forcë të re politike. Kjo forcë politike duhet t’i dalë zot vendit dhe mbi të gjitha atdheut. Ndaj kemi në fokus 5 prioritete kryesore për 4 milionë shqiptarë.”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

Presidenti Begaj i uron Pashkët besimtarëve ortodoksë:

 Bashkë me urimin për Pashkë të bekuara e të gëzuara kreu i shtetit përcolli mesazhin e bashkimit dhe mbështetjes së njëri-tjetrit në nevojë, duke shpërndarë besim dhe optimizëm në shoqërinë shqiptare.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës për Pashkët:

“Gëzuar Pashkën, ditën e besimit dhe të shpresës për të gjithë besimtarët ortofoksë shqiptarë!

Kjo festë e shenjtë përbashkon sot kudo te gjithe besimtaret ortodoksë.
Pashkët na ftojnë të kemi besim e të jemi shpresëplotë për jetën.
Të mbështesim vëllazërinë, miqësinë e shoqërinë në të mirë e në të keq.
Pashkët simbolizojnë dritën e jetës, ngadhnjimin e jetës mbi vdekjen.
Qirinjtë që besimtarët ortodoksë marrin nga flaka e kandilit në kishë dhe e çojnë në shtëpitë e tyre sonte kanë marre me vete shpresën, besimin dhe optimizmin për një jetesë të paqtë, të gëzuar e plot shëndet.
Ringjallja e këtyre tre elementeve është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë.
Pashkë të bekuara e të gëzuara për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë kudo po i festojnë!

Continue Reading

Politike

Sot Pashkët ortodokse, ja urimi i kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim për besimtarët ortodoksë, të cilët festojnë Pashkët. Përmes një mesazhi, kreu i qeverisë ka publikuar një foto nga ceremonia e festimit të Pashkëve.

“MIRËMËNGJES
Gëzuar Pashkët Ortodokse ”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Pashkët festohen në mbarë botën nga besimtarët ortodoksë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING